Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Pendarovski: Aleanca s'do të lejojë zgjerimin e konflikteve jashtë veriut të Kosovës

0
Pendarovski: Aleanca s'do të lejojë zgjerimin e konflikteve jashtë veriut të Kosovës

Aleanca Veri-atlantike nuk do të lejojë që tensionet në Veriun e Kosovës të zgjerohen në vendet përreth, por as brenda Kosovës, ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Vlerësimet e Aleancës janë se situatat atje nga koha në kohë kanë ardhur dhe do të vijnë deri në ndonjë pikë vlimi – flas për veriun e Kosovës, megjithatë forcat e Aleancës, të cilat ndërkohë do të përforcohen me një numër plotësues ushtarësh, janë të mjaftueshme që mos të lejojnë shtrirjen e jostabilitetit në pjesët tjera të Kosovës, jo vetëm në veri, do të thotë të mbeten të lokalizuara, aq më pak të shtrihen drejt nesh, ose drejt pjesëve tjera të rajonit”, ka thënë presidenti Pendarovski.

Ai ka theksuar se kontributi i vendit të tij si një vend fqinj me Kosovën paraqet kontribut për stabilitetin edhe të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit më gjerë.

“Si anëtare e NATO-s, e ndjekim drejtpërdrejt [situatën në Kosovë] dhe veçanërisht si anëtare e Aleancës, e cila ka ushtarët e saj në Kosovë. Ushtarët tanë nuk janë të sistemuar në veri të Kosovës, megjithatë ne kemi 65 ushtarë atje. Kemi për qëllim që të mbetemi atje dhe në të ardhmen, ta rrisim këtë kontingjent”.

“Bashkë kontribuojmë në sigurinë në rajon, për shkak se nëse ne kontribuojmë për stabilitetin e Kosovës, me të cilën jemi fqinj direkt, kuptohet, kontribuojmë edhe për stabilitetin dhe për sigurinë tonë”, ka theksuar Pendarovski.

*Video nga tensionet në veri më 29 maj

Pendarovski ishte nikoqir dhe pjesëmarrës i takimit në Ohër ndërmjet zyrtarëve të lartë të Prishtinës dhe Beogradit ku u dakordua për Aneksin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nëse beson se kjo marrëveshje akoma është e gjallë, presidenti Stevo Pendarovski citon qëndrimin e Borellit gjatë një takimi joformal se “situata në Veriun e Kosovës duhet zgjidhur pavarësisht se sa i vështirë do të jetë ky proces, pasi kjo çështje mbetet e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë më të gjerë evropiane”.

“Do t’u tregoj një episod të shkurtër nga një takim i shkurtër që kisha në një aeroport ndërkombëtar, me [Josep] Borellin. Unë ia shtrova po të njëjtën pyetje ndërkohë që ai sapo kthehej nga takimi i pasuksesshëm i bisedimeve, të quaj ashtu, pas Ohrit, pra nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai më tha se vlerësimi i tij është se duhet të bëhen shumë përpjekje që të kthehet atmosfera e cila ishte në Ohër, atje për 12 orë u zhvilluan bisedimet megjithatë në fund atje kishim produkt, marrëveshje rreth implementimit, plan operativ për implementimin e marrëveshjes bazë".

"Borrelli tha se atmosfera ashtu siç e shohim, dukshëm është përkeqësuar, atmosfera në të dy kryeqendrat, Beograd dhe Prishtinë, nuk është e përshtatshme për hapa më të mëdhenj në atë drejtim. Megjithatë, theksoi se detyra jonë dhe e të dërguarin special të BE-së (për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë), Miroslav Lajçak, mbetet të përpiqemi sërish e sërish, për shkak se ajo çështje është esenciale për stabilitetin më të gjerë evropian, dhe për sigurinë, dhe patjetër duhet të zgjidhet në ndonjë mënyrë në periudhën para nesh”, është shprehur Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut në intervistën për Radion Evropa e Lirë ka apostrofuar edhe problemin e lajmeve të rrejshme që burim kanë Rusinë në raport me kontestin që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë lidhur me çështjen e gjuhës dhe së kaluarës historike, megjithëse shton se ky ndikim nuk është i theksuar.

Përgatiti: Zërijeta Hajro Jahjaga





Губернаторы России
Москва

Мэр Собянин: метро и МЦК в Москве на Пасху продлят работу до 02:00





Москва

Оренбургский хор стал лауреатом 2-й степени на Московском международном фестивале


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о внедрении ЕМИАС в федеральных и региональных медучреждениях



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Пол Маккартни

Маккартни пригласил на выставку фанатку, объяснившуюся ему в любви 60 лет назад




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сотрудники Росгвардии на комплексе Байконур приняли участие в спортивном мероприятии «Наследники Победы»

"Спартак" не сумел обыграть "Пари Нижний Новгород"

«Динамо» возглавило турнирную таблицу РПЛ после победы над «Сочи»


Андрей Рублёв

«Титул, которым я горжусь больше всего»: Рублёв одолел Оже-Альяссима и выиграл второй турнир серии «Мастерс» в карьере



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Симферополь

Историческая игра "Великая Отечественная война. Помним. А знаем?", ко Дню Победы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России