Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Новости за 21.06.2023

Republika Sërpska vendos që të mos publikojë më vendimet e përfaqësuesit të lartë

Evropaelire.org 

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ka miratuar ndryshime në një ligj që thotë se vendimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë më nuk do të njihen. Gjatë një seance të jashtëzakonshme më 21 qershor, deputetët miratuan ndryshimet në Aktin për publikimin e ligjeve dhe rregullatorëve të tjerë. Miratimi i këtyre ndryshimeve u trajtua si çështje me urgjencë. Pesëdhjetë e katër nga 61 deputetët e pranishëm votuan për ndryshimet, ndërkaq shtatë abstenuan. Sipas ligjit aktual, aktet... Читать дальше...

Kampi i iranianëve në Shqipëri një ditë pas bastisjes

Evropaelire.org 

Situata në kampin Ashraf-3 në Shqipëri dukej e qetë pasditen e 21 qershorit. Një ditë më herët, policia bastisi këtë rezidencë të mijëra disidentëve iranianë, nën dyshimet se disa prej tyre kanë “provokuar luftë” dhe kanë kryer “sulme kibernetike”. Udhëheqës të grupit iranian nuk pranuan të flasin për REL-in, por në një deklarim të mëhershëm për mediat thanë se aksioni i policisë është “sulm kriminal dhe shtypës”. Hyrja në kampin që sigurohet nga një kompani private, nuk lejohet, ndërsa banorët e... Читать дальше...

Dhjetëra të lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm në Paris

Evropaelire.org 

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një ndërtesë në Paris, duke lënduar 24 persona dhe duke shkaktuar zjarr. Për shkak të shpërthimit, policia ka evakuuar qytetarët nga ndërtesat përreth. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë shpërthim. Prokurorët thanë se dy persona ende janë të zhdukur pas kolapsimit të dy ndërtesave në Paris. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kryer operacione përmes rrënojave të ndërtesave në qarkun e pestë të kryeqytetit francez, ku gjenden edhe disa nga vendet më të frekuentuara nga turistët. Читать дальше...



Kurti konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Brukselit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se të enjten, më 22 qershor, do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. “Nesër do të udhëtoj nga Roma për në Bruksel, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në dialogun e nivelit të lartë të thirrur nga përfaqësuesi i lartë Borrell. Do të insistoj në lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve [të Kosovës] që po mbahen peng nga Serbia... Читать дальше...

Liderët e BE-së kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve

Evropaelire.org 

Situata në Kosovë dhe procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pritet të jenë tema që do të trajtohen javën e ardhshme nga ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe nga liderët evropianë gjatë samiti të bllokut në fund të javës. Kështu paralajmëruan burimet diplomatike në BE, që kanë shprehur shqetësim të madh për tensionet e fundit në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – të cilat, sipas tyre, kanë vënë në rrezik edhe procesin e dialogut për normalizim që ndërmjetësohet nga BE-ja. Читать дальше...

Iranianët “abuzuan” me mbështetjen që u dha Shqipëria

Evropaelire.org 

Grupet e muxhahedinëve iranianë, të strehuar në Shqipëri tash e dhjetë vjet, abuzuan me mbështetjen që u ofroi shteti shqiptar, i cili rrezikoi edhe sulme terroriste nga Irani, thotë për Radion Evropa e Lirë Enri Hide, profesor i Gjeopolitikës dhe Sigurisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Tiranës. Sipas tij, “misioni i tyre në Shqipëri ka marrë fund” dhe “ata duhet të largohen”. Si pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), mijëra iranianë u strehuan në Shqipëri nga viti 2013... Читать дальше...

Kush ka qenë brenda nëndetëses së zhdukur?

Evropaelire.org 

BBC Ekipet e kërkimit janë në garë me kohën për ta gjetur një nëndetëse që është zhdukur sa ka qenë duke u zhytur në drejtim të pjesëve të fundosura të Titanikut, ditën e diel. Kontakti me nëndetësen ka humbur rreth një orë e 45 minuta, pas nisjes së zhytjes në Oqeanin Atlantik. Në operacionin e kërkimit janë përfshirë ekipe nga Bostoni, me synimin që ta gjejnë nëndetësen dhe pesë personat e bllokuar në të. Hamish Harding Harding, 58-vjeçar nga Britania, është pronar i një kompanie të aeroplanëve privatë, me bazë në Dubai. Читать дальше...

Si përfunduan iranianët në Shqipëri?

Evropaelire.org 

Pjesëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) punojnë vazhdimisht për rrëzim të pushtetit në Iran. Ata strehohen në Manëz të Durrësit. Por, kur Policia e Shqipërisë e ka bastisur kampin, ka hasur në rezistencë. Çfarë bëhet në atë kamp, kush e mbështet, dhe çfarë thotë tani SHBA-ja për të?



Lista e zezë amerikane “zgjon” institucionet maqedonase për masa antikorrupsioni

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, akuzoi Prokurorinë dhe Gjyqësorin për dështim në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe për ndikimet politike në punën e tyre. Ai këto komente i bëri të mërkurën pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili të martën njoftoi vendimin për shpalljen “non grata” të Ramiz Merkos, kryetar i Komunës së Strugës dhe anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Sipas njoftimit të DASH-it, Ramiz Merkos dhe familjes së tij u ndalohet hyrja në SHBA... Читать дальше...

Ministri i Brendshëm serb: Ne e dimë se kush e ka vrarë Oliver Ivanoviqin

Evropaelire.org 

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq, tha më 21 qershor se autoritetet serbe “e dinë saktësisht” se kush e ka vrarë Oliver Ivanoviqin, politikanin serb nga veriu i Kosovës. “E dimë saktësisht se kush është vrasësi”, tha Gashiq, gjatë një fjalimi në një seancë të Parlamentit të Serbisë, që është thirrur nga opozita, e cila po kërkon shkarkimin e tij, raporton agjencia Beta. Ai tha se policia serbe ka kërkuar nga autoritetet gjermane këtë person “nën mbrojtjen e të cilëve ai është”. Читать дальше...

Gjiganti metalurgjik rinis prodhimin pas dy vjetësh

Evropaelire.org 

Teksa qëndron përballë metalit të shkrirë që derdhet nga një furrë gjigante, Sylejman Hajdari 60 vjeç, thotë se kjo pamje po e lumturon. Hajdari ka mbi 40 vjet përvojë pune në korporatën metalurgjike në Drenas, NewCo Ferronikeli Complex LLC, e cila prodhon dhe eksporton nikel nëpër shumë vende të botës. Kjo kompani ndaloi prodhimin më 8 tetor të vitit 2021 për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike në Evropë duke rrezikuar punën e mbi 2 mijë punëtorëve. “(Jam ndier i frikësuar) sepse një karrierë e gjatë... Читать дальше...

Dy të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak të Hungarisë

Evropaelire.org 

Një helikopter ushtarak i Hungarisë u rrëzua të mërkurën gjatë një misioni stërvitor në Kroaci. Si pasojë e rrëzimit, të paktën dy persona që ishin në bord vdiqën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Hungarisë. Ministria e Mbrojtjes tha për agjencinë e lajmeve MTI, se dy helikopterë të llojit Airbus H145 po kryenin stërvitje, kur njëri prej tyre u rrëzua. Tre persona ishin në bordin e helikopterit, i cili u rrëzua në zonën e kanionit të lumit Cikola, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit kroat, Zagreb. Читать дальше...

AGK: ARBK ka shfuqizuar vendimin për Klan Kosovën

Evropaelire.org 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), ka shfuqizuar vendimin për suspendimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që nga publikimi i këtij vendimi, kishte ngritur shqetësimin për veprimin e MINT-it, dhe e mirëpret faktin që kanë përfunduar procedurat”, thuhet në njoftimin e AGK-së. Më 14 qershor Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë... Читать дальше...

Oda Ekonomike e Serbisë: Të dyja palët po pësojnë për shkak të bllokadave në kufi

Evropaelire.org 

Bllokadat në pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës kanë ndikim të keq te të dyja palët, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Nenad Gjurgjeviq, këshilltar i kryetari të Odës Ekonomike të Serbisë. Shoferët e kamionëve me targa serbe, që nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë që nga 14 qershori për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndaluar importin e mallrave nga Serbia, kanë protestuar për të tretën ditë me radhë në pikat kufitare në Jarinjë, Merdare dhe Bërnjak. Gjurgjeviq... Читать дальше...

Arrestohet një person në Graçanicë nën dyshime për krime lufte

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Graçanicë që dyshohet për krime lufte në Kosovë. Sipas njoftimit, i arrestuari, i identifikuar me iniciale D.M, dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile. Ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, si gardian në burgun e Lipjanit “në mënyrë sistematike, ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”. Policia tha se gjatë kontrollit të shtëpisë... Читать дальше...

Kurti u drejtohet serbëve të Kosovës: Na duhen zgjedhje të reja me shtet ligjor

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës është i nevojshëm, por me një fushatë të lirë parazgjedhore. Ai theksoi se për ta realizuar një gjë të tillë nevojitet shtet ligjor. “Pra, një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë. Kjo është ajo që ne duam dhe duhet ta arrijmë së bashku”, ka thënë Kurti në një video-fjalim drejtuar komunitetit serb në gjuhën e tyre amtare. Ai po ashtu tha se “me sundimin e ligjit, gradualisht... Читать дальше...

Policia e Shqipërisë: Gjashtë drejtues të MEK-ut nën hetime

Evropaelire.org 

Gjashtë drejtues të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) në Shqipëri, janë nën hetim në gjendje të lirë nga policia e Durrësit. Policia e Shqipërisë bëri të ditur se rasti me gjashtë iranianët (të moshave nga 61-73 vjeç) është proceduar dhe ata dyshohen për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. "Gjatë... Читать дальше...

BE: Nuk kemi konfirmim për takimin Kurti-Vuçiq, por presim përgjigje pozitive

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja nuk ka ende përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ftesën për një takim këtë javë në Bruksel. “Ne kemi thënë mjaft sa i përket pritjeve tona, pasojave të mundshme dhe hapave. Çështja kryesore është të kemi takim këtu në Bruksel dhe rreth kësaj, në këtë moment, nuk kam asgjë për të saktësuar”, tha Stano, gjatë një konference për media. Megjithatë, Stano shtoi se “deri në fund të javës... Читать дальше...

Nuland kërkon të fillojë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit

Evropaelire.org 

Nënsekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, ka përsëritur kërkesën e SHBA-së drejt Kosovës dhe Serbisë për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, pas një takimi me të dërguarin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak. Ajo gjithashtu ka theksuar se SHBA-ja përkrah “planin trepikësh të BE-së si mënyrën më të mirë për ta zgjidhur krizën” në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje drejt normalizimit të raporteve më 27 shkurt në Bruksel, si dhe... Читать дальше...


Музыкальные новости
Денис Мацуев

Мацуев — о московском дерби: Бездарное зрелище. Уснул на 15-й минуте





Rss.plus
Алексей Сёмин

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии




Илья Ковальчук, Вячеслав Фетисов, Юлия Бордовских и другие в фильме «Хоккей мне снится»

Преданный забвению. Как Иван Винокуров отстоял Алдан для Якутии

На месте старых складов в Улан-Удэ построят тренировочный комплекс для коммунальных служб

HeadHunter: ветеринарам в России в среднем предлагают более 59 тысяч рублей




Izraeli shton prezencën në Bregun Perëndimor, pas sulmit që vrau katër civilë

Evropaelire.org 

Ushtria izraelite vendosi forca shtesë më 21 qershor në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe u përgatit për të shkatërruar shtëpitë e dy personave të armatosur palestinezë që vranë katër izraelitë. Sulmi vdekjeprurës në vendbanimin Eli në Bregun Perëndimor u krye nga dy militantë palestinezë, të cilët hapën zjarr drejt një restoranti të një stacioni karburanti. Mediat izraelite i identifikuan katër të vrarët si Harel Masood, 21-vjeçar, Ofer Fayerman, 64-vjeçar, dhe Elisha Anteman, 18-vjeçar, dhe Nahman-Shmuel Mordoff, 17-vjeçar. Читать дальше...

Luftime të ashpra në Sudan menjëherë pas skadimit të armëpushimit

Evropaelire.org 

Luftime të ashpra tronditën kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, gjatë mëngjesit të 21 qershorit. Gjeneralët ndërluftues të Sudanit rifilluan luftimet vetëm pak minuta pasi skadoi armëpushimi i fundit i ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Arabia Saudite. Edhe gjatë mbrëmjes së 20 qershorit u raportua për luftime, që bënë që selia e shërbimit të inteligjencës në kryeqytet të kaplohej nga zjarri. Dy palët ndërluftuese e kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën se e kanë shkelur marrëveshjen për armëpushim 72-orësh. Читать дальше...

Shefi i OKB-së ankohet për “financim të pamjaftueshëm” për ndihma humanitare

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, kritikoi të mërkurën atë që ai e quajti “financim të pamjaftueshëm kronik” të ndihmave humanitare në mbarë globin, pavarësisht nevojave në rritje për ndihma të tilla. “Financimi i pamjaftueshëm kronik dhe nivelet rekorde të nevojave humanitare po e çojnë sistemin deri në pikën e thyerjes” i tha Guterres Segmentit të Çështjeve Humanitare të Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së. Ai shtoi se deri më tani, kur ka kaluar gjysma e vitit... Читать дальше...

Raporti global: Është ngadalësuar progresi drejt barazisë gjinore

Evropaelire.org 

Raporti Global i Hendekut Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, i publikuar më 20 qershor, tregon se barazia gjinore është kthyer në nivelet që ishte globalisht para pandemisë COVID-19, por thekson se ritmi i progresit është ngadalësuar. Sipas këtij raporti, vendet në mbarë botën kanë bërë progres vetëm për 0.3 për qind gjithsej në krahasim me vitin paraprak. Kjo ka bërë që viti kur kjo agjenci pret që të arrihet barazi gjinore të mbetet viti 2154. Kosova nuk listohet në mesin e 146 vendeve në radhitjen e vendeve për barazi gjinore. Читать дальше...

SHBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur përmes një njoftimi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor të paktën deri më 26 qershor të vitit 2024. Kjo emergjencë ishte shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 qershor të vitit 2001, por Biden, në një deklaratë të lëshuar më 20 qershor, bëri të ditur se ajo do të zgjatet edhe përtej 26 qershorit të këtij viti shkaku i situatës në Ballkanin Perëndimor. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet... Читать дальше...

Dëgjohen zhurma nënujore gjatë kërkimit për nëndetësen e zhdukur

Evropaelire.org 

Një avion i mbikëqyrjes ushtarake kanadeze ka regjistruar zhurma nënujore gjatë kërkimit masiv në një pjesë të largët të Oqeanit Atlantik për një nëndetëse, e cila u zhduk përderisa po i dërgonte pesë persona te rrënojat e Titanikut. Por, në deklaratën e Rojës Bregdetare të SHBA-së nuk specifikohet se çfarë mund të kenë qenë zhurmat e dëgjuara. Megjithatë, kjo deklaratë jep një fije shprese për personat në nëndetësen e zhdukur, pasi që atyre vlerësohet se u ka mbetur oksigjen vetëm edhe për një ditë, nëse nëndetësja është ende në funksion. Читать дальше...



Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва взяла Гран-при премии «Умный город» за цифровизацию горхозяйства



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Владимир Высоцкий

Что Золотухин рассказывал про некрасивые тайны Таганки и почему Высоцкий его не простил




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

РОСГВАРДИЯ ОБЕСПЕЧИЛА ПРАВОПОРЯДОК ВО ВРЕМЯ ФУТБОЛЬНОГО МАТЧА «ЦСКА» - «СПАРТАК» В МОСКВЕ

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


WTA

Потапова обыграла Шнайдер на старте грунтового турнира WTA 1000 в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Антонио Вивальди

«Вивальди. Времена Года. Шнитке. Кончерто Гроссо»: концерт в старинном соборе при поддержке Relax FM



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России