103news.com
World News in Albanian
Май
2020

Pandemia i shkaktoi miliona humbje industrisë së qumështit në Kosovë

0
Vendosja e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në Kosovë.


Përpos rënies së fuqisë blerëse, humbjet më të mëdha këtyre bizneseve u janë shkaktuar nga mbyllja e gastronomisë.


Krahas shitjes së produkteve në dyqane, markete dhe tregje të ndryshme, prodhuesit e produkteve nga qumështi furnizojnë restorantet e lokalet e ushqimit të shpejtë.


Milazim Berisha, pronar i fermës dhe qumështores “Eurolona”, njëherësh edhe kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky sektor nuk ka pasur përkrahjen e nevojshme institucionale që nga shfaqja e pandemisë.




Gjatë kësaj periudhe, sipas Berishës, është rrezikuar funksionimi i shumë bizneseve të prodhimit dhe përpunimit të qumështit.


“Me kalimin e kohës dhe ndërprerjen e punës së institucioneve publike dhe bizneseve private dhe institucioneve të tjera është paraqitur problemi i fuqisë blerëse. Duke marrë parasysh edhe numrin e madh të mërgimtarëve që i kemi pasur çdo vit, këtë vit nuk do ta kemi, edhe nëse e kemi do të jetë në masë të vogël, priten probleme më të mëdha dhe rritje të stoqeve”, thotë Berisha.


Berisha thotë se pasojat do të jenë më afatgjata për bizneset që operojnë në këtë sektor, pasi ato kanë regjistruar humbje si pasojë e mosshitjes së produkteve në kohën e pandemisë.


“Dëmet janë të mëdha. Pastaj janë dhe pasojat që do të mbesin edhe për një periudhë të caktuar sepse kjo ndikon në shumë pika të organizimit, si në shpërndarje ashtu edhe në inkasim".


"Kemi problem edhe me prishje (të produkteve) të cilat janë nëpër shitore për shkak të pamundësisë së shitjes sepse janë produkte të freskëta që nuk kanë një afat të gjatë të përdorimit dhe ne duhet t’i kthejmë ato produkte dhe t’i zëvendësojmë me të reja. Në këto raste gjithmonë dëmtohet fabrika e qumështit”, thotë Berisha.


Prodhuesit e qumështit thonë se në këtë fazë të pandemisë, institucionet është dashur që të subvencionojnë prodhimin e qumështit.


Sipas tyre një gjë të tillë e kanë bërë shtetet e rajonit duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e konkurrencës ndaj produkteve vendore në Kosovë.


Produktet e importuara sfiduan prodhimin vendor 

Prodhuesit thonë se koha e pandemisë është dashur që të shfrytëzohet për të bërë fushata në mbështetje të produkteve vendore të qumështit.


Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Qumështit, Gani Durmishaj thotë për Radion Evropa e Lirë se sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit ka punuar me kapacitet të kufizuar që nga muaji mars.




“Kemi obligime ndaj fermerëve, kemi obligime ndaj ambalazhit, kemi obligime ndaj pagave të punëtorëve sepse ne nuk e kemi ndalë punën edhe në këto kushte çfarë kanë qenë. Ne kemi dalë nëpër terren kemi grumbulluar qumësht. Nuk e kemi ndalë industrinë dhe jemi munduar të furnizojmë popullin me produkte të qumështit. Kjo është një sfidë e madhe dhe kemi pasur barrë vetëm ne. Po frikësohem tash që ato magazina që janë mbushur ekziston mundësia që të hidhen si mbeturinë”, thotë Durmishaj.


”Situata është më rëndë dhe për shkak të konkurrencës që bëjnë produktet e importuara”, thotë kryetari i Shoqatës së Industrisë së Qumështit, Gani Durmishaj.


”Ky problem i grumbullimit është në krejt rajonin, por tash kanë gjetur kanale sepse janë shtete më të forta dhe po subvencionojnë produktet e qumështit dhe ata po i orientojnë nga ne me disa çmime të lira të cilat po na e marrin tregun, aq pak qe kanë mbetur konsumatorë. Kur është në pyetje pastaj çmimi, qytetarët po i marrin më lirë produktet e huaja”, shton ai.


Industria e qumështit punëson mbi 5,500 punëtorë

Shoqata e Industrisë së Qumështit së fundi është takuar edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti nga i cili kanë kërkuar mbështetjen e qeverisë në kapërcimin e krizës në të cilën është përfshirë ky sektor.


Sipas të dhënave të Shoqatës së Industrisë së Qumështit, kjo industri ka rreth 2,500 punëtorë në zinxhirin prodhues, kurse mbi 3,000 punëtorë në atë të shpërndarjes. 


Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në Kosovë, vazhdimisht kanë kërkuar përkrahje sidomos në promovimin e prodhimeve vendore.


Mirëpo, në tregun e Kosovës vazhdojnë të jenë mjaft të shtrira produktet e importuara.




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Стремимся быть самыми лучшими по всем направлениям





Москва

Пластический хирург Александр Вдовин: мифы вокруг операции по удалению комков Биша


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Стремимся быть самыми лучшими по всем направлениям



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Елена Волкова

Фестиваль «Большая сцена» приглашает к участию талантливых людей со всей России




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Офицер Росгвардии спас жизнь мужчине в Москве

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве

В Москве росгвардейцы приняли участие в обеспечении безопасности во время проведения спортивных мероприятий


Дарья Касаткина

Касаткина о допинговом деле Синнера: «Я верю, что он невиновен.



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России