Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2020

Новости за 24.05.2020

Kina e trajtoi koronavirusin sikurse BRSS-ja Çernobilin, thotë zyrtari i lartë amerikan

Evropaelire.org 

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O'Brien e ka krahasuar mënyrën sesi e ka trajtuar Kina situatën me koronavirusin, me atë të incidentit bërthamor në Çernobil më 1986, nga ana e ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS).  Ai tha se Pekini e dinte se çfarë po ndodhte me virusin, por e gënjeu Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe i ndaloi ekspertët e jashtëm nga qasja në informacione.  "Ata lëshuan një virus në botë, i cili po shkatërron triliona dollarë pasuri ekonomike amerikane... Читать дальше...

Kosovë: Nga 138 të testuar, asnjë rast pozitiv me COVID-19

Evropaelire.org 

Të dielën në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.  Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjatë 24 orëve janë testuar 138 persona dhe asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv në koronavirus.  Kjo është hera e parë, kur u paraqiten rastet e para më 13 mars, që nuk është shënuar asnjë person i infektuar, brenda periudhës 24 orëshe.  "Si në të gjitha vendet, edhe ne jemi futur në një normalitet të ri, me të cilin duhet të mësohemi", ka thënë Vitia. Читать дальше...

Franca u bën thirrje qytetarëve t'i kalojnë pushimet verore brenda vendit

Evropaelire.org 

Qeveria franceze, nuk dëshiron që këtë verë, qytetarët e saj, të udhëtojnë jashtë vendit dhe u rekomandon atyre që të kalojnë pushimet në Francë, tha të dielën ministrja franceze e Mjedisit, Elisabeth Borne. Në fillim të këtij muaji, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ka të ngjarë që francezët nuk do të munden të udhëtojnë këtë verë, madje, sipas tij, edhe udhëtimet brenda Evropës, mund të kufizohen, për të zvogëluar rrezikun e një vale të dytë të epidemisë së koronavirusit. Ministrja Borne... Читать дальше...



Kosova pa të dhëna të sakta për dëmet ekonomike nga COVID-19

Evropaelire.org 

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë arritur të nxjerrin një shifër të saktë se sa mund të ketë qenë dëmi që i është bërë ekonomisë që nga vendosja e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Kjo shifër, sipas zyrtarëve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, nuk mund të nxirret tani, derisa ende Kosova po përballet me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Megjithatë, sipas parashikimeve që janë bërë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, zëvendësministri në detyrë Agim Krasniqi... Читать дальше...

Mali i Zi pa asnjë pacient me COVID-19 

Evropaelire.org 

Mali i Zi ka konfirmuar se nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirusin e ri. "Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me COVID-19", ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi. Autoritetet kanë njoftuar se së fundmi janë kryer 140 teste për koronavirus dhe asnjë nuk ka dalur pozitiv. "Ndërkohë rasti i fundit aktiv me COVID-19 i ka plotësuar kriteret për shërim të plotë", thuhet në njoftim.  Më 23 maj... Читать дальше...

Spanja raporton për 70 viktima të reja nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Të dielën, Spanja ka raportuar për 70 viktima nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga sëmundja COVID-19 në 28.752. Autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i të infektuarve, që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 235.772. Spanja është njëri nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit. Mijëra persona kanë protestuar të shtunën, kundër menaxhimit të koronavirusit nga ana e qeverisë. Partia e të djathtës ekstreme, Vox u ka... Читать дальше...

Grenell mbetet i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Richard Grenell do të vazhdojë të jetë i dërguar i posaçëm amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i tij, Dick Custin.  "Ambasadori Grenell mezi pret që të ndodhin diskutimet e rradhës në kuadër të dialogut, sapo të vendoset përbërja e re e qeverisë", ka thënë Custin.  Më herët, agjencia gjermane DPA raportoi, se Richard Grenell po planifikon që të dorëhiqet nga pozita e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Gjermani.  Ky... Читать дальше...

Maqedonisë së Veriut i shtohen edhe 37 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut, të dielën, janë regjistruar edhe 37 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, shifër kjo pothuajse e njëjtë me ato të ditëve të kaluara.  Numri më i madh i të prekurve sërish është regjistruar në Shkup, gjithsej 12 raste, në Kumanovë 8, në Tetovë 7, Strugë 4 dhe nga 2 raste në Prilep, Ohër dhe Shtip. Numri i të infektuarve në Shkup më i lartë është në lagjet e banuara me popullatë shqiptare në Saraj, Çair, Gazi Babë dhe Saraj. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 11 persona të shëruar... Читать дальше...



Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Hong Kong

Evropaelire.org 

Policia në Hong Kong ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, që kundërshtonin planet e Kinës, për të miratuar një ligj të ri të sigurisë në këtë territor. Mijëra protestues kanë marshuar nëpër qendrën e qytetit.  Policia tha se 120 persona janë arrestuar. Më parë, 200 politikanë, nga e gjithë bota, lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke kritikuar planin e Kinës. Nënshkruesit e quajtën atë një "sulm gjithëpërfshirës ndaj autonomisë së qytetit, sundimit të ligjit dhe lirive themelore". Читать дальше...

Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Evropaelire.org 

Një tërmet me magnitudë 5,1 të Rihterit ka goditur provincat Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad në perëndim të Iranit, njoftoi Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Televizioni shtetëror iranian ende nuk ka informuar lidhur me dëmet apo viktimat e mundshme nga ky tërmet. Qendra Sizmologjike dhe e Gjeofizikës e Universitetit të Teheranit tha se tërmeti goditi në orën 13:14, sipas kohës lokale, me një thellësi prej dhjetë kilometrash. Irani gjendet mbi pllaka tektonike dhe tërmetet janë të zakonshme në këtë shtet.

Fushata zgjedhore në Serbi në rrethana të pandemisë

Evropaelire.org 

Për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe kufizimeve të kushtëzuara me masat për parandalimin e përhapjes së virusit, fushata zgjedhore e sivjetme në Serbi, në vend të mitingjeve dhe tubimeve tjera publike, aktivitetet i ka bartur në mediat elektronike, në portalet në internet, si dhe në rrjete sociale. Serbia, menjëherë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, më 6 maj, ka hyrë në fushatë zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në fillimin e heshtjes zgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale, krahinore... Читать дальше...

Vuhani kryen edhe 1,1 milion teste për koronavirus

Evropaelire.org 

Qyteti kinez i Vuhanit – ku janë raportuar rastet e para me koronavirus –të shtunën ka kryer 1,146,156 teste për këtë virus, njoftuan autoritetet shëndetësore. Kjo shifër e testeve është më e ulët krahasuar me testet që u kryen një ditë më parë, përkatësisht, më 22 maj në këtë qytet u testuan 1,470,950 persona. Më herët gjatë këtij muaji, Vuhani ka nisur fushatën e testimit. Ky qytet planifikon të testojë të 11 milionë banorët e saj për koronavirus. Testimet kanë për qëllim për të përcaktuar... Читать дальше...

Raportohet se Grenell do të dorëhiqet nga posti i ambasadorit në Gjermani

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell po planifikon që të dorëhiqet nga kjo pozitë në javët e ardhshme, dy vjet pasi mori këtë post, raportoi sot agjencia gjermane e lajmeve, Dpa duke u thirrur në burime. Robin Quinville, që është zëvendësambasador, pritet që të bëhet ushtrues detyre i ambasadorit, raporton Dpa. Ky lajm vjen disa ditë pasi Senati amerikan konfirmoi John Ratcliffe, në postin e drejtorit të agjencisë kombëtare të inteligjencës. Në muajin shkurt, presidenti amerikan... Читать дальше...

Kryediplomati kinez: Kina dhe SHBA-ja duhet ta luftojnë së bashku koronavirusin

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara duhet të ndalen së harxhuari kohë duke akuzuar Kinën, por duhet që së bashku me Pekinin të bashkojnë forcat për të mposhtur koronavirusin, deklaroi kryediplomati kinez, Wang Yi. Marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe SHBA-së janë përkeqësuar që prej përhapjes së koronavirusit, pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka akuzuar Kinën për mungesë të transparencës rreth pandemisë së koronavirusit. Ministri i Jashtëm Wang, i bëri këto deklarata gjatë një konference për media... Читать дальше...

Ndalohen gjashtë persona, s’i respektuan masat kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Gjashtë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet, që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit. Në 24 orët e fundit, në Mitrovicë të Jugut janë ndaluar tre persona, ndërkaq nga një person është ndaluar në Prishtinë, Ferizaj dhe në kufi, njofton Policia e Kosovës. Që prej 18 majit, në Kosovë ka nisur faza e dytë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Në këtë fazë – e cila pritet të zgjasë deri më 2 qershor ... Читать дальше...

Pandemia dhe izolimi rrisin problemet në shëndetin mendor

Evropaelire.org 

Përveç problemeve shëndetësore që COVID-19 ka sjellur për miliona njerëz në botë, është edhe një pjesë e madhe që ka përjetuar edhe probleme me shëndetit mendor, thotë psikologu Dashamir Bërxulli në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai thotë se simptomat më të shpeshta janë depresioni dhe ankthet. Sipas tij, gjëja e parë që duhet bërë është eliminimi i frikës nga pandemia. Leximi sa më i pakët i lajmeve për këtë virus i bën më mirë shëndetit mendor, thotë ai. Radio Evropa e Lirë: Zoti Bërxulli... Читать дальше...

Indikacionet e para mbi efektivitetin e vaksinës kundër COVID-19, gjatë vjeshtës

Evropaelire.org 

Indikacionet e para mbi efektivitetin e një vaksine potenciale kundër koronavirusit, mund të dihen gjatë vjeshtës, tha kreu i aleancës së vaksinave GAVI. Seth Berkley tha për gazetën zvicerane NZZ, se botën e pret një rrugë e gjatë deri te vaksina për koronavirusin. “Fatkeqësisht, ne realisht nuk e dimë se cila vaksinë do të funksionojnë ose nëse do të arrijmë të krijomë një vaksinë. Nëse jemi me fat, ne do të kemi indikacionet e para gjatë vjeshtës mbi efektivitetin e vaksinës potenciale”, tha kreu i GAVI. Читать дальше...

NBA në bisedime për të rinisur sezonin në fund të korrikut

Evropaelire.org 

Asociacioni Kombëtar i Basketbollit (NBA) në Shtetet e Bashkuara po zhvillon bisedime, për të rikthyer sezonin në rezortin Disney World në Florinda në fund të korrikut. Garat në NBA u pezulluan më 11 mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nëse vendoset që sezoni të rikthehet në fund të korrikut, atëherë të gjitha ndeshjet dhe ushtrimet do të zhvillohen në Orlando.  “Prioriteti ynë vazhdon të jetë shëndeti dhe siguria e të gjithë të përfshirëve. Ne jemi duke punuar me ekspertët e shëndetit... Читать дальше...

Besimtarët në Maqedoninë e Veriut falin Bajramin me maska

Evropaelire.org 

Në xhamitë e Maqedonisë së Veriut, besimtarët myslimanë, falën sot namazin e Fitër Bajramit. Por, ndryshe nga herë të tjera, për shkak të pandemisë së koronavirusit, besimtarët kishin të vendosur në fytyrë maska dhe u detyruan që të mbajnë distancë nga njëri-tjetri. Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, thotë për Radion Evropa e Lirë se pandemia ka bërë që Bajrami i sivjetmë të jetë më i ndryshëm dhe sipas tij, qytetarët duhet ta kremtojnë këtë festë në përputhje me rregullat e vendosura për kujdesin ndaj shëndetit. Читать дальше...

Besimtarët në Shkup falin Bajramin me maska

Evropaelire.org 

Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut sot i janë drejtuar xhamive, për të falur namazin e Fitër Bajramit. Ata kanë mbajtur distancë nga njëri-tjetri dhe kanë pasur të vendosur në fytyrë maska, për shkak të koronavirusit.

Talibanët në Afganistan shpallin armëpushim treditor gjatë Bajramit

Evropaelire.org 

Talibanët në Afganistan kanë shpallur armëpushim treditor, për të shënuar festën e Fitër Bajramit. Pas këtij njoftimi, presidenti afgan, Ashraf Ghani po ashtu ka urdhëruar forcat e sigurisë që t’i përmbahen armëpushimit. Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid tha se udhëheqësia e këtij grupi ka urdhëruar të gjithë luftëtarët “që të mos kryejnë operacione ofensive ndaj asnjë armiku” dhe të ofrojnë “siguri për qytetarët tanë”. Armëpushimi nis sot dhe do të zgjasë tre ditë. Читать дальше...

Nis gjyqi ndaj Netanyahut

Evropaelire.org 

Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu nis sot në një gjykatë në Jerusalem. Netanyahu, që është kryeministri i parë i Izraelit, që përballet me një proces penal në kohën sa është në detyrë, është i obliguar që të marrë pjesë në seancën gjyqësore. Nisja e gjykimit ndaj Netanyahut vjen vetëm tri javë pasi ai u betua si kryeministër i Izraelit në mandatin e pestë. Netanyahu po akuzohet për ryshfet, mashtrim në tri raste të ndara. Netanyahu dyshohet se ka pranuar dhurata... Читать дальше...

Falet Fitër Bajrami pa praninë e besimtarëve

Evropaelire.org 

Pas përfundimit të Muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë në mbarë botën sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Në Kosovë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, falja e namazit të Bajramit, u bë pa praninë e besimtarëve. Në ceremoninë e faljes së Bajramit, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ishin të pranishëm vetëm rrethi i ngushtë i Bashkësisë Islame të Kosovës. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava tha se sot është me ndjenja të përziera, pasi siç u shpreh ai, për herë të parë gjatë Bajramit po... Читать дальше...



Москва

Konica Minolta Business Solutions Russia и Facemetric предложат заказчикам решения на базе технологий компьютерного зрения


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин сообщил о планах благоустройства на северо-востоке Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Концерт в музее-заповеднике им. П.И. Чайковского




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»

Семьи из Подмосковья поборются за выход в финал конкурса «Это у нас семейное»

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице


WTA

Ангеліна Калініна поступилася восьмій ракетці світу Саккарі на турнірі WTA 1000 у Римі: результат



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Карди Би

Карди Би заявила, что в этом году не выпустит альбом



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России