Në Hjuston varroset George Floyd
Në Hjuston të Shteteve të Bashkuara do të varroset sot George Floyd, afrikano-amerikani që vdiq në duart e policisë. Floyd, 46 vjeç, do të varroset pranë nënës së tij. Ai ka vdekur më 25 maj, pasi një oficer i bardhë i policisë e ka shtypur me gju në pjesën e pasme të qafës. Floyd është ndaluar nga policia nën akuzat se ka krijuar një faturë false, në vlerë prej 20 dollarësh. Vdekja e tij ka shkaktuar protesta masive kundër racizmit në SHBA, të cilat janë përhapur edhe në pjesë të tjera të botës. Читать дальше...