Dy të arrestuar në Banjskë për armëmbajtje pa leje
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në një hotel në Banjskë të Zveçanit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Ata u arrestuan mbrëmjen e 25 shtatorit për armëmbajtje pa leje, tha Elshani. Ai shtoi se hetimet do të tregojnë nëse ky rast ka lidhje me sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, në të cilin u vra një polic i Kosovës. Elshani tha se Policia beson se këta persona janë të punësuar në hotel. “Armët u gjetën në hotel”, tha Elshani. Читать дальше...