Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Новости за 16.06.2023

SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania: Të lirohen menjëherë tre policët kosovarë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, kanë bërë thirrje për lirimin e tre policëve kufitar të Kosovës, për të cilët autoritetet e Kosovës pretendojnë se janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovë nga forcat serbe. Autoritetet në Serbi thonë se ata kanë qenë “thellë” në territorin e tyre, kur janë arrestuar. I dërguari i amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u ka thënë të premten gazetarëve se e kanë ndjekur “rastin e arrestimit të tre policëve të Kosovës”. Читать дальше...

Blinken: Qëllimi i vizitës në Kinë, shmangia e vlerësimeve të gabuara

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha, më 16 qershor, se vizita e tij e ardhshme në Kinë synon të hapë një komunikim më të mirë, duke zgjidhur “keqkuptimet” dhe duke shmangur “vlerësimet e gabuara”, raportoi AFP. “Konkurrenca intensive kërkon diplomaci të qëndrueshme, për të siguruar që konkurrenca të mos kthehet në konfrontim apo konflikt”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Uashington. “Kjo është ajo që bota pret nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina”, theksoi ai. Blinken do të qëndrojë në Pekin më 18 dhe 19 qershor. Читать дальше...

Sveçla: Arrestohet një nga sulmuesit e gazetarëve në veri të Kosovës

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo, në Leposaviq, me datë 29 maj, sapo është arrestuar. “Nemanja Vllaskoviq do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë. Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”, ka shkruar Sveçla në Facebook. Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit të dyshuar të gazetarëve. Читать дальше...



KFOR: Nuk dihet se ku kanë qenë policët në kohën e arrestimit

Evropaelire.org 

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se nuk është e qartë se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit nga forcat serbe. "Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, më 14 qershor, misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka rishikuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka folur me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet serbe. Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit"... Читать дальше...

Teposhta e "suksesit" në Ohër

Evropaelire.org 

Pak javë pasi u morën vesh për normalizim të marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia gjenden në një situatë të tensionuar, pa zgjidhje në horizont.

Përfundon gjykimi i ‘mbretit të kriptovalutave’ në Mal të Zi

Evropaelire.org 

I arratisuri ndërkombëtar dhe i ashtuquajturi mbreti i kriptovalutave, Hyeong Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit Hon Chang Joon, të cilët po gjykohen në Gjykatën Themelore në Podgoricë për falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit, theksuan se ishin të bindur se pasaportat e tyre ishin të ligjshme. Pas seancës dëgjimore të tyre, gjyqtarja Ivana Beçiq ka njoftuar se do të nxjerrë aktgjykim të hënën, më 19 qershor. Ata janë akuzuar për falsifikimin e pasaportave, me të cilat synonin të largoheshin nga Mali i Zi më 23 mars... Читать дальше...

KPM: Klan Kosova obligohet që brenda 30 ditësh të plotësojë dokumentacionin e biznesit

Evropaelire.org 

Komisioni i Pavarur për Media (KPM), i ka dhënë afat prej 30 ditëve televizionit Klan Kosova, që të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm të biznesit në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK). KPM-ja tha se dështimi për të vepruar në pajtim me rregulloren e shërbimeve mediale, brenda afatit të përcaktuar do të rezultojë me masa sanksionuese, sipas ligjit. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Qeverisë së Kosovës më 14 qershor ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova SHPK. Читать дальше...

Dënohet sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës njoftoi se, të premten, më 16 qershor, në Leposaviq “janë sulmuar fizikisht, në mënyrë brutale, disa gazetarë të mediave të ndryshme të Kosovës”. Sipas policisë gazetarët po përcillnin vizitën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, te kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të Komunës së Leposaviqit, ku sipas policisë, individë apo grupe kriminale kanë hedhur “një mjet, dyshohet shok bombë, si dhe janë sulmuar fizikisht... Читать дальше...



Protesta për rritje pagash, kërcënime për bllokim të pikave kufitare

Evropaelire.org 

Të punësuarit në Doganat e Maqedonisë së Veriu, në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe në administratën gjyqësore, të premten kanë nisur protestat për rritjen e pagave. Disa prej tyre kërkojnë rritje pagash në masën deri 30 për qind e të tjerët deri në 78 për qind, aq sa ishte rritja për zyrtarët e emëruar dhe të zgjedhur. Protesta në pikat doganore ka nisur me ndërprerjen e punës në mesditë në kohëzgjatje prej 30 minutash, por drejtuesit e sindikatës nuk e përjashtojnë mundësinë e zgjatjes... Читать дальше...

Escobar: Ata që refuzojnë partneritetin, do të kenë pasoja

Evropaelire.org 

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se, Kosova do të përballet me pasoja nëse vazhdon të injorojë këshillën e Shteteve të Bashkuara – që kryetarët e rinj shqiptarë të mos punojnë nga ndërtesat komunale në veri. Ai ka thënë në një konferencë online për media se, gjithçka që ka bërë SHBA-ja në 90 ditët e fundit, ka qenë në favor të Kosovës. “Serbia nuk ka dashur që të shkojë përpara aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, ne e kemi mbështetur. Serbia ka dashur që Kosova t’i anulojë zgjedhjet... Читать дальше...

Ambasadorët në Prishtinë të shqetësuar me rastin e Klan Kosovës

Evropaelire.org 

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde, kanë reaguar për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova. Më 14 qershor, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Qeverisë së Kosovës ka iniciuar kallëzim penal në Policinë e Kosovës ndaj shoqërisë tregtare “Klan Kosova”. Në kuadër të kësaj shoqërie tregtare është edhe televizioni Klan Kosova. Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se është duke ndjekur... Читать дальше...

Kurti: Ende nuk kam vendosur se a do të shkoj në Bruksel

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ende nuk ka vendosur se a do të shkojë në Bruksel, në një takim të thirrur nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Borrell, një ditë më parë ka thënë se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave. “Në lidhje me ftesën e zotit Borrell që të takohemi në Bruksel, e kam pak të çuditshme sepse kur e pyetëm për një takim në Bruksel javën e kaluar... Читать дальше...

Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk do të jetë përgjithmonë në tryezë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se lirimi i 3 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të arrestuar nga forcat serbe në veri të vendit duhet të bëhet menjëhershme, teksa shtoi se “Kosova duhet të kapë mundësinë e artë që po i ofrohet nga ndërkombëtarët”. Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun hungarez Viktor Orban, Rama tha se Shqipëria po përdor “të gjitha kanalet e mundshme” për të siguruar lirimin e policëve të Kosovës. Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë... Читать дальше...

Paraburgim për tre policët; Serbia dyshon në "posedim të paligjshëm armësh"

Evropaelire.org 

Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë - qytet në jug të Serbisë - dha urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe, më 14 qershor. Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg. Tre policëve, B.S. R.Z. dhe M.SH., iu shqiptua të premten masa e paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë... Читать дальше...

Protestuesit në Leposaviq i afrohen komunës; Petkoviq thotë se ata u provokuan 

Evropaelire.org 

Një grup i protestuesve serbë në Leposaviq - komunë në veri të Kosovës - tentoi të hyjë në objektin komunal, duke besuar se aty është duke u mbajtur një takim mes ministrit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, dhe kryetarit të komunës, Lulzim Hetemi. Sipas informacioneve të REL-it nga terreni, protestuesit u tërhoqën më vonë pas gardhit që ushtarët e misionit të NATO-s, KFOR, kishin vendosur paraprakisht para ndërtesës së komunës. REL-i, megjithatë, nuk arriti ta konfirmojë informacionin për takimin në komunë. Читать дальше...

Kamionët me mallra serbe as sot nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Evropaelire.org 

Asnjë kamion me mallra me origjinë nga Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, që kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes se kamionëve me produkte dhe targa serbe në Kosovë dy  ditë më parë.   “Nuk kemi pasur asnjë hyrje, është duke u zbatuar masa e sigurisë për ndalimin e hyrjes”, tha zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci. Qeveria e Kosovës, më 14 qershor, ka marrë vendim për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Ky vendim është marrë pas arrestimit... Читать дальше...

Orban në Shqipëri, nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi

Evropaelire.org 

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare. Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Orban është i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy. Të dyjat palët kanë nënshkruar disa marrëveshje, ndër to edhe Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme... Читать дальше...

Britania bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe në veri të Kosovës. Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si rrëmbim nga autoritetet e Serbisë në territorin e saj. Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës. Beogradi, në anën tjetër, deklaron se nuk bëhet fjalë për rrëmbim, por për arrestim të policëve në territorin serb. Читать дальше...

Shkarkohet kryeprokurori i Bullgarisë

Evropaelire.org 

Presidenti bullgar, Rumen Radev, shkarkoi prokurorin e Përgjithshëm, Ivan Geshev, më 15 qershor, në gjysmë të mandatit të tij shtatëvjeçar, pas zhgënjimit dhe thirrjeve të vazhdueshme vendore dhe ndërkombëtare se Geshevi ka dështuar të trajtojë korrupsionin. Radev nënshkroi një dekret për shkarkimin e Geshevit tri ditë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë (SJC) votoi për ta rrëzuar atë pas disa muaj intrigash politike, të cilat përfshinin një sulm të supozuar me bombë kundër tij. Geshev... Читать дальше...

Stacionet policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut sulmohen me katër shok-bomba

Evropaelire.org 

Katër shok-bomba janë hedhur në stacionet policore në komunat veriore të Kosovës në orët e para të mëngjesit të së premtes, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.  Sipas një njoftimi, rreth orës 01:04 në Mitrovicën e Veriut janë hedhur dy shok bomba brenda rrethojës së stacionit policor, dhe nuk raportohet për dëme materiale apo për persona të lënduar.      Edhe dy shok-bomba tjera janë hedhur pak minuta më vonë te stacioni policor në Zveçan. Policia thotë se dyshohet se ato u hodhën nga një automjet... Читать дальше...

Kanada: Autobusi përplaset me kamionin, 15 persona humbin jetën

Evropaelire.org 

Një autobus që transportonte të moshuar drejt një kazinoje u përplas me një kamion në një kryqëzim autostrade në një zonë rurale të provincës kanadeze të Manitobas të enjten, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë, tha policia. Rob Hill, komandant i policisë kanadeze në Manitoba, tha se autobusi po transportonte 25 persona. Dhjetë të mbijetuarit u dërguan në spitale. Pamjet televizive transmetuan imazhe të asaj që dukej si një furgon ose autobus i madh që digjej në një kanal pranë një kamioni transporti. Читать дальше...



Москва

Новый транспортный хаб начали строить Казахстан, РФ и Китай


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Искусственный интеллект станет базовой медицинской технологией в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Филипп Киркоров

Киркорова оштрафовали на 6 тысяч рублей из-за неуплаченного штрафа в 3 тысячи




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия

Андрей Мидловец выиграл якутский финал на первенстве России


WTA

WTA озвучила Елене Рыбакиной условия для становления второй ракеткой мира



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Новости 24 часа

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России