Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Новости за 19.06.2023

Kamionëve dhe autobusëve nga Kosova u pamundësohet lëvizja në Serbi

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka bërë të ditur në mbrëmjen e së hënës se është pamundësuar lëvizja e autobusëve dhe kamionëve nga Kosova për në Serbi, në pikëkalimet Jarinjë dhe Merdare. Sipas faqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, pikëkalimi në Bërnjak është bllokuar plotësisht. Bllokadat besohet se janë shkaktuar si pasojë e protestave që janë duke u mbajtur në territorin serb. Sipas ministrisë, as kalimi i veturave nuk është i sigurt. Në disa grupe në rrjetin social... Читать дальше...

Shefi i KFOR-it u bën thirrje Prishtinës e Beogradit që të ulen e të bisedojnë

Evropaelire.org 

Shefi i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjenerali Angelo Michele Ristuccia, u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të heqin dorë nga “retorika e kotë” dhe të bisedojnë për t’i ulur tensionet. “I ftoj sërish të dyja palët që të shmangin retorikën e kotë dhe të përballen me këtë sfidë në tavolinë të negociatave, pasi kjo është rruga e vetme për ta zgjidhur këtë situatë”, u ka thënë ai gazetarëve në selinë e KFOR-it në Prishtinë. Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit... Читать дальше...

Zhduket pajisja zhytëse që dërgon turistët afër Titanikut

Evropaelire.org 

Një pajisje zhytëse, e përdorur për t’i dërguar turistët te pjesët e fundosura të anijes Titanik, është zhdukur në Oqeanin Atlantik. Roja Bregdetare e Bostonit, ka thënë për transmetuesin britanik BBC, se operacioni i kërkim-shpëtimit është duke u zhvilluar në bregun e Njufaundllendit. Ende është e paqartë sa njerëz kanë qenë në pajisjen zhytëse, në momentin kur ajo është zhdukur. Përmes saj, turistët dhe ekspertët mund t'i shohin prej afër pjesët e fundosura të Titanikut, rreth 3.800 metra nën sipërfaqe të oqeanit. Читать дальше...



Familjet, në terr për tre policët

Evropaelire.org 

Të heshtur, e në pritje të informacioneve. Familjarët e zyrtarëve policorë, të cilët Kosova pohon se u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor, në një zonë kufitare mes dy vendeve, deklaruan se dinë pak apo aspak për të afërmit e tyre. “Krejt ajo që ne dimë për familjarin tonë, është ajo që kemi dëgjuar në mediat e Kosovës”, u shpreh një anëtar i familjes së policit Beqir Sefa. I afërmi, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se lajmin familjarëve ua kumtuan disa kolegë të... Читать дальше...

Dhimbje fizike e emocionale, por edhe krenari – Rrëfimet e gazetarëve të sulmuar në veri

Evropaelire.org 

Teksa vraponte nëpër rrugët e Leposaviqit – e rrezikuar nga gurët, shok-bombat dhe shtyrjet fizike nga disa persona të grumbulluar për protestat në veri të Kosovës – gazetarja Venera Xhoxhaj e kishte të vështirë të mendonte qartazi. E premtja e 16 qershorit kishte nisur çuditshëm për të. Që në mëngjes, Xhoxhaj dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) e kishin nuhatur një rrezik. “Gjatë gjithë kohës kemi pasur dilema se deri ku mund të shkojmë. Por, puna e gazetarit është mision dhe të nxitë ta përmbushësh... Читать дальше...

Evropa, kontinenti që po ngrohet më së shpejti në botë

Evropaelire.org 

Evropa duhet të përgatitet për më shumë valë vdekjeprurëse të të nxehtit, të nxitura nga ndryshimet klimatike, është thënë në një raport të publikuar të hënën. Sipas gjetjeve – të raportit të përpiluar nga Organizata Botërore për Mot dhe Shërbimi Evropian për Klimën - ky kontinent ka qenë 2.3 gradë Celsius më i nxehtë vitin e kaluar, në krahasim me epokën  para-industriale. Thatësia, temperaturat rekorde mbi sipërfaqe të detit dhe shkrirja e pashembullt e akullnajave, janë në mesin e pasojave me të cilat po përballet bota... Читать дальше...

Vazhdojnë protestat në mbështetje të serbëve të arrestuar në veri

Evropaelire.org 

Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të komunitetit serb kanë marshuar të hënën nga qendra e Mitrovicës së Veriut deri në Zveçan, si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve të arrestuar javëve të fundit nga autoritetet e Kosovës. Në mesin e të arrestuarve janë: Dushan Obrenoviq, Radosh Petroviq, Millun Millenkoviq-Llune, Dalibor Spasiq, Urosh Vukasinoviq, Nemanja Vlashkoviq, Millan Bozhoviq dhe Sllagjan Trajkoviq. Tubimi është organizuar nga një shoqatë që mbledh sportistë në veri. Pjesë e tubimit... Читать дальше...

Paralajmërohet grevë e përgjithshme për pagat në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Pas punonjësve të doganave dhe tatimeve, edhe sektorë të tjerë të administratës publike dhe të shërbimeve të tjera në Maqedoninë e Veriut protestuan për paga më të larta, ndërsa u paralajmërua edhe grevë e përgjithshme, nëse institucionet nuk i marrin parasysh kërkesat e tyre. Protestat fillimisht janë paralajmëruese, me ndërprerjen e punës nga 30 minuta deri në 2 orë në ditë. Mirëpo, sipas sindikatave, ato mund të shndërrohen në masive e deri në grevë të përgjithshme. Rritja e pakënaqësisë pasoi... Читать дальше...



“Mbreti i kriptovalutave” dënohet me katër muaj burgim për posedim të pasaportës false

Evropaelire.org 

I ashtuquajturi “mbreti i kriptovalutave”, Hyeong Do Kwon, dhe partneri i tij biznesor, Hon Chang Joon, janë dënuar secili nga Gjykata Themelore në Podgoricë, me nga katër muaj burgim, për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit. Ata do të jenë në mbajtje, pasi Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar ekstradimin e tyre, për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të dhjetëra miliarda eurove. Ata janë arrestuar më 23 mars në aeroportin e Podgoricës, prej ku kanë tentuar të nisen me aeroplan privat për në Dubai... Читать дальше...

Partia gjermane planifikon fushatë për shpërbërjen e BE-së

Evropaelire.org 

Partia gjermane e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka thënë se do të përfshijë “shpërbërjen” e Bashkimit Evropian, apo për largimin e Gjermanisë nga blloku evropian, në fushatën e ardhshme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Zgjedhjet e PE-së pritet të mbahen në qershor të vitit 2024. Në propozim është theksuar se “durimi i liderëve të partisë me BE-në, është sosur”. “Prandaj, ne kërkojmë shpërbërjen e BE-së dhe duam të krijojmë një komunitet të ri ekonomik evropian, një federatë të kombeve evropiane”. Читать дальше...

Stoltenberg bën thirrje për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbi

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo thirrje vjen në mes të rritjes së tensioneve mes dy shteteve pas arrestimit nga forcat serbe të tre policëve të Kosovës javën e kaluar. Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, kanë nisur që nga fundi i majit. “Kemi diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit tonë të Kombeve të Bashkuara është i palëkundur.  Forcat tona [të misionit të NATO-s në Kosovë... Читать дальше...

BE pret që Kurti dhe Vuçiq të shkojnë në Bruksel pa kushte

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të pranojnë ftesën për pjesëmarrje në takimin e krizës në Bruksel, duke mos vendosur asnjë kusht. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiqin për një takim në Bruksel gjatë kësaj jave, në mes të tensioneve të rritura mes dy shteteve. BE ka paralajmëruar se mospërfillja e kësaj ftese mund të ketë pasoja për palët. Читать дальше...

Kurti: Pasi të kuptoj gjendjen e policëve do të vendos për shkuarjen në Bruksel

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të vendosë nëse do të marrë pjesë në takimin e krizës të thirrur nga Bashkimi Evropian, pasi të kuptojë për gjendjen e tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga Serbia. "Unë dua fillimisht të pres vizitën e ambasadorit [shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd] Jetish Jashari në Kralevë dhe vetëm më pas kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve tanë që po mbahen peng, rob në Serbi si hakmarrje për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit në Kosovë... Читать дальше...

Sulm me shok-bombë mbrëmjen e 18 qershorit në Zveçan

Evropaelire.org 

Në Zveçan mbrëmjen e 18 qershorit është kryer një sulm me një mjet shpërthyes, që sipas Policisë së Kosovës dyshohet të ketë qenë shok-bombë. Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se ky mjet plasës është hedhur nga persona ende të panjohur. “Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim. Ditëve të fundit janë shpeshtuar rastet e hedhjes së shok-bombave në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Читать дальше...

Gjyqi i ri ndaj Navalnyt do të nisë brenda burgut

Evropaelire.org 

Një gjyq kundërthënës ndaj kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, pritet të nisë të hënën, tha avokati i tij. Gjyqi do të mbahet në burgun ku ai aktualisht po mbahet, që gjendet rreth 260 kilometra larg Moskës. Navalny veçse ka mbajtur dy prej nëntë vjetëve të një dënimi paraprak dhe përballet edhe me akuza të reja, për të cilat mund të dënohet deri në 30 vjet burgim. Gjyqi mbahet në verilindje të Moskës, në rajonin Vladimir. Ai përballet me shtatë akuza të reja, përfshirë themelim dhe financim... Читать дальше...

Arrestohet një serb, dyshohet për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar një të dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 qershor. Sipas policisë, i dyshuari është i komunitetit serb, i identifikuar me iniciale, U.V. Autoritetet thanë se arrestimi është kryer në orët e hershme të 19 qershorit në një fshat të Leposaviqit. "Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Читать дальше...

Lajçak njofton për bisedime në SHBA lidhur me situatën në Kosovë

Evropaelire.org 

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se do të udhëtojë për në Uashington, për të zhvilluar bisedime lidhur me situatën në veri të Kosovës. “Do të shkoj në Uashington me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe për hapat e menjëhershëm”, shkroi Lajçak në Facebook, pa dhënë më shumë detaje. Lajçak po ashtu tha se gjatë javës ka njoftuar Brukselin për vizitën që ka zhvilluar në Kosovë dhe Serbi... Читать дальше...



Москва

По запросу Баку в Москве незаконно был задержан известный российский политолог Михаил Александров


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Искусственный интеллект станет базовой медицинской технологией в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Баста

Девушке сделали предложение на концерте Басты: "Бери кольцо"




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия

В Московской области прошел чемпионат Центрального округа Росгвардии по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве


Дарья Касаткина

Теннисистка Касаткина заявила, что скучает по России, но пока не может приехать



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Мир

Добраться до курортов Сочи станет этим летом намного дороже: озвучена причина и новые цены



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России