Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2020

Новости за 28.05.2020

Kushtetuesja pajtohet me dekretin e Thaçit

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se dekreti i presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj në qeverie në kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit. "Gjykata vendosi që dekreti i kontestuar i presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi... Читать дальше...

Një i vdekur nga COVID-19 në Serbi

Evropaelire.org 

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi një person ka vdekur si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 241, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë. Gjatë 24 orëve janë testuar 4534 persona dhe prej tyre 25 kanë rezultuar pozitiv në koronavirus. Që nga fillimi i epidemisë në Serbi janë konfirmuar 11,300 raste si të infektuar me koronavirusin e ri. Aktualisht, 558 pacientë janë të shtruar në spital, nëntë prej të cilëve janë të vendosur në oksigjenoterapi.

Franca do të rihapë kafenetë, restorantet dhe plazhet

Evropaelire.org 

Kryeministri francez, Edouard Philippe, njoftoi se vendi tij po kalon në fazën e dytë të lehtësimit gradual të masave, dhe se zona e Parisit nuk konsiderohet më një "zonë e kuqe" për përhapjen e koronavirusit. Philippe shtoi gjithashtu se rreziku ekziston ende për 67 milionë qytetarë francezë dhe pasi të lehtësohen masat, qeveria do t'i kushtojë vëmendje të veçantë të dhënave të autoriteteve shëndetësore. "Shumica e ngjarjeve sportive do të mbeten të pezulluara deri më 21 qershor, kinematë duhet... Читать дальше...



Në Kosovë regjistrohen edhe 19 të shëruar nga COVID-19

Evropaelire.org 

Të enjten në Kosovë janë shëruar edhe 19 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.  Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike, sipas të cilit janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirusin e ri.  "Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan", thuhet në njoftimin e Institutit.  Deri më tani në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1.052 të infektuar... Читать дальше...

Apostolova dhe Wigemark kërkojnë që gjyqësori të shqyrtojë rastet penale

Evropaelire.org 

Shefi i Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) Lars-Gunnar Wigemark ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të ndërhyjë urgjent për të parandaluar rifillimin e procedurës gjyqësore për dhjetëra dosje të profilit të lartë, shqyrtimi i të cilave ka ngecur për shkak të mugesës së seancave dëgjimore gjatë pandemisë.  Ai këto komente i bëri përmes një postimi në rrjetin social Twitter, pas një takimi që ka pasur, së bashku me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova... Читать дальше...

Vetëvendosje bën “prova” për protesta

Evropaelire.org 

Mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje u mblodhën në sheshet e Prishtinës për të bërë “prova”se si të protestohet në kohë të pandemisë. Ata kanë paralajmëruar protesta, nëse Gjykata Kushtetuese nuk përkrah idenë e tyre për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Ekonomia amerikane u tkurr për 5% në tre muajt e parë të vitit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për rënien ekonomike tremujore më të lartë, në më shumë se një dekadë. Sipas shifrave zyrtare, bruto prodhimi i brendshëm - shuma e vlerës së mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në ekonomi - ra për 5% në periudhën midis janarit dhe marsit të këtij viti. Kjo paraqet rënien më të thellë që nga viti 2018, kur ishte raportuar rënie 8.4% në tre muajt e fundit të vitit. Shifra gjithashtu tejkalon parashikimet fillestare të bëra një muaj më parë. Shumë ekonomistë... Читать дальше...

Bosnje dhe Hercegovina hap kufijtë me vendet fqinje

Evropaelire.org 

Bosnje dhe Hercegovina do të hapë kufijtë e saj për qytetarët e vendeve fqinje, Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, më 1 qershor. Ky është vendimi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës, gjatë mbledhjes që është mbajtur të enjten. "Kufijtë do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët e vendeve fqinje, pavarësisht nga arsyet pse vijnë në Bosnje", tha Zoran Tegeltija, kryetar i Këshillit të Ministrave. Më 11 mars, Bosnja dhe Hercegovina zyrtarisht ndaloi hyrjen nga vendet më të rrezikuara, të cilat... Читать дальше...



Vetëvendosje mban "provën" e protestës në Prishtinë

Evropaelire.org 

Në Prishtinë është mbajtur një tubim, që është cilësuar nga organizatorët si “provë për protestë” në kohën e pandemisë së koronavirusit. Ky tubim është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Qytetarët u mblodhën në sheshet e Prishtinës, në kohën kur Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit, Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për postin e kryeministrit. Читать дальше...

Qeveria në detyrë prezanton pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Evropaelire.org 

Ministri në detyrë i Financave dhe Tranfereve i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten ka paraqitur pakon e rimëkëmbjes ekonomike, e cila, siç ka thënë ai, për ekonominë do të ketë ndikim prej mbi 1.2 miliard euro, për pesë vitet e ardhshme. Sipas tij, pakoja është përgatitur nga një grup punues i përbërë nga përfaqësues të zyrës së kryeministrit dhe të ministrive relevante, Bankës Qendore të Kosovës, Fondit kosovar për garantimin e kredive, komunitetit të biznesit dhe ekspertë të jashtëm. “Pakoja... Читать дальше...

Gjermania kërcënon me sanksione përgjegjësit e sulmit kibernetik në parlament

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kërcënuar me sanksione të BE-së ndaj "atyre që janë përgjegjës" - duke përfshirë një shtetas rus - për një sulm kibernetik më 2015 kundër parlamentit gjerman.  Tensionet diplomatike midis Rusisë dhe Gjermanisë janë rritur.  Më 28 maj, ministria gjermane tha përmes një deklarate se kishte thirrur ambasadorin rus në Berlin për t'ia përcjellur mesazhin. Sipas autoriteteve gjermane, provat tregojnë se në kohën e sulmit, shtetasi rus, Dmitry Badin, ishte duke punuar për agjencinë e inteligjencës ruse. Читать дальше...

Vendimi i Kushtetueses: Për dikë pakënaqësi, për të tjerët festë

Evropaelire.org 

Vetëm edhe një ditë ka mbetur kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se do të sjellë aktgjykimin në lidhje me dekretin e presidentit, Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për pozitën e kryeministrit të Kosovës. Kjo çështje për disa javë ka qenë një nga temat më të përfolura në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, ka pasur edhe përplasje fjalësh, akuza e kundërakuza ndërmjet presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Përplasjet mes Thaçit... Читать дальше...

Shkup, rihapen restorantet dhe kafenetë

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka vazhduar me lehtësimin e masave kufizuese dhe pas heqjes së orës policore. Prej ditës së enjte kanë nisur me punë edhe bizneset e gastronomisë. Ato do të punojnë në bazë të një protokolli të hartuar nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive, Shoqata e Gastronomisë dhe Ministria e Ekonomisë. Restorantet, kafenetë dhe bizneset tjera, kanë nisur punën me kapacitete të përgjysmuara, duke pritet klientët vetëm nëpër terasat e lokaleve të tyre. “Po punojmë në përputhje të plotë me rekomandimet e qeverisë... Читать дальше...

Jo, teknologjia 5G nuk e shkakton dhe as përhap COVID-19

Evropaelire.org 

Përmes një deklarate zyrtare më 20 maj, Kisha Ortodokse e Moldavisë i bëri thirrje qeverisë që çdo vaksinë e mundshme ndaj koronavirusit të merret në baza vullnetare nga ana e qytetarëve. “Në shumë vende evropiane, shoqëritë po protestojnë kundër një detyrimi për vaksinim, veçanërisht ndaj vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, sepse i shohin ato si një mundësi për sistemin global kundër të krishterëve, që të fusin mikroçipet në trupin e njeriut dhe të kontrollojnë njerëzit me ndihmën e teknologjisë 5G", thuhet në deklaratë. Читать дальше...

Dështimet e kaluara, si mësim për marrëveshjen finale Kosovë - Serbi

Evropaelire.org 

Kosova dhe Serbia nisën një proces të bisedimeve qysh në vitin 2011, proces ky që filloi si teknik, për t’u shndërruar shumë shpejt në proces politik. Pas disa vitesh takime e bisedime në Bruksel, marrëveshja e parë e parimeve që rregullon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u nënshkruar më 19 prill të vitit 2013. Por, që nga ajo kohë shumë pika të marrëveshjes nuk kanë gjetur zbatim. Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se procesi i kaluar i dialogut... Читать дальше...

Pandemia rrit shkallën e varfërisë në Kosovë

Evropaelire.org 

Situata e krijuar në Kosovë nga pandemia COVID-19, ka ndikuar në humbjen e vendeve të punës, rënie të aktivitetit ekonomik dhe rrjedhimisht rritje të shkallës së varfërisë. Në Kosovë, të dhënat e disa mekanizmave tregojnë se numri i familjeve të cilat hyjnë në kategorinë e familjeve të varfra është rritur gjatë kësaj kohe. Sipas të dhënave të Ministrisë në detyrë të Financave dhe Transfereve dërguar Radios Evropa e Lirë konfirmohet se gjatë periudhës mars – maj, gjatë kohës kur Kosova është përballur me pandeminë e koronavirusit... Читать дальше...



Москва

Дмитрий Бикбаев готовит премьеру театрального проекта, основанного на личных переживаниях


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Столичный мэр реорганизовал управы в ТиНАО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Карди Би

Карди Би заявила, что в этом году не выпустит альбом




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Звезды спорта. Кто они такие и почему их так называют?

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»


Даниил Медведев

Медведев с трудом одолел 121-ю ракетку мира на турнире в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Блоги

В Армении прошел крупнейший на постсоветском пространстве «Бессмертный полк». Видео. Фоторяд



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России