Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2020

Новости за 30.05.2020

Nisja historike e astronautëve të NASA-s në Hapësirë

Evropaelire.org 

Kompania SpaceX ka hyrë në histori pasi të shtunën ka nisur dy astronautë të NASA-s drejt Hapësirës. Pajisja e kësaj kompanie është nisur nga vendi i njëjtë, që është shfrytëzuar për nisje në Hënë më 1969. Kjo nisje konsiderohet tejet e rëndësishme, pasi është hera e parë që një pajisje private bart astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Protesta kundër mbylljes së vendeve të punës në Renault

Evropaelire.org 

Mijëra persona kanë protestuar kundër planeve të kompanisë së prodhimit të makinave, Renault për të pushuar nga puna 4,600 persona në Francë. Protestuesit janë mbledhur në Maubeuge, në veri të shtetit të shtunën, një ditë pasi kompania ka njoftuar për masa të ashpra të zvogëlimit të shpenzimeve. Renault ka thënë se gjashtë nga fabrikat e kompanisë janë duke shqyrtuar mundësitë e mbylljes, dhe njësia në Maubeuge është njëra prej tyre. Kjo kompani ka njoftuar të premten se do të zvogëlojë numrin e të punësuarve për 15,000 në gjithë botën... Читать дальше...

SpaceX bën historinë, nis dy astronautë të NASA-s në Hapësirë

Evropaelire.org 

Kompania SpaceX ka hyrë në histori pasi të shtunën ka nisur dy astronautë të NASA-s drejt Hapësirës. Pajisja e kësaj kompanie është nisur nga vendi i njëjtë, që është shfrytëzuar për nisje në Hënë më 1969. Kjo nisje konsiderohet tejet e rëndësishme, pasi është hera e parë që një pajisje private bart astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Kjo është hera e dytë e tentimit të realizimit të këtij misioni në Hapësirë, pas dështimit të së mërkurës si pasojë e  motit të ligë. Doug Hurley... Читать дальше...



Kosova regjistron gjashtë raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të shtunën gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë, pas kryerjes së 220 testeve. “Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq”, është thënë në njoftim. Në po këtë ditë, Instituti ka njoftuar se nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus janë shëruar edhe 12 persona, duke e çuar numrin total të të mbijetuarve në 841. Marrë parasysh të dhënat e fundit... Читать дальше...

Aktivizohet Garda e plotë Kombëtare e Minesaotas pas protestave për vdekjen e Floydit

Evropaelire.org 

Protestat rreth vdekjes së një burri me ngjyrë, dhe të paarmatosur, gjatë arrestimit në Mineapolis, janë zgjeruar në gjithë Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që njerëzit kanë shprehur zemërimin e tyre për një seri të vdekjeve të afrikano-amerikanëve në duart e zyrtarëve të bardhë policorë. Garda e plotë Kombëtare e Minesaotas është aktivizuar për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore pas katër netëve, ndonjëherë të dhunshme, të protestave, për vdekjen e George Floyd, i cili ka vdekur më herët gjatë kësaj jave... Читать дальше...

Xhamitë në Iran "do të rihapen për lutje të përditshme"

Evropaelire.org 

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se xhamitë do të rihapen për lutje ditore në gjithë shtetin, pavarësisht pse disa zona janë duke u përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. “Dyert e xhamive në gjithë shtetin do të hapen për lutjet e përditshme”, ka thënë Rohani më 30 maj, duke shtuar se protokollet shëndetësore duhet të respektohen. Ai nuk ka përmendur se kur do të nisë së zbatuari lehtësimi i masave. Rohani po ashtu ka paralajmëruar iranianët kundër pretendimeve se ky shtet ka zhdukur virusin... Читать дальше...

Pandemia ndali çdo gjë, por jo korrupsionin

Evropaelire.org 

Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë thotë se ka pranuar me dhjetëra informata nga persona të ndryshëm për raste të dyshuara të korrupsionit gjatë muajve kur vendi ka qenë duke u përballur me pandeminë e koronavirusit. Zyrtarë nga Agjencia thanë për Radion Evropa e Lirë se, informatat e pranuara kanë të bëjnë me dyshime për korrupsion, konflikt interesi, deklarim të rrejshëm të pasurisë, keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe raste tjera lidhur me dyshimet për korrupsion të prokurimit publik.... Читать дальше...

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të lejojë "qeveri pa zgjedhje"

Evropaelire.org 

Sekretarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimurati ka njoftuar të shtunën se pjesëtarët e kësaj Lëvizjeje do të nisin një peticion për mbajtje të zgjedhjeve të reja në Kosovë. “Zgjedhjet janë zgjidhje e krizës politike, zgjedhjet janë paqësore dhe demokratike. Ato janë e vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi. Peticioni do të jetë i stërmadh”, ka deklaruar ajo, teksa ka theksuar se kjo Lëvizja nuk do të lejojë “qeveri pa zgjedhje”. Konferenca e LVV-së vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese... Читать дальше...



BE-ja i kërkon SHBA-së të rishqyrtojë vendimin rreth OBSH-së

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të shqyrtojnë sërish vendimin për ndërprerje të bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për shkak të menaxhimit të kësaj të fundit, të situatës me pandeminë e koronavirusit. “Përballë këtij kërcënimi global, tani është koha për rritje të bashkëpunimit dhe zgjidhjeve të përbashkëta. Veprimet që dobësojnë rezultatet ndërkombëtare duhet të mënjanohen”, kanë thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe diplomati i lartë i Bashkimit Evropian... Читать дальше...

Shtetet evropiane nuk mirëpresin vendimin e SHBA-së për heqje të lehtësimeve në programin bërthamor të Iranit

Evropaelire.org 

Britania, Franca dhe Gjermania kanë kritikuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’iu dhënë fund lehtësimeve të sanksioneve për kompanitë, të cilat janë pjesë e marrëveshjes bërthamore, që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015. “Ndjejmë keqardhje ndaj vendimit amerikan për t’iu dhënë fund tri lehtësimeve që mbulojnë projekte të rëndësishme bërthamore në Iran”, është thënë në deklaratën e tri fuqive evropiane më 30 maj. Këto masa lehtësuese kanë qenë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me Teheranin më 2015. Читать дальше...

Merkel refuzon ftesën e Trumpit për Samitin e G7-ës në Uashington

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump për të marrë pjesë në samitin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), në Shtetet e Bashkuara. “Kancelarja federale falënderon presidentin Trump për ftesën e tij në Samitin e G7-ës në fund të muajit qershor në Uashington”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, sipas mediumit Politico. “Marrë parasysh situatën me pandeminë, ajo nuk është pajtuar për pjesëmarrje personale dhe udhëtim drejt Uashingtonit. Читать дальше...

Shkup: Mosrespektimi i masave për COVID-19 mund të rikthejë kufizimet

Evropaelire.org 

Mosrespektimi i masave kufizuese ka çuar në rritjen e rasteve të reja të prekura me koronavirusin e ri që shkakton sëmundjen COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të prekurve ka arritur në mbi 2,100 persona ndërsa i viktimave në 125, deri ditën e premte. Sa i përket të infektuarve, numri më i madh është në Çair, Saraj dhe Gazi Babë, komuna këto që janë në kuadër të qytetit të Shkupit. Paraqitja e rasteve të reja vjen pas lehtësimit të masave dhe mosrespektimit të tyre në tre javët e fundit. Читать дальше...

Mustafa thotë se po presin aktgjykimin e plotë të Kushtetueses për të thirrur seancën

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha të shtunën përmes një postimi në Facebook se janë duke e pritur aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, për të thirrur seancën për krijimin e qeverisë së re. Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tha se është i bindur që LDK dhe partnerët e koalicionit do ta qeverisin Kosovën, me respektim të plotë të Kushtetutës dhe të ligjit. “Jam i lumtur që Gjykata Kushtetuese me një aktgjykim të argumentuar mbi frymën dhe shkronjat e Kushtetutës... Читать дальше...

Bankat të gatshme për dhënien e kredive, varet nga kërkesa e bizneseve

Evropaelire.org 

Rimëkëmbja e bizneseve të cilat kanë pësuar humbje nga masat emergjente të qeverisë në detyrë të Kosovës për parandalimin e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, mund të realizohet përmes kredive bankare, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit. Kosova kishte vendosur masat për frenimin e COVID-19 më 13 mars, kur edhe u shënuan rastet e para me këtë virus në vend. Deri më 4 maj, kur ka filluar faza e parë e masave lehtësuese dhe më pas 18 maj faza e dytë, sipas organizatave ekonomike... Читать дальше...

Pulsi Publik: Qytetarët rrisin besueshmërinë ndaj institucioneve

Evropaelire.org 

Qytetarët e Kosovës kanë shënuar rritje të kënaqshmërisë ndaj punës së institucioneve kyçe ekzekutive dhe legjislative në vend. Sipas anketës Pulsi Publik të realizuar nga UNDP, kënaqshmëria e regjistruar me punën e ekzekutivit është 60.7%, që përbën një rritje prej 46.3 pikë përqindje nga anketa e nëntorit 2019 kur ishte 14.4%. Gjetjet e kësaj ankete tregojnë se 65.4 % e qytetarëve janë të kënaqur me punën e kryeministrit, derisa 72.4 % është kënaqshmëria me punën e kryetares së Kuvendit të Kosovës. Читать дальше...

SpaceX: Astronautët e NASA-s pritet të tentojnë sërish nisjen në hapësirë

Evropaelire.org 

Kompania SpaceX do të bëjë tentimin e dytë të shtunën që të nisë raketën me astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Fluturimi i tyre i paraparë për të mërkurën u shty për shkak të motit jo të mirë. Parashikuesit e motit thanë se kushtet klimatike janë sërish të paqarta. SpaceX po bëhet kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë pas nëntë vitesh. Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin... Читать дальше...

Vazhdojnë protestat në SHBA në kërkim të drejtësisë për vdekjen e George Floyd

Evropaelire.org 

Protestuesit janë përplasur me forcat e sigurisë në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, në duart e autoriteteve në Mineapolis ditë më parë. Qindra njerëz kanë protestuar para Shtëpisë së Bardhë, duke brohoritur “Nuk mund të marrë frymë”, fjalët të cilat i kishte thënë Floyd. Shtëpia e Bardhë u vendos në izolim të premten për shkak të kërcënimeve për sigurinë. Minesota, Nju Jorku dhe Atlanta kanë nuk kanë pushuar nga protestat e dhunshme për ditë me radhë... Читать дальше...

Ndalohet kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate pas dyshimeve për korrupsion

Evropaelire.org 

Kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate në Bosnje e Hercegovinë, Fadil Novalic, është marrë në pyetje nga autoritetet pas dyshimeve për korrupsion në lidhje me blerjen e 100 respiratorëve nga Kina për pacientët me koronavirus. As policia dhe Zyra e Prokurorit nuk kanë komentuar për këtë rast, duke shtuar se do të njoftojnë opinionin më vonë. Partia e Veprimit Demokratik, që është ma e madhja në komunitetin mysliman në Bosnje, ka konfirmuar lajmin se Novalic është në mbajtje duke u marrë në pyetje. Читать дальше...

Vogel: SHBA pret marrëveshje sa më shpejt që ta shpallë Kosovën mision të përfunduar

Evropaelire.org 

Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit, thotë se SHBA-ja do marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ta shpallë misionin e përfunduar dhe të tërheqë trupat nga Kosova. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se administrata Trump dhe presidentët Thaçi dhe Vuçiq janë protagonistët kryesorë që mbështesin shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Vogel thotë se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në largim... Читать дальше...



Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Брановицкий

Создание Сайтов. Создание веб сайта. Создание сайта html. Создание сайтов цена. Создание и продвижение сайтов. Создание сайта с нуля. Создание интернет сайта.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Цена билетов на суперфинал Кубка России составит от 500 до 15 тыс. рублей


ATP

Даниил Медведев идет третьим в чемпионской гонке ATP, Андрей Рублев — пятый



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Город заключил с инвестором договор о комплексном развитии территории в Ростокине



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России