Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2020

Askush nuk mund t'i ndryshojë kufijt në emër të Kosovës, thotë kreu i LDK-së

0
Askush nuk mund t'i ndryshojë kufijt në emër të Kosovës, thotë kreu i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se askush nuk mund t'i ndryshojë kufijtë e Kosovës, pasi kjo çështje, është në përgjegjësinë e Kosovës. 

Sipas tij, as i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, as përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe as shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, nuk janë ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore. 

"Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojme me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës. Duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun", ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook, duke shtuar se Kosova e ka shpallur pavarësinë në këtë territor dhe në këta kufij prandaj, sipas tij, kështu nuk ka arsye për të hapur temën e shkëmbimit të territoreve. 

Në pyetjen e një grupi të gazetarëve nëse Bashkimi Evropian, sikurse Gjermania, e kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. 

"Unë nuk e shoh nevojën që ne të jemi më katolikë se Papa. Nuk na takon neve t'iu themi serbëve dhe kosovarë se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Nëse ata merren vesh për diçka, ne duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovë ka ndikim në rajon. Por, në parim ky duhet të jetë dialog i lirë dhe fer mes dy palëve", ka thënë Borrell. 

Më 20 prill, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ambasadori Grenell po përpiqet të shtyjë përpara marrëveshjen për shkëmbim të territoreve, duke potencuar se një marrëveshje e tillë nuk do të mund të quhej paqësore.

"Mund të jetë që Grenell të jetë joshur nga Thaçi, por ai gjithashtu mund të jetë i joshur edhe nga fitimi i pikëve politike duke zgjidhur një mosmarrëveshjen shekullore," shtoi Kurti.

Por, përmes një postimi në Twitter, ambasadori Grenell ka reaguar pas konferencës online të Kurtit për mediat ndërkombëtare, duke mohuar se në praninë e tij është diskutuar ndonjëherë për shkëmbim të territoreve, siç kishte thënë Kurti.

“Nuk ka pasur absolutisht diskutim për shkëmbim territoresh prej meje – dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, ka shkruar Grenell.

Çështja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur vite më parë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo çështje nuk ka marrë asnjëherë karakter formal, si një temë e diskutimit mes dy vendeve, mirëpo ka ngjallur debate dhe mospajtime të shumta si brenda Kosovës ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Элджей

Рэпер Элджей выступил на фестивале «Черника Fest Music» в Новосибирске




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


WTA

Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России