Shqipëria shënon vetëm 6 raste të reja me COVID-19
![Shqipëria shënon vetëm 6 raste të reja me COVID-19](https://gdb.rferl.org/70086392-2DAD-4766-B0C8-A6C37E16D06E_w800_h450.jpg)
Shqipëria po shënon ulje të numrit të personave të prekur me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë në një konferencë për media, bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja, ndërsa bëhet e ditur se Kruja është zona me numrin më të lartë të rasteve aktive në vend.
Nga 6 rastet e reja, 5 janë në Krujë dhe një në Tiranë, duke e çuar numrin e të prekurve në 795.
Sipas njoftimit të ministrisë, 67% e personave të prekur janë shëruar.
Nga data 4 maj, masat e izolimit në Shqipëri do të fillojnë në lehtësohen, mirëpo autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregulin e distancimit fizik për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.