Aktakuzë ndaj katër personave të dyshuar për dhunimin e një të miture në Gjilan
![Aktakuzë ndaj katër personave të dyshuar për dhunimin e një të miture në Gjilan](https://gdb.rferl.org/C3CB60C5-B261-4063-8498-25A11D2BF2A9_w800_h450.jpg)
Prokuroria Themelore e Gjilanit njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër katër personave që dyshohet se kanë dhunuar një 17-vjeçare më 23 shkurt të këtij viti në fshatin Selishtë të këtij qyteti.
Sipas prokurorisë, më 23 shkurt të këtij viti, të dyshuarit kanë dhunuar një 17-vjeçare “në atë mënyrë që, fillimisht, i pandehuri A.S., duke shfrytëzuar gjendjen e saj, me premtimin se do ta martojë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në shtëpinë e pabanuar të të pandehurit S.L.".
Pas kësaj, "i njëjti u ka thënë edhe të dëmtuarve A.A. dhe S.L., që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit akuzohen për veprën penale “dhunim”.
Javën e kaluar u raportua edhe për dy raste të tjera të dhunimit në qytetin e Mitrovicës.
Për to reagoi edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi masa më të rrepta për rastet e dhunimit.
Lexoni edhe këtë:
Kërkohen masa më të rrepta për rastet e përdhunimit seksual në Kosovë