Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Новости за 08.06.2023

Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hill u pyet nëse Kurti është i gatshëm të pranojë tri kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. “Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por... Читать дальше...

Kurti: Emisarët perëndimorë po vijnë te ne me kërkesa të palës tjetër

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ankua për njëanshmëri ndaj shtetit të tij nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe për tolerancë, ndaj, siç e cilësoi ai, regjimit autoritar të Serbisë. Në një intervistë për Associated Press, Kurti tha se Qeveria e tij ka marrë një qëndrim ndryshe. “Ne insistojmë që sjellja e mirë ndaj një autokrati nuk e bën atë të sillet më mirë. E kundërta”, tha ai. I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi... Читать дальше...

Çfarë po kërkojnë diplomatët e huaj e çfarë po u ofron Kurti?

Evropaelire.org 

Diplomatët të huaj kanë qëndruar ditëve të fundit në Prishtinë dhe Beograd, në kërkim të një zgjidhjeje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Ata i janë drejtuar Kosovës me tri kërkesa, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë me propozimin e tij.



Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

Evropaelire.org 

Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taliban. Nga shpërthimi janë vrarë të paktën 19 persona, përfshirë edhe një ish-komandant taliban, ndërkaq 38 të tjerë janë plagosur. Moazuddin Ahmadi, kreu i informacionit dhe kulturës në provincën Badakshan, tha për Radion Evropa e Lirë se shpërthimi ndodhi në qytetin Faizabad gjatë ceremonisë së varrimit të zëvendësguvernatorit taliban, Nissar Ahmad Ahmadi, i cili ishte vrarë gjatë... Читать дальше...

Për e kundër draft-statutit për Asociacionin të propozuar nga Rama

Evropaelire.org 

Partitë në pushtet dhe opozitë në Kosovë kanë shprehur qëndrime të ndryshme sa i përket draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova “nuk ka nevojë për shpëtimtar në formën e ofrimit të një draft-statuti”. “Ne kemi nevojë për elaborim dhe pronësi të parimeve të cilat do të jenë në fokus me funksionimin e shtetit, me... Читать дальше...

Abbott: Kosova të dëgjojë këshillat e miqve dhe partnerëve të saj

Evropaelire.org 

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të dëgjojë këshillat e miqve dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë lidhur me situatën në veri të shtetit. Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Abbott përsëriti qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar, që Kosova të mos insistojë që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, të punojnë nga ndërtesat komunale. “Ne po vazhdojmë të kërkojmë shtensionim të situatës [në veri]. Ne nuk... Читать дальше...

Parlamenti i Republikës Sërpska u kërkon anëtarëve të OKB-së ta çnjohin Kosovën

Evropaelire.org 

Parlamenti i Republikës Sërpska ka miratuar më 8 qershor “Rezolutën për mbrojtjen e serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë”. Shumica në trupin më të lartë legjislativ të entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë udhëhiqet nga Aleanca e Socialdemorkatëve të Pavarur e Millorad Dodikut, i cili njëherësh është presidenti i Republikës Sërpska. Dodik nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe ka raporte të ngushta me zyrtarët në Kremlin dhe Beograd. Читать дальше...

Bosnja dënon pesë serbë etnikë për krime të kryera gjatë luftës

Evropaelire.org 

Gjykata shtetërore e Bosnjës ka dënuar pesë ish-policë, serbë etnikë, për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve boshnjakë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë më 1992-1995. Millan Gjokiq dhe Bratisllav Trisiq u dënuan me nga tre vjet burgim, ndërkaq Zoran Tanasiq, Zharko Millanoviq dhe Mlladen Krajsnik, me nga dy vjet burgim. Ata u gjetën fajtorë për torturim të boshnjakëve në zonën Bielina në verilindje të Bosnjës nga prilli i vitit 1992 deri në fund të shtatorit të vitit 1994, mbi baza politike... Читать дальше...



Qeveria e zgjeruar, "manovrim politik"

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbahet kornizës negociuese me Bashkimin Evropian dhe ndryshimet kushtetuese t’i miratojë para se të nisin bisedimet për kapitujt, por Qeveria mbetet e hapur të bisedojë me opozitën për të gjitha modalitet lidhur me zbatimin e këtij detyrimi të rëndësishëm. Kështu deklaroi të enjten zëvendëskryeministri për Çështjeve Evropiane, Bojan Mariçiq, duke komentuar propozimin e liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, se kjo parti do t’i mbështeste ndryshimet... Читать дальше...

Kurti: Nëse ka pajtueshmëri, mund ta thelloj vizionin për Asociacionin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve. Gjatë rundit të dialogut me Serbinë më 2 maj në Bruksel, Kurti kishte paraqitur një draft-vizion lidhur me çështjen e rregullimit të komunitetit serb. Pavarësisht se në këtë draft-vizion nuk përmendet Asociacioni, ai thirret në nenin 7 të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia arritën më 27 shkurt në Bruksel. Читать дальше...

Izraeli kryen bastisje në Ramallah, dhjetëra të plagosur gjatë përleshjeve

Evropaelire.org 

Dhjetëra persona janë plagosur në qytetin Ramallah, në Bregun e pushtuar Perëndimor, pasi forcat izraelite kryen një bastisje. Ushtria izraelite tha se operacioni kishte për qëllim rrëzimin e një shtëpie të një palestinezi, që akuzohet për sulm me bombë vitin e kaluar. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se të paktën 35 persona janë plagosur, përfshirë të paktën 20 persona të plagosur me armë zjarri. Sipas kësaj ministrie, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërkaq një tjetër është plagosur në kokë me plumb gome. Читать дальше...

Jeta e pauzuar në veri

Evropaelire.org 

Me serbët që protestojnë dhe shqiptarët që i ndiejnë tensionet, në veri të Kosovës ka thuajse dy javë që nuk zhvillohet jetë normale. Mbulesat e kuqe me katrorë të bardhë shtrihen mbi tavolinat që presin drekuesit në tarracën me pamje nga lumi. Përveç turmës së zakonshme të kohës së drekës, restoranti “Ura” këto ditë pret një vlug të mysafirëve të tjerë të veçantë - gazetarë, policë e ushtarë. Ky restorant i hapur në vitin 2011 qëndron ngjitur me urën e lumit “Ibër” në mes të Mitrovicës së Jugut me shumicë shqiptare dhe asaj të veriut... Читать дальше...

SHBA-ja jep 150 milionë dollarë ndihma për zonat e çliruara nga Shteti Islamik

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken,  tha më 8 qershor se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ofronin afro 150 milionë dollarë ndihma për zonat në Siri dhe Irak që u çliruan nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik. Blinken njoftoi për këto ndihma gjatë pjesëmarrjes në një konferencë të organizuar nga Arabia Saudite për ta luftuar grupin Shteti Islamik – i cili nuk kontrollon më asnjë territor, por filialet e të cilit ende kryejnë sulme në Afrikë, Azi dhe Lindje të Mesme. Koalicioni... Читать дальше...

Katër fëmijë të lënduar në sulmin me thikë në Francë

Evropaelire.org 

Një burrë i armatosur me një thikë e sulmoi një grup të fëmijëve parashkollorë, që po luanin pranë një liqeni në Alpet franceze më 8 qershor, duke i lënë katër fëmijë dhe një të rritur të lënduar. I dyshuari u arrestua në vendin e ngjarjes në qytezën Annecy pas sulmit të kryer rreh orës 9:45. Një burim nga Policia franceze i tha agjencisë së lajmeve AFP se i dyshuari u kishte thënë policëve se ai ishte një azilkërkues sirian. Ministri i Brendshëm, Gerald Demanin, tha se i dyshuari ishte i arrestuar... Читать дальше...

Mjegulla e portokalltë pas zjarreve në Kanada pllakos SHBA-në

Evropaelire.org 

Qindra zjarre të egra kanë shpërthyer në Kanada, duke çuar tym të dendur nëpër qytete. Erërat e kanë bartur tymin e zjarreve drejt jugut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke aktivizuar alarmet për cilësi të keqe të ajrit në disa shtete lindore. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Rama: Shqipëria ua ka dorëzuar krerëve evropianë draft-dokumentin për Asociacionin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur në një konferencë për media se dje ua ka përcjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. "Jam këtu për t'ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asociacionit, për të cilin e kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane", tha Rama gjatë konferencës. Rama tha se dokumenti është konfidencial... Читать дальше...

Australia ndalon simbolet naziste për t’i luftuar grupet ekstremiste

Evropaelire.org 

Australia ka bërë të ditur më 8 qershor se do ta prezantojë një vendim për t’i ndaluar simbolet naziste në vend, në tentim për t’i luftuar grupet ekstremiste të krahut të djathtë. Paraqitjet publike të svastikës ose simboleve të SS-it do të dënohen me deri një vit burgim. Megjithatë, në këtë ligj nuk do të përfshihet edhe përshëndetja naziste. Simbolet naziste tashmë janë të ndaluara në shumë shtete, por Australia ka bërë të ditur se tani ato nuk do të lejohen askund në vend. Ky vendim vjen... Читать дальше...

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron Kosovën: Tensionet pengojnë investimet

Evropaelire.org 

Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i marrë “menjëherë parasysh thirrjet nga SHBA-ja dhe BE-ja për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, në mënyrë që të tërhiqen investitorët dhe të mbështetet rritja e qëndrueshme ekonomike. “Investitorët kërkojnë mjedise të qëndrueshme dhe të sigurta për bizneset e tyre, ndërsa tensionet e vazhdueshme mund të minojnë besimin në prospektet ekonomike të Kosovës. Tensionet dhe përplasjet krijojnë një atmosferë pasigurie dhe paparashikueshmërie... Читать дальше...

Zjarre masive në Kanada, mijëra amerikanë këshillohen të përdorin maska

Evropaelire.org 

Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska kur dalin nga shtëpitë për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, të shkaktuar nga zjarret intensive në Kanada. Në Nju Jork do të fillojë shpërndarja falas e maskave më 8 qershor. Kanadaja ka thënë se maskat duhet të mbahen sa herë që njerëzit nuk kanë mundësi të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Zyrtarët kanë paralajmëruar se edhe gjatë fundjavës pritet të ketë nivele të rrezikshme të tymit. Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Kuebeku i Kanadasë, ku janë raportuar 150 zjarre.

Trumpit mund t’i ngrihen akuza për posedimin e disa dokumenteve të klasifikuara

Evropaelire.org 

Ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trumpit, i është thënë se ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim penal lidhur me disa dosje të klasifikuara që ai kishte në posedim edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhe, raportojnë media amerikane. Vendimi i prokurorëve federalë për ta njoftuar ish-presidentin amerikan se po zhvillohen hetime penale sugjeron se ai së shpejti mund të përballet me akuza lidhur me këtë rast. Nëse ngrihen këto akuza, do të ishte aktakuza e dytë për Trumpin, i cili aktualisht... Читать дальше...

Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë për të shmangur pasojat nga Perëndimi?

Evropaelire.org 

Nuk ka pasur kërkesa eksplicite ndaj partive opozitare në Kosovë nga ana e të dërguarve të posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, dhe të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, thonë zyrtarët e këtyre partive. Lajçak dhe Escobar, më 6 maj, u takuan me liderët e tri partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Siç thonë zyrtarët e këtyre partive, në takim me diplomatët perëndimorë... Читать дальше...



Москва

Ведущие «Авторадио» исполнили в Кремле культовую песню о самой масштабной стройке XX века


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Мэр рассказал о ходе благоустройства на западе города



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Юлия Паршута стала новой гостьей шоу “Утро. ТНТ”




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Депутат Московской областной Думы провела осмотр ФОКа в Волоколамске

Генерал-полковник Алексей Воробьев высоко оценил подготовку кинологов Росгвардии к предстоящим соревнованиям по профессиональному многоборью

«Спартак» лидирует по очкам с командами из первой половины РПЛ


Новак Джокович

Кто отец Дианы Джокович?



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России