Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2020

Новости за 02.05.2020

Çekia pret që korriku të jetë kohë e sigurt për udhëtime

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm çek Tomash Petricek ka treguar se si parashikon të lejojë çekët për të udhëtuar sërish pa ndalesa. Nga muaji korrik ai ka thënë se dëshiron që të gjithë kufijtë të jenë të hapur me katër vendet fqinje: Austrinë, Gjermaninë, Poloninë dhe Sllovakinë. Ai po ashtu ka thënë se parashikon udhëtim pa ndalesa në muajin korrik edhe në vendet që kanë menaxhuar mirë pandeminë me koronavirus. Ndalesa e vënë nga Republika Ceke për ndalim të udhëtimit, me qëllim të luftimit të koronavirusit, është hequr muajin e kaluar. Читать дальше...

Spanja i bën maskat të detyrueshme për transportin publik

Evropaelire.org 

Vendosja e maskave do të bëhet e detyrueshme në transportin publik nga dita e hënë në Spanjë, teksa autoritetet e këtij shteti lehtësojnë gradualisht izolimin e ashpër. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka thënë se qeveria do të shpërndajë 6 milionë maska, kryesisht në lokacionet ku funksionon transporti publik, si dhe do t’i japë 7 milionë maska për autoritetet lokale, me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri. Të rriturit në Spanjë kanë pasur mundësi të ushtrojnë në ambiente të hapura të shtunën për të parën herë në shtatë javë. Читать дальше...

Kosovë: 38 të shëruar, 10 të prekur nga Covid-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të shtunën për dhjetë raste të reja me koronavirusin e ri. "Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë), nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), nga Rahoveci 2 raste",është thënë në njoftim. Përveç kësaj, ky Institut ka njoftuar edhe se 38 pacientë janë shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus. Marrë parasysh të dhënat e fundit deri më tani në Kosovë... Читать дальше...



Ahmeti: Prishtina hiqet sonte nga karantina

Evropaelire.org 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se të shtunën kryeqyteti i Kosovës do të hiqet nga karantina. “Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar”, ka thënë Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. Megjithatë, ai ka njoftuar se masat tjera do të mbesin në fuqi, me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri. Marrë... Читать дальше...

Në Londër protestohet kundër izolimit

Evropaelire.org 

Një grup i vogël protestuesish janë mbledhur në Londër për të marrë pjesë në disa përqafime grupore, me qëllim të kundërshtimit të masave të izolimit në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 20 persona, disa duke mbajtur mbishkrime “Trupi ime, zgjedhja ime”, janë përfshirë në një protestë para selisë së Policisë së Londrës të shtunën pasdite. Nga fundi i muajit mars, britanikëve u është thënë që të mos mblidhen jashtë shtëpive të tyre, me qëllim të luftimit të koronavirusit. Jeta në Mbetërinë e Bashkuar ka ndryshuar nga ajo kohë... Читать дальше...

Mbi 65,000 të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më së shumti viktima si pasojë e koronavirusit në nivel global, ndonëse në proporcion me numrin e popullsisë, ato kanë më pak vdekje sesa disa vende në Evropë. Numri i viktimave në SHBA ka kaluar shifrën 65,000 ndërkohë që më shumë se 1.1 milion persona janë prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Një ditë më parë, Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka autorizuar përdorimin e një ilaçi të krijuar për sëmundjen Ebola, për të trajtuar pacientët me koronavirus. Читать дальше...

SHBA: Sundimi i ligjit po funksionon në Kosovë

Evropaelire.org 

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se vendimi i së premtes i Gjykatës Kushtetuese, për të lënë më shumë hapësirë për shqyrtim, tregon se sundimi i ligjit po funksionon në Kosovë. Gjykata Kushtetuese ka vendosur më 1 maj në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi deri më 29 maj, i cili i mundësonte kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit, të formonte qeverinë e re. “Ne po ashtu mirëpresim... Читать дальше...

Hyseni: Mësimi online me shumë mangësi, të mos mbahet PISA

Evropaelire.org 

Eksperti i çështjeve arsimore në Kosovë, Halim Hyseni nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se nëse viti shkollor përfundon vetëm në bazë të mësimit në distancë, pasojat do të jenë të pariparueshme dhe dëmet do të jenë të jenë të mëdha.  Hyseni në intervistë thekson se është naivitet dhe nuk guxon të ndodhë që nxënësit nga Kosova të marrin pjesë në programin për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve (​PISA) në vitin vijues. Читать дальше...



Tërmet në Greqi, nuk regjistrohen viktima apo dëme

Evropaelire.org 

Një tërmet ka goditur të shtunën Ishullin grek, Kreta, ka thënë Qendra Sizmiologjike Euromediterane, ndonëse nuk është raportuar për viktima apo dëme tjera. Tërmeti me magnitudë 5.9 ka pasur qendrën në 10 metra thellësi në tokë. Kjo Qendër fillimisht ka raportuar se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.5. Instituti Gjeodinamik i Athinës ka thënë se tërmeti ka goditur qytetin jugor Ierapetra. Greqia është zonë e tërmeteve dhe goditjet e ngjashme janë të zakonshme. Autoritetet për Mbrojtje Civile... Читать дальше...

Një i vdekur dhe 15 të infektuar në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Në Klinikën Infektive në Shkup ka vdekur një pacient 66-vjeçar nga Struga, i cili ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore. Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi ka arritur në 82, në këtë shtet. Sipas raportit ditor të Ministrisë, nga të infektuarit, shtatë janë në Kumanovë, katër në Prilep... Читать дальше...

LVV kërkon zgjedhje, LDK thotë se ka dekretin për formimin e qeverisë

Evropaelire.org 

Kryeminisri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh edhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe se subjektit të tij partiak i konvenon data 14 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Këto deklarata Kurti i ka bërë në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, duke theksuar që subjekti politik që ai drejton nuk është i vetmi që kërkon zgjedhje të reja, por edhe Partia Demokratike e Kosovës. “Pas LVV, tash edhe PDK u shpreh për zgjedhje të reja në Kosovë. Читать дальше...

Kina vërshohet nga turistët vendorë

Evropaelire.org 

Qytetet më të populluara të Kinës kanë shënuar një rritje të vizitorëve më 1 maj. Numri i personave që kanë udhëtuar jashtë qyteteve të tyre është ngritur në 40 % që nga e premtja. Rritja e udhëtimeve dhe shëtitjeve në periudhën më të madhe të turizmit në Kinë, mund të sjellë lehtësira në rikthimin e sektorit të hotelerisë që është goditur nga pandemia. Qindra vende turistike janë rihapur derisa autoritetet janë duke bërë përpjekje për të përmirësuar ekonominë. Kina ka shënuar më shumë se 23 milionë turistë vendor më 1 maj... Читать дальше...

Rreth 100 studentë kosovarë kanë mbetur në Turqi

Evropaelire.org 

Tringa Dreshaj është një nga shumë studentët kosovarë që kanë mbetur në Turqi që nga shfaqja e pandemisë së koronavirusit të ri. Ajo ka mbetur e izoluar në Ankara prej se universiteti ku studion pezulloi aktivitetin si pasojë e masave të qeverisë turke në luftën kundër shpërndarjes së koronavirusit të ri. Gjatë javëve të kaluara, Tringa thotë se ka kontaktuar shumë herë Ambasadën e Kosovës në Turqi duke kërkuar mundësimin e kthimit në Kosovë. “Kemi bërë kërkesë individuale dhe grupore përmes... Читать дальше...

Kurti me kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më 1 maj, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut, lidhur me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës. “Në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Читать дальше...

Koronavirusi vë në sprovë institucionet për vitin e ardhshëm shkollor në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut nuk do të kthehen në objekte shkollore deri në shtator. Për shkak të sëmundjes me COVID-19 dhe evitimin e infektimeve në shkolla, Qeveria me propozim të Ministrisë së Arsimit, ka vendosur që viti shkollor të përmbyllet me mësim online, më 10 qershor. Por, duke marrë parasysh se shumë nxënës për arsye të ndryshme fare pak janë kyçur në mësimin përmes platformave të ndryshme të internetit, në opinion ka nisur që tani debati, nëse institucionet... Читать дальше...

Qytetarët e Spanjës fillojnë daljen graduale nga izolimi

Evropaelire.org 

Në rrugët e Spanjës, qytetarët kanë filluar të dalin për shëtitje për herë të parë në disa javë, pas lehtësimit të masave anti-COVID-19 në vend. Spanja është përballur me një nga shpërthimet më të mëdha të koronavirusit – më shumë se 213,000 raste të prekura dhe 24,500 viktima dhe kishte hyrë në izolim në mars. Qytetarët ishin të lejuar të dalin vetëm për të blerë ushqime apo barna, apo për të shkuar në punë në rast të pamundësisë për të punuar nga shtëpia. Deri javën e kaluar, Spanja ishte... Читать дальше...

Lideri verikorean paraqitet në publik, raportojnë mediat koreane

Evropaelire.org 

Pas shumë spekulimeve për disa javë rreth shëndetit të liderit verikorean Kim Jong Un, agjencia e lajmeve KCNA raportoi të shtunën se lideri i Koresë Veriore ka marrë pjesë në inaugurimin e një fabrike të plehrave në Pyongyang. Ky është raportimi i parë për paraqitjen e tij në publik që nga 12 prilli. Sipas agjencisë KCNA, ceremonia është përcjellur nga shumë pjesëmarrës të cilët kanë brohoritur emrin e tij. Kim është parë në disa fotografi dukë buzëqeshur gjatë vizitës në fabrikën e re, por... Читать дальше...

Një ministër në qeverinë ruse del pozitiv me COVID-19

Evropaelire.org 

Edhe një ministër në qeverinë ruse ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe është duke u trajtuar në spital. Ministri i Ndërtimtarisë, Vladimir Yakushev, tha se është shtrirë në një spital në Moskë dhe është duke u trajtuar nën mbikëqyrjen e mjekëve, raporton agjencia TASS. Një nga zyrtarët në ministrinë e tij, Dmitry Volkov, po ashtu ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri. Zëvendësministrja Nikita Stasishin është emëruar ministre në detyrë në mungesë të Yakushevit. Ky njoftim... Читать дальше...

Mësimi në distancë për shumë fëmijë mbetet i paarritshëm

Evropaelire.org 

Marigona Fazliu nga Prishtina, nënë e dy fëmijëve, të cilët vijojnë mësimin në shkollë fillore, thotë se fëmijët e saj nuk po mund ta ndjekin mësimin online sepse kanë mungesë të pajisjeve teknologjike. Shkollat në Kosovë janë mbyllur që nga data 12 mars, pas masave që kishte marrë qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit të ri COVID-19. Dhjetë ditë më vonë, Ministria e Arsimit vendosi që të mbahet mësimi në distancë. “Ne nuk kemi pasur kompjuter. Vëllai im ma ka sjell një kompjuter, por ai është shumë i vjetër. Читать дальше...



Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» УЛУЧШАЕТ ЗАКОНЫ, управляет патентами и улучшает командное планирование в целях учёта интереса всего народа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Шнуров

Шнуров и Киркоров устроили перепалку из-за "Евровидения" на съёмках "Новой Фабрики звёзд"




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»


WTA

Шнайдер вышла в финал турнира WTA-125 в Париже, обыграв Грачёву



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


VIP

Создание Сайтов. Создание веб сайта. Создание сайта html. Создание сайтов цена. Создание и продвижение сайтов. Создание сайта с нуля. Создание интернет сайта.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России