Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2020

Kosovarët nuk i regjistrojnë veturat për shkak të COVID-19

0
Kosovarët nuk i regjistrojnë veturat për shkak të COVID-19

Mbi 50 mijë automjete nuk janë regjistruar gjatë kohës që kur Kosova po përballet me pandeminë e COVID-19 dhe kjo ka goditur rëndë kompanitë e sigurimeve, thonë zyrtarë të këtyre kompanive.

Vetëm gjatë muajit mars dhe prill shitja e policave (sigurimi i detyrueshëm për automjete) ka rënë për 50 për qind krahasuar me muajt paraprak.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku tha për Radion Evropa e Lirë se pandemia koronavirusit ka sjell vështirësi të mëdha në operim, por, problemet më të mëdha janë shfaqur në aspektin financiar.

“Gjatë muajit mars dhe prill shitja e policave ka rënë në masën prej 50 për qind. Situatë e njëjtë është edhe gjatë muajit maj. Numri i automjeteve që nuk kanë mundur ta vazhdojnë regjistrimin llogaritet të jetë mbi 50 mijë. Pasi që ne ende gjendemi në pandemi, kompanitë ende nuk kanë llogaritur se sa është vlera e dëmeve që atyre iu ka sjell”, thotë Mazreku.

Derisa kompanitë e sigurimeve nuk kanë arritur të shesin policat e sigurimeve, ata kanë qenë të detyruar të mbulojnë dëmet. Mazreku shton se vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, vlera e dëmeve të paguar nga kompanitë e sigurimeve është mbi 13 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve në Kosovë të cilat janë të angazhuara në aktivitetet e sigurimit të automjeteve, sigurimit të dëmeve, sigurimit jetësor e të tjera, thotë Mazreku, janë dëmtuar, por që deri më tani nuk kanë ndonjë indikacion se si pasojë e pandemisë ndonjëra nga kompanitë e licencuara në vend mund të falimentojë.

Sigurimi i detyrueshëm i automjeteve, “i shtrenjtë”

Mbyllja e Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve, sipas drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku ka qenë arsyeja e vetme për mosregjistrim të automjeteve, për të cilat, thotë Mazreku kanë rekomanduar të hapen.

Por, sipas një grupi të qytetarëve që identifikohen si adhurues të veturave, ka pasur edhe arsye tjera të mosregjistrimit. 

Agan Hajdarhoxha nga grupi me emrin “Marakli t’kerreve”, tha për Radion Evropa e Lirë, se një nga arsyet mund të jetë edhe rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve.​

“Pandemia i ka prekur njerëzit. Qytetarët kanë shpenzuar paratë për gjëra të tjera dhe tani nuk kanë për të regjistruar veturën. Të regjistrosh një veturë në Kosovë nuk është lehtë, pasi që duhen goxha para, me ato para një qytetar e kalon një muaj apo një muaj e gjysmë. Po ashtu, së fundit është rritur edhe çmimi i sigurimit të veturës”, thotë ai.

Në nëntor të 2019-tës, çmimi i sigurimeve u rrit mbi 26 për qind

Në nëntor të vitit të kaluar, Banka Qendrore e Kosovës pati marrë vendim që të rrisë tarifat për sigurimin e detyrueshëm për automjete për pasagjerë.

Kjo rritje, e cila ishte mbi 26 për qind, kishte ngritur pakënaqësitë e qytetarëve, grupeve të ndryshme që identifikohen si adhurues të veturave dhe shoqërisë civile.

Për automjetet prej 0 deri në 750 centimetër kubik, për të cilat ishte paguar 59 euro, pas datës 15 nëntor 2019 paguhet 74,71 euro. Ndërkaq, për automjetet që janë mbi 2,701 centimetër kubik, për të cilat është paguar 247,80, tani paguhet 313,78 euro.

Hajdarhoxha thotë se pavarësisht çmimeve, të cilat janë të larta, veturat duhet regjistruar, pasi që si të tilla rrezikojnë komunikacionin.

Numri i madh i veturave të paregjistruar në Kosovë ka qenë problem edhe para pandemisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të muajit shkurt të këtij viti, numri i veturave të paregjistruara në territorin e Kosovës është 148 mijë, kurse i veturave të çregjistruara 51 mijë. Ndërkaq, automjete të regjistruara janë 356 mijë.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о работе хаба молодежного предпринимательства





Москва

Слушатель из Смоленска выиграл на «Авторадио» «Москвич 3»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин объявил о начале работы хаба молодежного предпринимательства



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Полина Гагарина

«Подали в суд»: Гагарина назвала себя жертвой конфликта из-за песни Цоя




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Юные тулячки завоевали серебро и бронзу турнира по синхронному плаванию

После концерта и в дождь дороже: как складываются цены на поездки на такси

Ход конем. В Москве на Гоголевском бульваре открылся летний шахматный клуб


Ролан Гаррос

Главный русский теннисист заставил Париж аплодировать ему стоя. Что удалось Осьминогу Медведеву?



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Евгений Миронов, Ирина Пегова, Кристина Асмус, Илья Авербух, Елизавета Арзамасова и другие звезды не фестивале «НЕБО»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России