Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2020

Kërkohet ndalja e presionit ndaj Gjykatës Kushtetuese

0
Kërkohet ndalja e presionit ndaj Gjykatës Kushtetuese

Përfaqësues të lartë politikë në Kosovë kanë bërë thirrje që mos të bëhet presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, mirëpo sipas analistëve janë pikërisht këta politikanë dhe mbështetësit e tyre që bëjnë presion mbi gjykatën më të lartë në vend.

Më 30 prill, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti ka marrë një vendim kundër-kushtetues.

Kjo gjykatë pritet ta marrë vendimin në fund të muajit maj, për të vendosur nëse qeveria apo presidenti kanë të drejtë, mirëpo emri i saj përmendet çdo ditë nga politikanët kosovarë.

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë deri tani ndonjë deklaratë se a do të pranohet ndonjë vendim nga gjykata nëse ai nuk do të jetë në favor të tij, por ka theksuar në disa raste se qeveria që ai drejton, do të vazhdojë të punojë deri në zgjedhjet e reja.

Por, me një ton tjetër është parë Kurti ditën e hënë. Ai ka thënë se Gjykatën Kushtetuese, duhet lënë të punojë në qetësi, pasi që siç tha ai, gjykata i ka aktgjykimet nga rastet e mëhershme.

“Ekzistojnë përvoja dhe praktikat e mëhershme. E kemi Kushtetutën tonë dhe le të punojë në qetësi për vendim profesionale e meritor”, tha Kurti.

Kurse, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pas vendimit të Kuvendi të Kosovës me votimin e mosbesimit të Qeverisë Kurti, ‘askush nuk mund të mbajë të uzurpuar asnjë zyre të institucioneve të vendit’.

Halimi: Deklaratat e Kurtit dhe Thaçit janë presion mbi gjykatën

Pikërisht këto deklarata, analisti politik Fisnik Halimi i sheh si një lloj presioni mbi Gjykatën Kushtetuese.

“Që të dy këto deklarata edhe të kryeministrit në detyrë edhe të presidentit, nuk mund te shihen ndryshe përveç se presion direkt mbi Gjykatën Kushtetues për të sjellë vendim të atillë që do t’ju konvenonte palëve respektive. Këto praktika në Kosovës një herë e mirë duhet ndaluar në mënyrë që pushtetet e ndara në Kosovë të marrin kuptimin e plotë, ashtu siç janë të parapara pikërisht në Kushtetutën e Kosovës”, tha Halimi.

Halimi tha për Radion Evropa e Lirë se nga deklarimet e bëra nga zyrtarët e Qeverisë Kurti shihet qartë se ata nuk janë të gatshëm të lirojnë institucionet. Sipas tij, edhe anëtarë të rëndësishëm të partisë së Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosjes kanë hezituar të shprehen hapur nëse do të pranojnë vendimin e Kushtetueses nëse ai vendim është në disfavor të tyre.

“Rrjedhimisht ne po shohim që Kosova po hyn në një fazë tjetër të rrezikshme të zhvillimit shoqëror, ku instanca më e lartë gjyqësore, siç është Gjykata Kushtetuese, po vihet në dyshim nëse do të duhej të pranohen vendime të asaj gjykate apo jo”, tha Halimi.

Kurti kërkon zgjedhje më 14 qershor

Visar Xhambazi, analist nga organizata Demokracia për Zhvillim, tha për Radion Evropa e Lirë, se menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të sqarohen gjërat për atë se kush do të ketë të drejtë për të formuar qeverinë e re.

Xhambazi konsideron se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është dashur të modifikojë deklaratën e tij që kur ka folur për vazhdimin e punës. 

“Mendoj se kjo do të duhej të riformulohej se qeveria në detyrë do të duhej të vazhdojë punën e të mbetet në detyre deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse është në diskrecionin e Gjykatës Kushtetuese se çka do të ndodhë me qeverinë aktuale”, thotë Xhambazi.

Xhambazi thotë se partitë politike dhe liderët politikë janë duke bërë një lloj fushate elektorale në këtë kohë krize politike, që si qëllim kanë përfitimin e elektoratit.

“Gjykata Kushtetuese si institucion nuk është imune ndaj presionit politik, i cili po zhvillohet brenda partive politike”, tha Xhambazi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh edhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe se subjektit të tij partiak i konvenon data 14 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kurti po ashtu i është drejtuar me një letër edhe Komisionit të Venecias (Venedikut) lidhur me dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për mandatimin e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hotit për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Por, ky Komision i kishte kërkuar Kurtit që të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.





Губернаторы России
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО





Москва

Концертный директор для музыкантов. Концертный директор для певцов. Концертное агентство в Москве. Букинг агентство. Организация концертов и гастролей.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: В этом году к проекту «Открой#Моспром» присоединился один миллион человек



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Любовь Успенская

Добровинский: суд в Москве вернул исковое заявление Успенской к Киркорову




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Московские школьники завоевали четыре медали на престижной Международной олимпиаде

В Москве выставили на продажу редкий Mercedes-Benz SLR McLaren за 100 млн рублей

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024


WTA

Александрова вышла во второй круг турнира WTA в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России