Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2020

Në Maqedoninë e Veriut namazi i Bajramit mund të falet në xhami

0
Në Maqedoninë e Veriut namazi i Bajramit mund të falet në xhami

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të premten që ora policore gjatë Festës së Bajramit, përkatësisht ditën e diel, të fillojë nga ora  11:00 dhe të zgjasë deri të martën në orën 5:00 të mëngjesit.

Paraprakisht Komisioni për Sëmundje Infektive, u kishte rekomanduar autoriteteve  qeveritare, që gjatë kësaj fundjave, e cila përkon me festën e Fitër Bajramit dhe Ditës së Shën Qirilit dhe Metodisë, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, i gjithë shteti të futet në karantinë prej 58 orëve, përkatësisht ora policore të fillojë të shtunën në orën 19:00 dhe të përfundojë të martën në mëngjes.

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kishte përsëritur disa herë se numri në rritje i të infektuarve me koronavirus është si rrjedhojë e tubimeve familjare.

Bashkësia Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, ka paralajmëruar se nuk do ta pezullojë faljen e namazit të Bajramit gjatë të dielës.

Nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut në një komunikatë me shkrim kanë theksuar se vendosja e orës policore prej 58 orëve nga e shtuna deri të martën, “do të irritonte pa masë besimtarët islamë, nga shkaku se gati një muaj në vikende nuk ka pasur orë policore, gjë që me automatizëm nënkuptohet se bëhet me qëllim që të ndalohet falja e namazit të Fitër Bajramit”.

“Riaseti i BFI-së, për shkak të situatës me pandeminë ka hequr dorë prej organizimit dhe manifestimit qendror të Fitër Bajramit, por nuk do të marrë përgjegjësi mbi vete për pezullimin e faljes së namazit të Fitër Bajramit në xhami. Nëse vendosni që gjatë vikendit në tërësi të futet në orë policore, atëherë ju si organe kompetente do ta humbni besimin te besimtarët islamë, duke e pasur parasysh se vendi ynë gjendet para zgjedhjeve parlamentare”, kanë theksuar në një komunikatë me shrim nga BFI e Maqedonisë së Veriut.

*Maqedonia e Veriut rihap xhamitë për besimtarët

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski gjatë ditës ka theksuar se “askush nuk është më i fortë se shteti. Asnjë politikan, asnjë individ, e as ndonjë lider fetar”

Myftiu i Tetovës, Qani Nesimi, për radion Evropa e Lirë thotë se Bashkësia Fetare Islame vendimin për faljen e namazit të Bajramit nuk e ka marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore të vendit, përkundrazi shton ai, se janë ndërmarrë të gjitha masat në xhamitë e Maqedonisë së Veriut në përputhje me rekomandimet e organeve të shëndetësisë për ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e higjienës.

“Unë nuk shoh përplasje apo kërcënim ndaj njërit apo institucionit tjetër, por kemi të bëjmë me realizmin e kompetencave në kohëra të duhura. Unë jam shumë optimist se popullata me përpikmëri do tu përmbahen rekomandimeve të organeve të shëndetësisë duke mos vënë në asnjë moment në rrezik shëndetin e përgjithshëm sepse nga dita që u soll vendimi të hapen xhamitë dhe të mund të falet namazi në xhami, u jemi përmbajtur rekomandimeve, përkatësisht besimtarët gjatë faljes kanë treguar kulturë të lartë të përmbushjes së rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore duke marrë çdo njëri sixhade personale me vete, duke mbajtur maska dhe duke ruajtur distancën fizike“, tha Myftiu.

Në opinion janë nxitur më shumë polemika se masat që kanë të bëjnë me shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve vendosen nën presion.

Venhar Ramadani, gazetar, për Radion Evropa e Lirë thotë se nuk ka vend për kalkulime dhe se në këto raste duhet marrë parasysh në mënyrë strikte mendimi dhe vendimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe institucioneve përgjegjëse në lidhje me situatën e fundit, me pandeminë Covid-19.

“Kjo pasi qytetarët, por edhe gjithë palët tjera duhet të kenë besim tek profesionistët. Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj, së bashku me subjektet politike dhe jo-politike duhet ta kenë parasysh rrugëtimin e vendit dhe për këtë duhet edhe të sillemi si vendet ku edhe jemi drejtuar, pra në Bashkimin Evropian".

"Situata bëhet e padurueshme shkaku i qytetarëve që masat restriktive nuk duan t'i kuptojnë si masa me qëllim të mirë për shëndetin e tyre, por i marrin si ndonjë lloj të kontrollit apo edhe të ndonjë forme tjetër, të ndikuar shpesh edhe tek teoritë konspirative. Në të gjithë këtë ide, ka rol edhe shteti pasi përveç sfidave tjera rreth Covid-19 duhet të punojë edhe në edukimin e masës duke i bindur se nuk ka ndonjë arsye tjetër, përveç kujdesit për shëndetin e tyre”, thekson Ramadani.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Найк Борзов

Братья Грим и Найк Борзов выступят в Нижегородской области в День молодежи




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

СМИ: Австрия и ФРГ выступили против ограничений на передвижение российских дипломатов в Европе



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России