Në Londër protestohet kundër izolimit
![Në Londër protestohet kundër izolimit](https://gdb.rferl.org/275CBDF5-1F6D-42A9-93EB-1B8162B97D27_w800_h450.jpg)
Një grup i vogël protestuesish janë mbledhur në Londër për të marrë pjesë në disa përqafime grupore, me qëllim të kundërshtimit të masave të izolimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Rreth 20 persona, disa duke mbajtur mbishkrime “Trupi ime, zgjedhja ime”, janë përfshirë në një protestë para selisë së Policisë së Londrës të shtunën pasdite.
Nga fundi i muajit mars, britanikëve u është thënë që të mos mblidhen jashtë shtëpive të tyre, me qëllim të luftimit të koronavirusit.
Jeta në Mbetërinë e Bashkuar ka ndryshuar nga ajo kohë, ndonëse ka shenja për lehtësim të masave të izolimit.
Të dhënat e fundit tregojnë se deri më tani autoritetet britanike kanë regjistruar 182,260 persona të prekur dhe 28,131 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.