Sveçla: Nuk mund të zmbrapsemi para kriminelëve
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se, përmes, siç ka thënë ai, grupeve kriminale, po tenton ta destabilizojë Kosovën. Ai ka thënë se do t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës që organizatat, Mbrojtja Civile dhe Severna Brigada, të shpallen organizata terroriste, në mënyrë që autoritetet e Kosovës t’i luftojnë ato në mënyrë më efikase. Ai ka thënë se pjesëtarë të komunitetit serb, të arrestuar javëve të fundit në Kosovë, janë “kriminelë që në të kaluarën janë toleruar dhe amnistuar”. Читать дальше...