Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2020

Новости за 01.05.2020

SHBA-ja miraton ilaçin për trajtimin e koronavirusit

Evropaelire.org 

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka miratuar një ilaç që mund të përdoret për trajtimin e koronavirusit të ri, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump. Trump ka thënë se udhëheqësi i kompanisë Gilead, që ka zhvilluar ilaçin, e ka përshkruar këtë hap si shumë të rëndësishëm, si dhe ka thënë se do të dhurojë një milion shishe të ilaçit, remdesivir. Nën-presidenti amerikan, Vice Pence ka thënë se shpërndarja e këtij ilaçi në spitale do të fillojë të hënën. Ky ilaç që fillimisht është krijuar për trajtim të sëmundjes Ebola... Читать дальше...

PDK-ja kërkon nisjen e hetimeve kundër ministrit në detyrë Vitia

Evropaelire.org 

Partia Demokratike e Kosovës ka mirëpritur të premten aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me vendimet e marra nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë me qëllim të luftimit të koronavirusit në Kosovë. Në një konferencë për shtyp, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Besa Ismaili ka thënë se “shkelja e Kushtetutës nga kjo qeveri po ndodh për të dytën herë dhe duhet të merren masa”. “Aktgjykimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese vërteton për herë të dytë radhazi se qeveria... Читать дальше...

Kosovë: 27 të shëruar, 7 të prekur nga Covid-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të premten për shtatë raste të reja me koronavirusin e ri. “Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës”, është thënë në njoftim. Përveç kësaj, ky Institut ka njoftuar edhe se 27 pacientë janë shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus. Marrë parasysh të dhënat e fundit deri më tani në Kosovë, 813 persona janë infektuar, 298 janë shëruar... Читать дальше...



Dhjetë shtete amerikane rihapen pjesërisht

Evropaelire.org 

Dhjetë shtete amerikane kanë njoftuar të premten se kanë filluar të lehtësojnë masat e izolimit, që janë vënë me qëllim të luftimit të sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi. Teksasi është njëri prej tyre, i cili do të lejojë hapjen e restoranteve, kinemave dhe bizneseve tjera, nëse funksionojnë me vetëm 25 për qind të kapacitetit që kanë. Alambama, Maine dhe Tenesi po ashtu kanë lejuar që të skadojnë rregullat e qëndrimit në shtëpi. Mirëpo në Nju Jorku, Guvernatori, Andrew Cuomo, ka... Читать дальше...

Mbretëria e Bashkuar kreu mbi 100,000 teste për Covid-19 brenda një dite

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar ka kryer më shumë se 122,000 teste për koronavirus më 30 prill, duke tejkaluar synimet e qeverisë, ka thënë Ministri britanik për Shëndetësi, Matt Hancock. Ai ka thënë se objektivi prej 100,000 testeve brenda ditës ka qenë “synim ambicioz”, mirëpo testimi ka qenë i domosdoshëm “për ta kthyer Britaninë sërish në këmbë”. Të dhënat përfshijnë edhe kryerjen e testeve që janë dërguar nëpër shtëpi, por të cilat mund të mos jenë kryer ende. Deri më tani në territorin britanik... Читать дальше...

LDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta respektojë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, i cili i mundësonte kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit, të formonte qeverinë e re. Megjithatë, kjo parti ka thënë se është e vendosur në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë qeverinë e re. “LDK-ja, me anë të marrëveshjeve politike... Читать дальше...

Rrëfime nga izolimi: Pandemia afroi familjet

Evropaelire.org 

Mentor Korça, 42-vjeçar nga Prishtina, është izoluar në shtëpinë e tij afërisht që dy muaj. Ai dhe miliarda njerëz të tjerë në botë po qëndrojnë në shtëpi për t’u mos infektuar nga sëmundja COVID-19, që ka përfshirë gjithë globin. “Pothuajse që 50 ditë po qëndroj në shtëpi me familje dhe pavarësisht të këqijave që i ka pasur izolimi, i ka edhe të mirat e veta, pasi që kam arritur ta njoh veten në raport me fëmijët, por edhe fëmijët në raport me mua”, thotë Korça. Ai i ka tre fëmijë, vajzën 18-vjeçare... Читать дальше...

Qeveria në detyrë: Ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës

Evropaelire.org 

Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se vlerëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, i cili i mundësonte kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit, të formonte qeverinë e re. Sipas Qeverisë në detyrëm ky vendim është në të mirë të interesit publik dhe i shërben administrimit të drejtësisë. “Megjithatë është e nevojshme të kujtojmë që... Читать дальше...



Vetëvendosje: Masa e Gjykatës e shtyn protestën

Evropaelire.org 

Sekretarja organizative e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi ka njoftuar përmes llogarisë së saj në Facebook se është shtyrë protesta e qytetarëve dhe aktivistëve të kësaj Lëvizjeje për të kundërshtuar mbajtjen eventuale të seancës së jashtëzakonshme për formim të Qeverisë së re të Kosovës më 2 maj. Kjo pasi, Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, i cili i mundësonte... Читать дальше...

Thaçi "do ta respektojë vendimin" e Gjykatës Kushtetuese

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do ta respektojë vendimin e së premtes të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pezulluar deri më 29 maj, dekretin e tij që i mundësonte kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit, të formonte Qeverinë e re të Kosovës. “Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në rrjetin social... Читать дальше...

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Thaçit për qeverinë

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit. “Gjykatën Kushtetuese me shumicë votash, vendosi: Të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi si dhe të pezullojë menjëherë zbatimin e dekretit të presidentit të Republikës së Kosovës , nr. Читать дальше...

OKB: Miliona fëmijë mund të mos vaksinohen si pasojë e koronavirusit

Evropaelire.org 

Miliona fëmijë rrezikojnë të përballen me mungesë të vaksinave të domosdoshme për jetesë, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara, pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë me koronavirus. Ky shpërthim ka pasur ndikim shumë të madh të industrinë ajrore, duke zvogëluar numrin e fluturimeve komerciale. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka thënë se dhjetëra shtete mund të mos kenë qasje në vaksinat e domosdoshme për jetesë. Kjo agjenci u ka kërkuar qeverive dhe sektorit privat që të rrisin hapësirën për këto vaksina. Читать дальше...

India vazhdon masën e izolimit kombëtar

Evropaelire.org 

Izolimi kombëtar për shkak të koronavirusit është zgjatur edhe për 2 javë të tjera në Indi. Udhëzimet e reja, të prezantuara të premten, kanë përditësuar sistemin e ndarjes së zonave të kuqe, portokalli dhe të gjelbërta. Zonat e kuqe konsiderohen vatra të përhapjes së virusit, ndërkohë që lehtësime janë bërë në zonat tjera që konsiderohen më pak të rrezikshme. India ka zbatuar masat e izolimit nga 24 marsi, ndërkohë që në këtë shtet janë regjistruar mbi 35,000 raste të prekura me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi. Читать дальше...

Charles Smith III zgjidhet nënkryetar i Gjykatës Speciale

Evropaelire.org 

Gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë zgjedhur gjykatësin Çarls Smith III nënkryetar të ri. Në një komunikatë për media është thënë se kryetarja e këtyre Dhomave, Ekaterina Trendafilova ka uruar gjykatësin Smith për pozitën në të cilën është emëruar. Më 28 prill në këtë Gjykatë është paraqitur edhe një aktakuzë e re. Në njoftimin e këtij institucioni, me seli në Hagë, është thënë se kryetarja e trupit gjykues ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake “për të shqyrtuar një aktakuzë të re... Читать дальше...

Parlamenti Evropian po përkujdeset për 100 gra të pastreha

Evropaelire.org 

Ndërtesa e Parlamentit Evropian në Bruksel është duke strehuar 100 gra - shumica prej tyre viktima të dhunës familjare – të cilat janë prekur rëndë nga izolimi për shkak të koronavirusit në Belgjikë. Ndërtesa Helmut Kohl, në qendër të qytetit, ka hapur dyert për këto gra të mërkurën. Zyrat janë kthyer në dhoma gjumi, secila për një apo dy gra. Ato po ashtu janë ushqyer dhe kanë marrë trajtim shëndetësor. Organizata për bamirësi, Samusocial, ka thënë se kriza ka rritur rastet e abuzimit në familje. Читать дальше...

Ambasadori britanik bën thirrje për respektim të Kushtetutës

Evropaelire.org 

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se marrë parasysh zhvillimet e fundit politike, respektimi i Kushtetutës, nga të gjitha palët politike, është më i rëndësishëm se kurrë. “Kjo përfshin rolin e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të jetë të gjendje të veprojë e pavarur, pa frikë dhe favore, lidhur me ligjshmërinë e veprimeve politike të të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës. Vendimet e saj duhet të respektohen nga të gjithë”, ka thënë Abbott përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. Читать дальше...

Shkon në 81 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të premten për katër viktima të reja nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Në Klinikën Infektive në Shkup kan ndërruar jetë dy pacientë nga Prilepi, një grua e moshës 55-vjeçare dhe një burrë 84-vjeçar. Në Prilep, në shtëpinë e saj ka ndërruar jetë edhe një e moshuar e moshës 69-vjeçare, e cila ka qenë e infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Viktima e katërt është nga qyteti i Koçanit. Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë shtet ka arritur në 81. Читать дальше...

Mustafa: Do ta respektojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia që ai drejton nuk do ta shkelë asnjë procedurë dhe do të respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. “Në qoftë se merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese ne nuk do të lëvizim në Kuvend fare, por do ta presim që ajo ta marrë vendimin përfundimtar, ne nuk do ta shkelim asnjë rast as një procedurë të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë, Mustafa së bashku me kandidatin për kryeministër... Читать дальше...

Biden mohon pretendimet për sulm seksual ndaj ish-pjesëtares së stafit

Evropaelire.org 

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka mohuar pretendimet për sulm seksual kundër ish-asistentes së stafit të tij, Tara Reade, gati 30 vjet më parë. Në një deklaratë të lëshuar para një interviste në televizion të premten, ai ka thënë se pretendimet: nuk janë të vërteta, kjo nuk ka ndodhur kurrë. Ai ka bërë thirrje që të ketë kërkime në arkivat e Senatit për çfarëdo ankese që mund të ketë bërë Reade në atë kohë. Reade në anën tjetër ka bërë ankesën penale në polici muajin e kaluar. Читать дальше...


Музыкальные новости
Игорь Бутман

Игорь Бутман раскрыл, куда исчезла певица Ирина Отиева





Rss.plus
Мультфильм

Мультфильм «Пушистый вояж» выйдет в прокат при поддержке Детского радио




Певица Бритни Спирс заработала более 40 млн долларов на своих мемуарах

Инсайд из Кремля. Генералы Герасимов и Теплинский помирились. Генерал Лапин искупил. Генералы Кузовлев и Анашкин есть в природе

Попасть в лицензию: российские стрелки попытаются отобраться на Игры-2024

Подледное задание: российские полярники пробурят новые скважины в Антарктиде




I papunë në kohë pandemie

Evropaelire.org 

Mehdi Mala 41 vjeç ka mbetur pa punë për shkak të masave emergjente, që kanë detyruar shumë biznese të mbyllen. Paga që ai ka marrë në një kompani private, ka qenë burimi kryesor i të ardhurave për familjen e tij katër anëtarëshe. "Kam qenë i angazhuar në një kompani e cila kryen shërbime hoteliere, kryesisht në ndërtesat qeveritare dhe na është dashur të ndërprejmë punën më datën 13 mars, sipas vendimit të qeverisë”, thotë ai Mbyllja e aktiviteteve hoteliere ka qenë një nga masat e para për... Читать дальше...

Rritje e lehtë e numrit të vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë

Evropaelire.org 

Në 24 orët e fundit, Spanja regjistroi 281 vdekje nga koronavirusi ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 24.824. Të enjten numri i vdekjeve ishte 268. Spanja, e cila ka regjistruar gjithsej 215 216 pacientë të infektuar me koronavirus, është në vendin e katërt në botë për nga numri i vekjeve, pas Shteteve të Bashkuara, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në fillim të prillit, ky vend ka shënuar kulmin e pandemisë me 950 vdekje brenda një dite. Numri i të shëruarve ka arritur... Читать дальше...

OBSH-ja shpreson të jetë pjesë e hetimeve për origjinën e koronavirusit

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpreson se Kina do t'i ftojë zyrtarët e saj të marrin pjesë në hetimet mbi origjinën koronavirusit të ri. "OBSH-ja do të dëshironte të punonte me partnerët ndërkombëtarë për të marrë pjesë në hetime rreth origjinës së virusit", i tha AFP-së zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasareviq. Ai tha se OBSH-ja është në dijeni të një numri hetimesh në Kinë "për të kuptuar më mirë burimin e shpërthimit të pandemisë", por shtoi se organizata nuk është e përfshirë aktualisht në këto studime. Читать дальше...

Shqipëria me numër të ulët të rasteve të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 245 testime nga të cilët vetëm 9 kanë dalë pozitiv në COVID-19.  Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se janë konfirmuar pesë raste në Tiranë dhe katër në Krujë.  Që nga fillimi i epidemisë në Shqipëri janë konfirmuar si të infektuar 782 qytetarë. Prej tyre 488 janë shëruar.  "Situata epidimiologjike paraqitet e qëndrueshme. Kjo tregon se masat e marra, kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet" tha Daja.  Nga data 4 maj... Читать дальше...

Ku e ka zanafillën karantina?

Evropaelire.org 

Përhapja globale e një koronavirusi me origjinë nga Kina, ka bërë që shumë udhëheqës botërorë të zbatojnë një traditë të lashtë për të kontrolluar sëmundjen: karantinën. Por, sa e efektshme është ajo dhe ku e ka zanafillën?

Qeverisë i kërkohet që të gjithë punëtorët të përfshihen në Pakon Emergjente

Evropaelire.org 

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë ka kërkuar nga qeveria në detyrë, që t’i përfshijë të gjithë punëtorët në Pakon Emergjente. Në një konferencë me rastin e 1 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve - kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar t’u sigurojë punëtorëve pagën mesatare prej 250 euro. “Që nga paslufta asnjë udhëheq i shtetit nuk  folur për raportet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Pozita e punëtorit në sektorin privat është e rëndë", ka thënë ai. Читать дальше...



Москва

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин сообщил о планах благоустройства на северо-востоке Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Концерт-телепремьера «Шаляпин и Рахманинов в Кисловодске» состоится на выставке-форуме «Россия»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В ЦСКА рассказали о тяжести травмы голкипера Владислава Торопа

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

Семьи из Подмосковья поборются за выход в финал конкурса «Это у нас семейное»


Стефанос Циципас

«Спартак» подарит Циципасу клубную футболку



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Подледное задание: российские полярники пробурят новые скважины в Антарктиде



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России