Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2020

Zgjedhjet në botë në kohën e pandemisë së koronavirusit

0
Zgjedhjet në botë në kohën e pandemisë së koronavirusit

Kufizimet që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, kanë bërë që zgjedhjet në shumë vende të shtyhen - nga Rusia, Irani e Ballkani deri te zgjedhjet paraprake në 16 shtete të SHBA-së.

Derisa masat e izolimit janë duke u lehtësuar tani në shumë vende, shtrohet pyetja se si dhe kur do të mund të rihapen kutitë e votimit?

Që nga fundi i shkurtit, mbi 50 vende kanë shtyrë datat për zgjedhjet mbarëkombëtare, rajonale ose lokale.

Në mesin e tyre është Maqedonia e Veriut, e cila i ka shtyrë zgjedhjet parlamentare të 12 prillit; Serbia ka shtyrë zgjedhjet e përgjithshme të parapara më 26 prill, ndërsa Irani rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, të paraparë për 17 prill.

Izolimet në Evropë kanë qenë të nisura më 17 mars, kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin, me të cilin 22 prilli është caktuar si datë për mbajtjen e votimeve kombëtare për ndryshimin e kushtetutës.

Megjithatë, Putin i ka shtyrë këto votime më 25 mars dhe nuk ka caktuar datë të re.

Disa analistë thonë se ato mund të mos mbahen derisa Rusia të jetë duke luftuar koronavirusin.

Rusia po ashtu ka shtyrë të gjitha zgjedhjet lokale dhe rajonale, që ishin planifikuar nga 5 prilli deri më 23 qershor.

Zgjedhjet plotësuese në Pakistan janë shtyrë gjithashtu, së bashku me një referendum të Armenisë për ndryshimet në Gjykatën Kushtetuese.

Datat për zgjedhjet lokale janë shtyrë edhe në Kosovë, Mal të Zi, Rumani dhe Kirgizi.

Shtyrjet dhe debatet në Beograd

Në Serbi, presidenti Alekdandar Vuçiq po përballet me një bojkot të mundshëm të opozitës për zgjedhjet parlamentare dhe lokale, që mund ta thellojë tutje krizën politike atje.

Më 15 mars, kur Beogradi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, Serbia ka qenë në mes të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 26 prillit.

Më 16 mars, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Serbisë i ka ndaluar të gjitha aktivitetet zgjedhore.

Por, Vuçiq, udhëheqës i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, është akuzuar për shfrytëzimin e paraqitjeve të tij të përditshme zyrtare për vetë-promovim dhe për mbështetje të aleatëve të tij politikë.

Pasi ka udhëtuar personalisht në Novi Pazar për të çuar pajisje mjekësore dhe për të mbajtur një konferencë për media, një nga pesë ndihmësit e kryetarëve të qytetit, Emir Ashqeriq, e ka akuzuar presidentin për fushatë të fshehtë zgjedhore.

Ashqeriq ka shkruar në Facebook se Vuçiq dhe partia e tij janë "më të shqetësuara me veten dhe politikën" sesa me zgjidhjen e urgjencës së shëndetit publik.

"Fjala 'abuzim' është shumë e dobët për të përshkruar këtë vetë-promovim politik në mes të një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe një pandemie të rrezikshme", ka thënë Ashqeriq.

Vëzhguesit politikë thonë se presin që partia qeverisëse e Serbisë të dalë e para kurdo që të mbahen zgjedhjet. Vuçiq tashmë i ka thirrur zgjedhjet për 21 qershor.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut e ka shpërndarë parlamentin e saj në shkurt dhe ka shpallur zgjedhjet e parakohshme më 12 prill.

Shkupi i ka ndaluar të gjitha aktivitetet zgjedhore dhe ka shtyrë votimin vetëm dy ditë para fillimit zyrtar të fushatës.

Kurdo që të ricaktohen zgjedhjet, pritet që ato të jenë një garë e ashpër midis Lidhjes Social-Demokrate të kryeministrit Oliver Spasovski dhe partisë nacionaliste opozitare VMRO-DPMNE, të udhëhequr nga Hristijan Mickoski.

Disa analistë politikë thonë se VMRO-DPMNE mund të përfitojë më shumë nga zgjedhjet, nëse ato mbahen në vjeshtë, kur situata ekonomike mund të përkeqësohet për shkak të kufizimeve nga pandemia e koronavirusit.

Vëzhguesit gjithashtu thonë se partia e Spasovskit mund t’i shfrytëzojë shqetësimet për mundësinë e një shpërthimi të dytë të koronavirusit, për të kërkuar një datë më të hershme për zgjedhjet.

Votimet me postë në Poloni

Zgjedhjet presidenciale të 10 majit në Poloni kanë arritur në një pikë të çuditshme. Qendrat e votimit nuk janë hapur dhe pjesëmarrja ka qenë zero.

Zgjedhjet as nuk janë shtyrë zyrtarisht, as nuk janë anuluar, sepse qeveria dhe opozita nuk kanë arritur të pajtohen për një zgjidhje kushtetuese dhe të sigurt.

Parlamenti ka miratuar legjislacionin për votime me postë. Por, nuk ka pasur marrëveshje për datën.

Qeveria ka dashur zgjedhje para qershorit, por për partitë e opozitës kjo kohë është shumë shpejt.

Koha e zgjedhjeve në Poloni është bërë çështje pasi urdhrat e izolimit nga koronavirusi kanë ndaluar fushatën dhe kanë penguar kandidatët të zhvillojnë mitingje publike.

Zyrtarët postarë tani janë duke u përgatitur për të dërguar fletët zyrtare të votimit në shtëpitë e rreth 30 milionë votuesve të regjistruar.

Votuesit do t’i hedhin votat e tyre në kuti të posaçme, të vendosura në lagje, të cilat më pas do të mblidhen nga punëtorët e postës.

Partitë e opozitës, vëzhguesit e zgjedhjeve ndërkombëtare dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se do të jetë e vështirë mbajtja e zgjedhjeve "të lira dhe të ndershme" me postë.

Suksesi në Korenë e Jugut

Në mesin e rreth 20 vendeve që kanë mbajtur zgjedhje në mars dhe prill, Koreja e Jugut shihet gjerësisht si vendi që ka zhvilluar votime në mënyrën më të përgjegjshme në kohë të pandemisë.

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 15 prillit ka qenë 66 për qind – më e larta në gati tri dekada.

Më shumë se një e katërta e 44 milionë votuesve kanë votuar më herët, për të hequr presionin nga qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve.

Ata që kanë votuar në qendrat e votimit, janë pajisur me maska në fytyrë dhe doreza.

Kabinat e votimit janë dezinfektuar rregullisht dhe votuesit kanë qëndruar larg njëri-tjetrit derisa prisnin në radhë.

Koreja e Jugut nuk ka vendosur kurrë masa të ashpra izolimi, të tilla si në vende të tjera të botës.

Disa vëzhgues kanë thënë se Koreja e Jugut mund të jetë shembull se si të organizohen zgjedhjet në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.

Përgatiti: Valona Tela





Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил об открытии «Домиков добра» для сбора гуманитарной помощи





Москва

Совместное заявление участников круглого стола, приуроченного ко «Дню защиты прав безвинно осужденных»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин сообщил об открытии «Домиков добра» для сбора гуманитарной помощи



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Фриске

Память Жанны Фриске почтили посмертной наградой и ее песней на музыкальной премии




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов 12 июня установил мировой рекорд по чеканке мяча в «Лахта Центре»

ЕВРО-2024: большой футбол ждет слушателей «Авторадио»


WTA

Блинкова вылетела с турнира WTA в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Россия

Социальные и ESG-проекты ГПМ Радио названы лучшими в России



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России