Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2020

Fjalori fyes i politikanëve, sinjal për politikëbërje të re

0
Fjalori fyes i politikanëve, sinjal për politikëbërje të re

Përdorimin e fjalorit fyes, nga zyrtarë të lartë shtetërorë në Kosovë, profesorët dhe analistët politikë në Prishtinë, po e shohin jo vetëm si papjekuri politike, mungesë të kulturës së komunikimit normal në diskursin publik, por edhe si një çështje që krijon përçarje të mëdha ndërmjet mbështetësve të tyre.

 

Ata thonë se ky lloj komunikimi tregon se liderët e lartë shtetërorë nuk janë të gatshëm që të pranojnë vendimet e pavarura të institucioneve.

Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Rrahman Paçarizi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se përplasjet me fjalë mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, janë duke përçuar mesazhe të këqija kudo, por me theks të veçantë te qytetarët.

“Kjo tregon se ka kulmuar qasja mosduruese ndërmjet udhëheqësve të institucioneve të Kosovës nga të cilët ne kemi pritur që të koordinohen dhe në vend të kësaj këta e kanë vazhduar betejën e tyre pothuajse personale, duke ushtruar në këtë mënyrë edhe presion ndaj institucioneve të pavarura”, tha Paçarizi.

Ai thekson se këto përçarje në skenën politike, sidomos ato të dy krerëve të lartë të vendit, rrezikojnë jo vetëm marrëdhëniet ndërnjerëzore, por edhe thellojnë hendeqet e paqena politike.

“Qytetari dhe votuesi, të cilët janë gjysmë të arsimuar, janë njerëz të varfër dhe pa shumë mundësi të zhvillimit dhe punësimit. Ata duan t’iu besojnë liderëve të tyre në mënyrë të verbër dhe në këtë mënyrë prishen marrëdhëniet ndërnjerëzore deri në masën sa mund të shndërrohet një fenomen i rrezikshëm social për shoqërinë kosovare. Në ndërkohë udhëheqësit politikë të Kosovës brenda afateve shumë të shkurtra i harrojnë përplasjet ndërmjet tyre”, shtoi mes tjerash ai.

Zyrtarët e lartë shtetërorë në Kosovë, por edhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, javëve të fundit sidomos, pas rrëzimit të qeverisë Kurti, janë duke përdorur diskurs politik kërcënues dhe fjalor linçues.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur partinë politike, Lëvizja Vetëvendosje, që drejtohet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, 'ndërmarrje kriminale' kurse, kryeministri i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Thaçi është shembulli më i keq për qytetarët.

Fjalor i ashpër politik e fyes është parë edhe në disa debate televizive. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në emisionin Frontal në televizionin T7, e ka quajtur “pulë të keqe”, kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ngecjet e proceseve shtetërore, peng i konflikteve politike

Analisti Naim Rashiti, drejtor i Grupit të Ballkanit për Politika, tërheq vërejtjen se ashpërsimi i fjalorit te liderët politikë, nuk mund të sjellë ndonjë klimë pozitive, sidomos në situatën politike në të cilën gjendet Kosova.

“Asgjë më shumë e as më pak, ky është një diskurs politik tani më i papjekur në skenën tonë politike, i cili nuk do të eliminohet derisa akterët e njëjtë mbeten në skenë ose operojnë qoftë në opozitë apo në pushtet. Për ketë arsye besimi në politikë dhe në institucione është shumë i ulët nga popullata”, u shpreh Rashiti.

Ai thotë se jo vetëm diskursin, por dështimet  e skenës politike dhe institucioneve qytetarët i ndjejnë çdo ditë në çdo aspekt të jetës.

Sipas tij, të gjitha proceset e brendshme në Kosovë, por edhe ato në rrafshin ndërkombëtar, pa asnjë përjashtim, kanë mbetur peng i këtyre raporteve acaruese mes liderëve politikë.

“Të gjithë proceset, pothuajse të gjitha, kanë ngecur dhe janë peng i këtyre konflikteve politike. Elitat politike nuk kanë krijuar as një hapësirë për asnjë konsensus, asnjë marrëveshje në asnjë situatë që do të mund të krijonte një rrugëdalje për agjendën e papërfunduar të shtetndërtimit”, tha Rashiti.

Fjalori i ashpër e fyes të zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë është i papranueshëm edhe për Arlindën 23-vjeçare nga Prishtina.

“Ky fjalor po na shkakton siklet, nervozë edhe mërzi”, tha ajo duke shtuar se këto mospajtime mes politikanëve do të ndikojnë dhe në te ardhmen e vendit dhe të rinisë.

Kurse, Daut Maloku, nga Prishtina, tha se bartësit e lartë të posteve politike nuk do të duhej të sillen e të flasin ashtu siç janë duke folur ditëve të fundit.

“Kanë krijuar një situatë e jetë konflikti edhe në shoqëri që është shumë e dëmshme”, ka deklaruar ai.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Дима Билан

Билан заявил, что согласен стать отцом ребенка от Лолиты Милявской




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Токсичный бизнес: за медицинской помощью с симптомами отравления в Москве обратилось более 120 человек



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России