Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Nis Java e Krenarisë me thirrjen “T’du qashtu qysh je!”

0
Nis Java e Krenarisë me thirrjen “T’du qashtu qysh je!”

“T’du qashtu qysh je!” është motoja e Javës së Krenarisë këtë vit në Kosovë, që nisi më 5 qershor dhe do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme për promovimin e barazisë dhe fuqizimin e komunitetit LGBTI+ (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) në Kosovë.

“Me “T’du qashtu qysh je” duam t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të vetëm. Dashuria, pranimi dhe ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës profesionalem janë më se të nevojshme, për të mos thënë thelbësore, për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit mendor”, thuhet në uebfaqen e përbashkët të organizatorëve të Javës së Krenarisë, Prishtina Pride.

Në ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë po marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Barazi dhe Liri (CEL), Blert Morina, dhe përfaqësues të ambasadave të huaja.

Osmani tha se megjithëse Kosova ka bërë përparime të shumta ndër vite në promovimin e barazisë për personat e komunitetit LGBTI+, mbetet “ende shumë e shumë punë për të bërë”.

“Personat LGBTI+ janë padiskutim ende shënjestër e dhunës, diskriminimit dhe stigmatizimit, që vazhdojnë të mbesin pengesë për ta arritur qëllimin tonë të përbashkët – ndërtimin e një shoqërie më të barabartë për të gjithë”, tha Osmani.

Kryeministri Kurti u shpreh i lumtur që motoja dhe eventet e Javës së Krenarisë kanë në qendër temën e dashurisë, duke e quajtur atë si “kusht të lirisë”.

Morina nga organizata CEL u shpreh i zhgënjyer që deputetët e Kosovës nuk votuan pro projektkodit civil që do ta mundësonte martesën mes personave të gjinisë së njëjtë.

Ati tha se“për njerëzit LGBTI asgjë nuk vjen me lehtësi, përveç prej shtypjes” dhe se “ligjin e bëjnë homofobët”.

“Duam dhe kërkojmë liri nga shtypja dhe përçmimi i përditshëm i përditshme i individëve LGBTI, kërkojmë liri edhe nga shpërfillja dhe”, tha Morina, i cili tha se si trans-burrë është përballur vetë me mungesë të lirisë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se i ka bërë përshtypje guximi i aktivistëve që luftojnë për të drejtat e komunitetit LGBTI+ në Kosovë, duke shtuar se SHBA-ja mbështet përpjekjet e tyre.

Java e Krenarisë do të mbyllet më 10 qershor me Paradën e Krenarisë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë në orën 17:00 dhe me koncertin përmbyllës “Krejt bashkë!” në Pallatin e Rinisë në orën 19:00.

Gjatë javës, në Prishtinë do të organizohen diskutime, shfaqje artistike, festa, konferenca për ta shënuar këtë javë.

Përveç CEL-it, organizatë të Javës së Krenarisë janë edhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Mbrojtësit e të Drejtave Civile (CRD).

Parada e Krenarisë do të mbahet për herë të shtatë në Prishtinë. Në vitet paraprake, ky organizim kishte kaluar pa incidente.

Në paradat e kaluara, aktivistët kanë bërë vazhdimisht thirrje që të lejohet martesa midis personave me gjini të njëjtë - gjë të cilën në Kosovë e lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për Familjen.

REL ka raportuar gjatë vitit 2022 se si frika nga izolimi nga familja dhe shoqëria i detyron ende shumë pjesëtarë të komunitetit LGBTIQ+ në Kosovë të mos shprehen publikisht për identitetin e tyre.





Губернаторы России
Москва

Собянин представил масштабную программу фестиваля "Пасхальный дар"





Москва

«Автодор» попросил водителей заправляться заранее после очередей на АЗС на М-12


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Александр Градский

В Москве семью композитора Градского обязали убрать его машины с парковки концертного зала




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о Всероссийском конкурсе спортивных проектов «Ты в игре»

ЦСКА проиграл «Балтике» в гостевом матче 26-го тура РПЛ

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о строительстве спортивных объектов


WTA

16-летняя теннисистка Андреева обновила рекорд турниров WTA-1000



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

«Помогаем жителям выносить подмокшие, тяжелые вещи»: Народный фронт в Орске убирает последствия паводка



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России