Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Si e bënë eksploruesit bullgarë shpellën "zbulim të vitit"?

0
Si e bënë eksploruesit bullgarë shpellën

Ndonëse eksplorojnë shpellat për argëtim, këta bullgarë entuziastë janë përshëndetur për "zbulimin e vitit" në speleologji. Tani misioni i tyre është të ruajnë shkëlqimin e saj.

Eksploruesit e shpellave (foto lart nga e majta në të djathtë) Simeon Nenkov, Georgi Nenchev, Stanislav Asenov, Konstantin Stoichkov dhe Slaveya Kostadinova zbuluan një sallë të bukur brenda kompleksit të shpellave të grykës së Iskarit të Stara Planina pranë Lakatnikut, Bullgari.

Ata hetuan hyrjen shpeshherë të anashkaluar të shpellës Zidanka, e cila ndodhet 15 metra nga pika e hyrjes në një nga shpellat më të famshme dhe më të vizituara të quajtur "Temnata Dupka".

E vogël, plot pluhur dhe e papërshkrueshme, hyrja Zidanka u kalua nga speleologë dhe shpellarë për dekada.

Kjo ndodhi derisa pesë entuziastët po gërmonin pak më thellë në Zidanka për të zbuluar një pjesë të panjohur dhe çuditërisht të bukur të shpellës.

Rajoni është i mbushur me shpella për shkak të sasisë së madhe të ujit nëntokësor që derdhet në burimin Zhitolyub dhe në lumin Iskar. Zgavrat dhe galeritë nëntokësore në zonë janë të lidhura me një sistem të madh shpellash.

Në duar dhe gjunjë

Pak nga pak, ata po zvarriteshin ngadalë e më thellë, duke hapur hapësira të ngushta dhe duke hequr fragmente të rrezikshme shkëmbinjsh. Ata u ndihmuan nga një robot që shpiku Asenov, të cilin ai e quan "shkopi i tij selfie".

Pajisja i ngjan një shufre të gjatë prej shtatë metrash me një kokë të montuar në majë që mund të rrotullohet në të gjitha drejtimet dhe përmban një kamerë me rezolucion të lartë, një dritë dhe disa lloje sensorësh, duke përfshirë laser dhe sensorë tejzanorë për matjen e distancave.

Pas shumë vizitash dhe mbi 100 orë pune të palodhur, ata arritën të pastrojnë masën e shkëmbinjve që bllokuan Zidankën.

Vendin ku ata gërmuan Kostadinova e quajti "të pashpresë".

"Gjatë gjithë ditës mendova se po bëja punë të klasit të parë pa para dhe se isha shumë budallaqe për këtë. Kjo ndodhi derisa zbuluam pjesën e re", shtoi Kostadinova.

"Ne e dinim nga hartëzimi se pas disa metrash do të arrinim në një vend në Temnata Dupka, ku shpellarët mund të arrijnë për rreth dy orë nga hyrja e saj", tha Stoichkov.

Shpellat Zidanka dhe Temnata Dupka janë pjesë e një sistemi të madh shpellash që u shkëput nga mbeturinat nga një shembje. Pasi hynë në Zidanka, pesë eksploruesit menduan se kishin ardhur në një rrugë qorre pa asnjë mënyrë për të kaluar 8 metrat e fundit për në Temnata Dupka.

Aty vunë re një çarje në tavan. Nenkovi arriti të ngjitej deri në të, rreth 4-5 metra mbi faqen shkëmbore. Çarja çoi në një rrugë pa krye, ku ai u vonua për një moment para se të kthehej te të tjerët.

"Ndjeva një tërheqje të lehtë, që është një shenjë e sigurt se ka një zgavër. Kontrollova me frymën time për të parë nëse ajri po dilte nga diku".

Pastaj Nenkov shkoi zhagas sa më shumë në kthinën e ngushtë dhe mbi kokën e tij pa një hapësirë të vogël, nëpër të cilën mund të zvarritej. Pas disa metrash, hapësira e zezë e sallës së re u hap para syve të tij.

"Unë prisja të shihja të njëjtën gjë si më parë -- baltë, gurë, hapje të ngushta -- por ishte e tëra një befasi", tha ai.

Salla ishte e bardhë dhe e madhe, me përmasa 72 metra e gjatë, 17 metra e gjerë dhe 15 metra e lartë. Kostadinova e përshkroi atë si "surreale". Ndryshe nga shpellat e tjera në zonë, salla Zidanka është e mbushur me të gjitha llojet e formacioneve dytësore të shpellave, si stalaktite, stalagmite, draperie dhe kristale.

E gjithë dyshemeja e saj është e mbushur me pishina të vogla dhe të mëdha kalciti. Një ujëvarë rrjedh nga tavani, duke lënë depozita që formojnë një stalagmit të bardhë të lartë përpara se të derdhen në pjesë të tjera të shpellës.

Aleksey Zhalov nga bordi drejtues i Shoqërisë Bullgare të Shpellave i tha Radios Evropa e Lirë se zbulimi i ri në Zidanka është "zbulimi i vitit".

Për Nenkovin, "Ndjenja e depërtimit atje ku asnjë njeri nuk ka shkelur kurrë, është e pakrahasueshme, duke përjashtuar të gjitha ndjesitë e tjera të njohura për njerëzimin. Ndoshta vetëm astronautët mund ta përjetojnë atë në ditët e sotme."

Ai e quajti sallën 'Kosyo Kasabov', për të nderuar figurën e instruktorit të shpellave, tashmë i ndjerë.

Pas zbulimit të tij, problem tani është ruajtja e faqes së shpellës nga dëmtimi. Duke hyrë në sallë, duhet të ecësh nëpër baltën e thellë, ngjitëse, të shoqëruar nga formacione të brishta të bardha si bora që mund të dëmtohen ose ndoten lehtësisht.

Një problem tjetër është se tani që ka dalë informacioni për shpellën, njerëz me pak përvojë mund ta arrijnë lehtë atë.

"Në mungesë të mbrojtjes ligjore për shpellat, ne duhet t'i mbrojmë ato vetë", tha Stoiçkov.

“U kërkojmë të gjithëve që vizitojnë sallën, ta ndjekin vetëm rrugën e shkelur mirë, t'i pastrojnë paraprakisht këpucët e tyre nga balta dhe të bëjnë përpjekje për ta mbajtur sallën të bukur”, shkruan anëtarët e ekipit në ditarët e klubit, të cilët e përshkruajnë zbulimin ditë pas dite.

Qëllimi i ri i shpellarëve është të gjejnë një mënyrë për të lidhur Zidankan dhe Temnata Dupkan.

“Eksplorimi i shpellave nuk do të jetë kurrë, thjesht, vetëm një hobi”, tha Kostadinova.

Përgatiti: Syzanë Paçarizi





Губернаторы России
Москва

Собянин: в Москве начался сезон фонтанов





Москва

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: В столице открыт сезон фонтанов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Александр Розенбаум

Александр Розенбаум рассказал о дополнительном источнике дохода: "Не бомжовые заведения"




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Спортсменка из Бутово выиграла «золото» на турнирах по художественной гимнастике

Юные керамисты школы №2120 выиграли три Гран-при конкурса «Мир дому твоему!»

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию


Даниил Медведев

Медведев вышел в третий круг «Мастерса» в Мадриде, в трёх сетах обыграв Арнальди



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России