Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2020

Новости за 25.05.2020

OBSH pezullon testimin e hidroksiklorinës si ilaç i mundshëm për koronavirus

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të hënën se ka pezulluar përkohësisht testimin klinik të hidroksiklorinës si një trajtim i mundshëm për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Vendimi u mor pas një publikimi në revistën mjekësore The Lancet, javën e kaluar, ku thuhej se përdorimi i ilaçit te pacientët me COVID-19 mund t’i rrisë shanset e tyre për të vdekur, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Në një konferencë virtuale për media, ai tha se i ashtuquajturi Testim i Solidaritetit ... Читать дальше...

Mali i Zi rihap kufijtë me disa shtete në fillim të qershorit

Evropaelire.org 

Vendet e para me të cilat Mali i Zi do t’i rihapë kufijtë në fillim të qershorit, janë: Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Shqipëria dhe Greqia, tha të hënën kryeministri malazez, Dushko Markoviq. Mali i Zi, si edhe shumica e vendeve në Evropë, i ka mbyllur kufijtë në mes të muajit mars, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Markoviq tha se shtetet e përmendura më lart i plotësojnë kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik... Читать дальше...

Pse nuk dërgohen të gjithë në karantinë?

Evropaelire.org 

Donika Lamaxhema, nga Ferizaj, u kthye të shtunën nga Londra dhe nga Aeroporti i Prishtinës shkoi në shtëpinë e saj në vetizolim - si një masë e nevojshme për të ditur nëse është e infektuar me koronavirus ose jo. Në fluturimin Londër-Prishtinë ishin rreth 140 pasagjerë, qytetarë të Kosovës që ishin në Angli, Kanada, Irlandë dhe Islandë. “Para se të vija, e kam lënduar këmbën, edhe kur kam mbërritur këtu më kanë trajtuar me prioritet dhe pastaj kam dalë menjëherë. Nuk kam shkuar në karantinë se e kam thyer gishtin. Читать дальше...



Edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u regjistruan të hënën gjashtë raste të reja me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se këto raste kanë rezultuar nga testimi i 243 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rastet pozitive janë raste kontakti nga Komuna e Prizrenit, përkatësisht vendbanimi Romajë, thuhet në njoftimin e Institutit. Aty po ashtu bëhet e ditur se dy pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Të hënën, Klinika Infektive e Qendrës Klinike... Читать дальше...

Zëdhënësi i Putinit shërohet nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, doli të hënën nga spitali, pasi u shërua nga koronavirusi, njoftuan mediat ruse. Interfax citoi Peskovin të ketë thënë se ai do të qëndrojë në shtëpi edhe për dy javë të tjera. “Tani për tani mbetem në karantinë”, tha Peskov, 52 vjeç, për agjencinë TASS. Peskov është shtruar në spital pasi ai dhe gruaja e tij, Tatyana Navka, kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, më 12 maj. Navka është shëruar dhe është liruar nga spitali më 21 maj. Читать дальше...

Vdes edhe një pacient me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Një person i infektuar me koronavirus në Kosovë ka vdekur, njoftoi të hënën Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas njoftimit, pacienti që ka vdekur ishte i lindur në vitin 1961 dhe vinte nga Komuna e Prizrenit. Ai po trajtohej prej ditësh në mjekimin intensiv dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese, thuhet në njoftim. Në total, 30 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën në Kosovë. Që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars, 1,032 vetë janë infektuar, ndërsa prej tyre 789 janë shëruar. Читать дальше...

SHBA-ja dhe BE-ja për dialogun: Strategji të ndryshme për detyrën e njëjtë

Evropaelire.org 

Është shumë e rëndësishme dhe një hap i madh që dy ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës kanë përcaktuar koordinatat për rivendosjen e negociatave për marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha për Radion Evropa Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit nga Berlini. Deklarata i referohet një letre të hapur, të publikuar nga ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës më 23 maj. Heiko... Читать дальше...

Nga 28 maji, Kosova do të lehtësojë më shumë masa izolimi

Evropaelire.org 

Në Kosovë, nga data 28 maj, do të fillojë lehtësimi i mëtejshëm i masave të izolimit kundër koronavirusit. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, dha më shumë detaje: “Ndër masat lehtësuese është hapja e objekteve fetare nga data 28 maj. Po ashtu orari i lëvizjes do të ndryshojë, do të largohen masat për lëvizje të qytetarëve dhe ky orar do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00, pa kufizime”. Vitia po ashtu tha se varësisht nga situata epidemiologjike, deri në fund të... Читать дальше...



Çekia rihap të gjithë kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë

Evropaelire.org 

Republika Çeke do t’i rihapë të gjithë kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë, nga data 26 maj, edhe pse udhëtimi i turistëve të huaj do të mbetet i kufizuar, tha të hënën Ministria e Brendshme e Çekisë. Kufijtë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë janë mbyllur në mes të marsit, për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Ministria e Brendshme çeke tha se udhëtarët, edhe pas 26 majit, do të duhet të kenë dëshmi të testit negativ ndaj koronavirusit dhe se policia do të... Читать дальше...

Lajçak takoi ambasadorët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, takoi të hënën në Bruksel ambasadorët e shteteve të rajonit. Lajçak shkoi në Bruksel dy muaj pasi u emërua në këtë post, pasi, deri më tash, për shkak të pandemisë së koronavirusit, është detyruar të punojë nga shtëpia e tij në Bratisllavë. Ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë njoftoi vetë për takimin me ambasadorët, duke shkruar në... Читать дальше...

Trump paralajmëron se do ta zhvendosë konventën e partisë së tij në shtet tjetër

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi se mund ta zhvendosë konventën e Partisë së tij Republikane nga Karolina e Veriut, për shkak të kufizimeve nga koronavirusi atje. Karolina e Veriut është ende në fazën e dytë të rihapjes dhe tubimet e mëdha i ka ende të ndaluara. Konventa e Partisë Republikane është paraparë të mbahet në muajin gusht. Pandemia e koronavirusit ka bërë që Trump dhe kandidati i pritshëm demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, t'i anulojnë tubimet e fushatave. Читать дальше...

Pandemia ulë këmbimin tregtar në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Këmbimi tregtar i Maqedonisë së Veriut me shtetet tjera në periudhën janar-mars ka shënuar rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Kështu tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës. Eksporti i mallrave ka arritur në 1 milion e 400 mijë euro duke shënuar një rënie prej 8.2 për qind, ndërkohë që importi arrin në 1 milion e 900 mijë euro, që gjithashtu paraqet ulje për 3.6 për qind në krahasim me tre muajt e parë të një viti më parë.Ndërkaq, deficiti tregtar sillet në rreth 500 mijë euro. Читать дальше...

Thaçi thotë se Kurti e ka uzurpuar zyrën; Kurti këmbëngul në zgjedhje

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë dërguar sot porosi që shpërfaqin mospajtimet e tyre, lidhur me situatën politike në Kosovë. Gjatë vizitës në Burgun e Dubravës, presidenti Thaçi u ka thënë mediave se Kurti “e ka uzurpuar zyrën e kryeminstrit” dhe se “po sillet si i paligjshëm në skenën politike”. “Ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Për fat të keq, kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e... Читать дальше...

Sllovenia raporton për një rast të ri me COVID-19

Evropaelire.org 

Sllovenia ka raportuar për një rast të ri me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.  Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë vend janë testuar 256 persona.  Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1,469, ndërsa 107 pacientë kanë vdekur.  Në këtë vend, mesatarisht, rreth 1.000 teste ose më shumë kryhen nga e hëna në të premte, dhe rreth 500 gjatë fundjavave. Më 15 maj Qeveria sllovene shpalli zyrtarisht fundin e epidemisë së koronavirusit duke u bërë vendi i parë në Evropë që e mori një vendim të tillë. Читать дальше...

Spitalet pritet t’i kthehen punës si para pandemisë

Evropaelire.org 

Të gjithë shërbimet shëndetësore që janë kryer para se të shpallet pandemia e COVID-19 do të kthehen përsëri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë mjekë në këtë qendër dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Këta zyrtarë kanë thënë se kjo tashmë është çështje ditësh, mirëpo nuk kanë treguar ndonjë datë të saktë. Basri Sejdiu, drejtor gjeneral i QKUK-së, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo qendër prej fillimit të pandemisë është duke punuar me kujdestari të mjekëve dhe jo me kapacitete të plota. Читать дальше...

Thaçi: Serbia do të ballafaqohet me drejtësinë për gjenocid

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot (25 maj) Burgun e Dubravës për të kujtuar të burgosurit shqiptarë, të vrarë para 21 vjetësh në këtë burg, nga ana e forcave serbe. Presidenti Thaçi e ka cilësuar masakrën në Burgun e Dubravës si ndër më mizoret, “pasi që është kryer kundër të burgosurve të pambrojtur, gjë që është në kundërshtim me çdo konventë ndërkombëtare dhe çdo ligj ndërkombëtar”. “Serbia do të ballafaqohet me drejtësinë për gjenocidin që e ka kryer në Kosovë kundër popullatës civile... Читать дальше...

Irani ka rihapur objektet fetare

Evropaelire.org 

Irani ka rihapur objektet fetare, rreth dy muaj pas mbylljes së tyre, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Hapja e tyre u bë më 25 maj si pjesë e lehtësimit të masave të izolimit, të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.  Sipas shifrave zyrtare, në Iran janë regjistruar 7,451 viktima nga sëmundja COVID-19, ndërsa mbi 137 mijë persona janë infektuar me koronavirusin e ri.  Numrat realë besohet të jenë dukshëm më të lartë. Presidenti iranian, Hassan Rohani, tha një ditë... Читать дальше...

Borrell kërkon një strategji më të fuqishme evropiane ndaj Kinës

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell i bëri thirrje BE-së që të zbatojë një "strategji më të fuqishme" ndaj Kinës. Borrell, tha në një video-konferencë me ambasadorët gjermanë, se analistët "kanë folur për një kohë të gjatë për përfundimin e sistemit të udhëhequr nga Amerika dhe ardhjen e shekullit aziatik". "Kjo, po ndodh tani para syve tanë", tha Borrell.  Ai tha se pandemia mund të shihet si një pikë kthese në transferimin... Читать дальше...

Pandemia i hap rrugë bashkëpunimit në teknologji mes Rusisë dhe Kinës

Evropaelire.org 

Pandemia e koronavirusit mund të çojë në një bashkëpunim më të ngushtë mes Moskës dhe Pekinit në fushën e teknologjisë. Ky zhvillim mund të ketë ndikim në masë të madhe në rajonin e Euroazisë. Këto dy vende kanë qenë duke bashkëpunuar në fushën e teknologjisë edhe para fillimit të pandemisë së COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi i ri. "Pandemia nuk po e krijon një realitet të ri, por po i forcon tendencat që kanë ekzistuar më parë", tha Alexander Gabuev, një analist në Qendrën Carnegie në Moskë. Читать дальше...


Музыкальные новости
Сергей Шнуров

Певец Сергей Шнуров заявил, что бог велел Киркорову проклинать "Евровидение"





Rss.plus
ЦСКА

ЦСКА и "Нижний Новгород" забили 8 голов в матче РПЛ




Экс-игрок ЦСКА Вернблум раскритиковал базу команды

Онколог Пикулин назвал основные симптомы язвы желудка

Военно-патриотическая игра «Тропа разведчика» прошла в Мытищах

Мужчина избил и изнасиловал женщину в лифте в Москве




Belgjika nuk do të izolohet edhe nëse paraqitet një valë e re e epidemisë

Evropaelire.org 

Belgjika nuk do të vendosë masa të rrepta të izolimit, sikurse në dy muajt e fundit, edhe nëse paraqitet një valë e dytë e përhapjes së koronavirusit, tha ministri i Brendshëm i Belgjikës, Pieter De Crem. Në mesin e muajit mars, Belgjika filloi zbatimin e masave kundër koronavirusit, duke lejuar funksionimin vetëm të dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve.  Megjithatë, në muajin maj, ky vend lehtësoi disa masa, duke lejuar hapjen e bizneseve.  Ministri belg tha se masat e ashpra të bllokimit nënkuptonin... Читать дальше...

Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke i dhënë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte akoma në fuqi. "Ne kemi pasur kushte shumë të rrepta për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme dhe kemi gjykuar se i kemi përmbushur ato", tha Abe në një fjalim televiziv. Kryeministri tha se vendi kishte arritur të kontrollonte përhapjen e koronavirusit të ri, që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme më 7 prill. Japonia i ka lehtësuar kufizimet që nga mesi i majit... Читать дальше...

Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri kanë thënë se situata me pandeminë e koronavirusit është e qëndrueshme.  Në Spitalin Infektiv po trajtohen 16 raste me COVID-19, katër prej të cilëve janë në terapi intenzive.  Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19, ka arritur në mbi një mijë.  Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja të infektuarve me koronavirusin e ri. Katër raste janë në Tiranë dhe dy në Shkodër.  Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik... Читать дальше...

Policia e Kosovës ndalon 53 persona që s’i respektuan masat kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në 13 raste ka arrestuar 53 persona në komunat e ndryshme të Kosovës, për mosveprim në përputhje me dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në dy raste në komunën e Ferizajit janë ndaluar 33 persona, në tre raste në Prizren - 12 persona, në pesë raste në Gjilan - 5 persona, si dhe në tre raste në Mitrovicën e Jugut janë ndaluar 3 persona. Shumica e rasteve të ndalimit të këtyre personave ka të... Читать дальше...

Dhjetë viktima të reja nga COVID-19 në Gjermani

Evropaelire.org 

Gjermania ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 10 persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.  Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 8,257, tha Instituti gjerman Robert Koch. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani është 178.570. Të hënën ky vend ka lehtësuar masat e izolimit duke lejuar hapjen e restoraneve.  Gjermania ka miratuar një paketë fillestare shpëtimi me vlerë më shumë se 750 miliardë euro... Читать дальше...

SHBA-ja pezullon udhëtimet nga Brazili

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime të udhëtimit për shtetasit e huaj, që kanë qenë në Brazil në 14 ditët e fundit. Brazili ka numrin e dytë më të lartë në botë të infektuarve me koronavirusin e ri, gjithsej 363,211.  Deri më tani janë shënuar 22 mijë viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.  Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha se kufizimet në udhëtim do të ndihmonin që personat e infektuar të mos hyjnë në SHBA. "Vendimi do të ndihmojë që shtetasit e huaj që kanë... Читать дальше...



Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певец

Певец Лоза заявил, что Джикия является настоящим капитаном




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Охрана и безопасность. Как роботы и дроны работают на спортивных объектах?

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


WTA

Потапова не смогла пробиться во второй круг турнира WTA в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Game News

Always keep backups: an 'unprecedented' Google Cloud debacle saw a $135 billion pension fund's entire account deleted and services knocked out for nearly two weeks



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России