Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Përplasja e iranianëve dhe talibanëve rreth Traktatit për Ujin

0
Përplasja e iranianëve dhe talibanëve rreth Traktatit për Ujin

Problemet rreth furnizimit me ujë kanë vënë në pah marrëdhëniet e brishta të udhëheqësve talibanë në Afganistan me shtetin iranian, ku të dyja palët kanë treguar shqetësimin e tyre lidhur me mungesën potenciale të ujit në kufirin afgan-iranian, para se të kalojë në një fazë emergjence.

Tensionet ndërmjet këtyre dy shteteve mbeten të larta, pas vdekjes së trupave ushtarake më 27 maj. Të dyja palët, zyrtarët talibanë dhe ata iranianë, kanë rritur aktivitetet ushtarake dhe paralajmërimet mbi situatën.

Mirëpo, edhe pse pritet që tensionet të rriten mes talibanëve dhe iranianëve rreth situatës së furnizimit me ujë, që të dyja palët duket se janë të gatshme për dialog lidhur me situatën e krijuar dhe jo vetëm.

Përplasja vdekjeprurëse u zhvillua përgjatë kufirit juglindor të Iranit dhe veriperëndimor të Afganistanit. Të dy shtetet e akuzuan njëra-tjetrën se kush filloi të gjuajë i pari kundër.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje ku shihen forcat talibane me armatim të rëndë duke gjuajtur në drejtim të kufirit, në rrethin Kang të rajonit Nimroz, ku zyrtarët thanë se është vrarë një roje kufitare talibane dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë gjuajtjes së ashpër me armë zjarri.

Në anën tjetër, mediat iraniane raportuan se tri roje kufitare iranian janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në juglindje të rajonit Sistan-Baluçistan. Në këtë pjesë, pas tensioneve të rritura në dy javë të fundit lidhur me furnizimin me ujë, Irani ka punuar për të forcuar kufirin e saj.

Pas incidentit, talibanët janë shprehur se Irani nuk është duke e respektuar marrëveshjen e furnizimit me ujë të vitit 1973.

“Emirati Islamik i Afganistanit e konsideron dialogun si mënyrë të arsyeshme për çdo problem", tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të talibanëve, Enayatullah Khawarazmi, në një deklaratë më 28 maj, duke iu referuar emrit zyrtar të ashtuquajturës qeveri e talibanëve.

“Të gjesh justifikime për luftë dhe për veprime negative, nuk është në interesin e asnjërës palë”.

Irani ka vazhduar linjën e tij më të ashpër, me komandantin e policisë kombëtare, gjeneral brigade Ahmadreza Radan, duke thënë po të njëjtën ditë se "forcat kufitare të Republikës Islamike të Iranit do t'i përgjigjen me vendosmëri çdo shkeljeje dhe agresioni të kufirit dhe autoritetet aktuale të Afganistanit duhet të mbahen përgjegjëse për veprimet e tyre të pamatura dhe në kundërshtim me parimet ndërkombëtare".

Mirëpo, edhe zyrtarët iranianë kanë treguar se janë të gatshëm për një zgjidhje diplomatike. Zyrtari i sigurisë së lartë iraniane, Mohammad Ismail Kothari, e ka përshkruar këtë mosmarrëveshje si “një sherr mes fëmijëve të një shtëpie të njëjtë”, duke mohuar se Teherani do ta përdorë forcën ushtarake për ta zgjidhur këtë problem.

Problemet me digën

Uji është element shumë i rëndësishëm, si në Afganistanin jugperëndimor, një nga zonat bujqësore më produktive të vendit, ashtu edhe në Iranin juglindor, një nga disa zonat e thata të vendit ku mungesa e ujit ka nxitur protesta publike.

Megjithatë, me Afganistanin në kontroll të furnizimeve me ujë të lumit që mbush kënetat dhe liqenet e ulëta në juglindje të Iranit, talibanët kanë një metodë interesante për të negociuar me Teheranin.

Problemi - ose zgjidhja, në varësi të këndvështrimit tuaj - lind nga ndërtimi i projekteve të rëndësishme të digave në Afganistan, të cilat në lidhje me thatësirën në rritje dhe arsye të tjera, kanë kufizuar rrjedhën e ujit në pellgun e Sistanit.

Pellgu kufitar varet nga përmbytjet shumëvjeçare për të mbushur atë që dikur ishte një oazë e madhe e kafshëve të egra dhe ishte liqeni masiv i Hamunit, i cili tani përbëhet nga tri liqene më të vogla sezonale - Hamun-e Helmand në Iran dhe Hamun-e Sabari e Hamun-e Puzak në Afganistan dhe Iran.

Pas komenteve të bëra nga presidenti iranian, Ebrahim Raisi, dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, tema e rimbushjes me ujë të pellgut ka qenë e vazhdueshme prej vitesh.

Amir-Abdollahian, në një telefonatë me homologun e tij taliban, Amir Khan Muttaqi, kërkoi nga autoritetet afgane t’i hapin portat e digës së brendshme të Kajakit që grumbullon ujin nga lumi Helmand "në mënyrë që si populli afgan, edhe ai iranian të kenë mjaftueshëm furnizim me ujë".

Më 18 maj, gjatë një udhëtimi në Sistan-Baluçistan, Raisi u kërkoi "liderëve të Afganistanit që menjëherë t'ia japin popullit të Sistan-Baluçistanit të drejtat për ujë".

Talibanët, tha ai, duhet t'i marrin seriozisht deklaratat e tij dhe të përmbahen nga pretendimi se ata nuk ishin të informuar.

Udhëheqësit talibanë vazhdimisht i kanë hedhur poshtë pretendimet se po i shkelin kushtet e marrëveshjes së vitit 1973 dhe kanë pohuar se nuk do të kishte ujë të mjaftueshëm për të arritur në Iran edhe nëse diga e Kajakit do të hapej.

Megjithatë, vetëm dy ditë pas paralajmërimeve të Raisit, talibanët duket se i goditën kundërshtarët e tyre pas shpine duke nisur një projekt të ri ujitës që kërkonte përfundimin e ndërtimit të digës Bakhshabad në lumin Farah, i cili furnizon pellgun Sistan nga veriu.

Vazhdimi i Traktatit të Ujit

Sipas Traktatit të vitit 1973, Afganistani është i detyruar të ndajë ujin nga lumi Helmand për Iranin në shkallën prej 26 metrash kub ujë në sekondë, ose 850 milionë metra kub në vit.

Si rezultat i thatësirës së vazhdueshme dhe ndërtimit të digave të reja në Afganistan, duke përfshirë digën Kamal Khan në lumin Helmand, e cila u përfundua në vitin 2021 pak para se talibanët të merrnin kontrollin e Kabulit, marrëveshja gjithashtu lejon që më pak ujë të dërgohet në situatat e nivelit të ulët të ujit.

Zëvendëskryeministri i talibanëve për Çështjet Ekonomike, Mullah Abdul Ghani Baradar, tha më 22 maj se Kabuli ishte "i përkushtuar ndaj traktatit të ujit të vitit 1973, por thatësira që po mbretëron në Afganistan dhe rajon nuk duhet të injorohet".

"Dhimbja e popullit të Sistan-Baluçistanit është edhe dhimbja jonë", shtoi ai.

“Zemrat tona shkrihen për ta aq sa shkrihen për popullin e Afganistanit, por ne gjithashtu vuajmë nga mungesa e ujit”.

Deri më tani, bashkëpunimi për çështjen e furnizimit me ujë interpretohej si një shenjë pozitive e lidhjeve midis Iranit, një vend me shumicë shiite, si dhe liderëve sunitë talibanë të Afganistanit.

Talibanët lejuan që uji të rrjedhë në liqenin e Hamunit në digën Kamal Khan të provincës Nimroz në lumin Helmand në janar të vitit 2022.

Pavarësisht se kanë qenë më parë rivalë për shkak të ndarjeve sektare, gjatë dy dekadave të fundit kundërshtimi i tyre i përbashkët ndaj qeverisë së mbështetur nga perëndimi në Afganistan dhe ushtrisë së udhëhequr nga SHBA-ja atje, i ka afruar dukshëm ata.

Që kur talibanët u kthyen në pushtet, grupi militant ka kërkuar të ndërtojë lidhje ekonomike dhe të sigurisë me Teheranin. Ndërsa Irani nuk e ka njohur qeverinë e udhëhequr nga talibanët, ai ka kërkuar të punojë me grupin për çështjet e refugjatëve afganë në Iran dhe trafikut ndërkufitar të drogës. Në shkurt, Irani ia dorëzoi zyrtarisht Ambasadën afgane në Teheran talibanëve.

Për shkak të çështjeve të furnizimit me ujit në Iran dhe Afganistan, të dyja shtetet duhet të mbajnë një qëndrim të vendosur në temën e furnizimit me ujë në mënyrë që të mbrojnë interesat e tyre kombëtare, si dhe përdorimin e brendshëm. Megjithatë, sipas ekspertëve, bashkëpunimi është më i preferuar sesa përshkallëzimi i situatës.

"Asnjë vend në këtë moment në kohë nuk ka nevojë për një kufi armiqësor, ekonomikisht është një çështje për të dyja vendet -- nuk do të kishte potencial bujqësor në rajonin Helmand pa ujin e furnizuar nga diga. Dhe shumë pak prej tij futet në Iran. Dhe, Irani juglindor është po aq i thatë sa çdo vend në planet”, tha për Radion Evropa e Lirë, Marvin Weinbaum, drejtor i studimeve në Afganistan dhe Pakistan në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington.

Weinbaum tha se as talibanët dhe as Teherani nuk do të shfaqin dobësi në çështjen e mungesës afatshkurtër të ujit.

"Ndërsa klima nxehet, kjo do të bëhet më problematike sesa që është", tha ai.

Por, sipas Weinbaum, "lidhjet ekonomike janë me të vërtetë ajo që ka më shumë rëndësi këtu", së bashku me bashkëpunimin për tema të tjera me interes të përbashkët, si ndalimi i forcimit të organizatës terroriste të Shtetit Islamik në rajon.

Në mënyrë ironike, vetëm disa ditë pas paralajmërimeve të Raisit dhe hapjes së një projekti të ri dige në Afganistan, Ministria e Mbrojtjes e talibanëve nënshkroi një marrëveshje të re bashkëpunimi për mbrojtjen e kufirit me Iranin. Zyrtarët ishin mbledhur më herët atë ditë për të adresuar konfliktin e ujit, i cili kishte rezultuar në vdekjen e rojeve kufitare nga të dyja palët.

Pas ngjarjes tragjike, zyrtarët iranianë dhe ata talibanë u mblodhën përsëri për të hetuar burimin e "tensioneve".

Rruga për një zgjidhje

Ndër çështjet që do të diskutohen janë ndërtimi i digave, ku janë përfshirë fuqishëm edhe Irani dhe Afganistani, dhe ndikimi i tyre në rrjedhën e poshtme.

"Çfarë i shkakton saktësisht këto mosmarrëveshje?", pyet Weinbaum. "Intensifikimi i tyre është padyshim ndërtimi i digave, të cilat tregojnë se ekziston një prurje më e ulët nivelit të ujit se sa janë mësuar, si pasojë nuk janë të kënaqur me këtë".

Të tjerë pretendojnë se zgjidhja për konfliktin qëndron në marrëveshjen e gjatë të ndarjes së ujit, për të cilin[konfliktin] Irani dhe talibanët akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje.

Në rrethana të veçanta, duke përfshirë thatësirën dhe ndryshimet klimatike që talibanët pretendojnë se kanë shkaktuar kufizime në burimet ujore, Traktati i vitit 1973 lejon që sasia e rrjedhjes së ujit nga pala afgane të jetë më e vogël se sasia për të cilën kanë nënshkruar.

Përgatiti: Albina Kastrati





Губернаторы России
Москва

Мэр Собянин: метро и МЦК в Москве на Пасху продлят работу до 02:00





Москва

Галина Янко: главные традиции и приметы Пасхи


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин перечислил самые популярные виды туризма в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

Балерина Анастасия Волочкова села на шпагат на Мальдивах




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Динамо» возглавило турнирную таблицу РПЛ после победы над «Сочи»

Московское "Динамо" возглавило турнирную таблицу РПЛ

На площадках «Московских сезонов» работают шесть скейт-парков и роллердром


Елена Рыбакина

Первая ракетка мира расплакалась после финала турнира с участием Рыбакиной



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Путин приехал в храм Христа Спасителя на пасхальную службу



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России