Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
![Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri](https://gdb.rferl.org/6349B5E6-DCD6-49B2-B73A-BB81A5E1A20B_w800_h450.jpg)
Autoritetet shëndetësore në Shqipëri kanë thënë se situata me pandeminë e koronavirusit është e qëndrueshme.
Në Spitalin Infektiv po trajtohen 16 raste me COVID-19, katër prej të cilëve janë në terapi intenzive.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19, ka arritur në mbi një mijë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja të infektuarve me koronavirusin e ri. Katër raste janë në Tiranë dhe dy në Shkodër.
Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se gjatë kësaj periudhe janë shëruar gjashtë pacientë.
Deri më tani në Shqipëri, 79% e të infektuarve janë shëruar, ndërsa 32 pacientë kanë vdekur.