Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Propozimi i Perëndimit “do ta nxirrte veriun nga kriza”

0
Propozimi i Perëndimit “do ta nxirrte veriun nga kriza”

Kërkesat e zyrtarëve perëndimorë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës duhet të pranohen nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rast se nuk duan përshkallëzime të mëtejme, thonë njohësit e proceseve politike, Rrahman Paçarizi dhe Dushan Janjiq.

Tensionet në këtë pjesë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur qysh më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë marrë detyrën, përkundër rezistencës së popullatës lokale.

Komuniteti serb i ka bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit, nga të cilat kanë dalë këta kryetarë.

Për t'u informuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë

Në një takim me Kurtin, mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paraqitën tri kërkesa për të: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat atje, si dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lajçak tha se ky është një “propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar”. Escobar tha se nuk ka parë kurrë “më shumë unitet brenda komunitetit transatlantik, SHBA-së dhe BE-së”, në lidhje me këto kërkesa.

Se a e kanë arritur ta bindin Kurtin për to, Lajçak tha se “nuk kemi arritur ende atje”.

Kurti: Vetëm sundimi i ligjit mund t’u hapë rrugë zgjedhjeve në veri

Qeveria e Kosovës tha përmes një komunikate për media se Kurti, në takim me diplomatët perëndimorë, ka theksuar se “rrugë përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët e dhunshëm dhe grupet kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare, si dhe gazetarëve”.

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’u hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme”, citohet të ketë thënë Kurti.

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar “bandat kriminale”, të dirigjuara nga Serbia, për trazirat në veri, të cilat kanë kulmuar në përleshje të dhunshme midis protestuesve dhe ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 maj në Zveçan.

Beogradi zyrtar, ndërkaq, ka hedhur fajin te Qeveria e Kosovës, duke thënë se qëllim i saj është dëbimi i serbëve nga pjesa veriore - edhe pse nuk ka paraqitur ndonjë provë për këto pretendime.

Qëndrim të ngjashëm me Kurtin shprehu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila të martën priti në takim Lajçakun dhe Escobarin.

"Ndëshkimi i grupeve kriminale dhe individëve që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, është rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë", tha Osmani, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e saj.

Osmani shprehu, po ashtu, "përkushtimin e plotë që të punohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që në veri të vendit të sundojë rendi e ligji dhe të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës".

Osmani tha se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe, në këtë kontekst, shtoi ajo, "duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve" që jetojnë atje.

Lajçak dhe Escobar do të qëndrojnë sot edhe në Beograd.

Paçarizi: Kurti mund ta kapitalizojë momentin

Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se bashkësia ndërkombëtare, që nga fillimi i krizës në veri të Kosovës, i ka bërë të qartë hapat që duhet të ndërmerren për uljen e tensioneve. Këta hapa, sipas tij, i ka formuluar më pas përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka kërkuar nga Prishtina që të shpallë zgjedhje të reja në komunat në veri, ndërsa nga Beogradi të sigurojë pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në këto zgjedhje.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës - dhe Beogradi zyrtar, i cili e kontrollon këtë parti, e kanë kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit dhe me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Paçarizi vlerëson se kryeministri Kurti duhet të heqë dorë nga veprimet e pakoordinuara me BE-në dhe SHBA-në, ndërsa Lista Serbe, sipas tij, duhet të heqë dorë nga “kushtet absurde”.

 

Asociacioni, sipas tij, nuk mund të formohet pa integrimin e serbëve në institucione - së paku pa pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Këmbëngulja e Listës Serbe tek Asociacioni tregon se Beogradi nuk e do vërtet formimin e tij, thotë Paçarizi.

“...prandaj, zotëri Kurti e ka këtu një kartë të sigurt për ta çuar përpara Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit [për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë], pasi që mungon gatishmëria e Beogradit. Mendoj që zotëri Kurti duhet ta kapitalizojë... në kuptimin që Beogradi të marrë përsipër barrën e përgjegjësisë për moszbatimin e marrëveshjes dhe jo që Kurti të shndërrohet në një problem dhe pengesë e identifikuar nga bashkësia ndërkombëtare”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë duhet t’i marrin seriozisht kërkesat e zyrtarëve perëndimorë dhe ta kuptojnë mirë situatën, e cila, mund të përkeqësohet edhe më tej. Një krizë e sigurisë, thotë Paçarizi, është e papranueshme për Perëndimin.

Janjiq: Paralajmërim i lajmeve të mira?

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë se përplasja e protestuesve serbë me pjesëtarët e KFOR-it, më 29 maj, ka prekur linjat e kuqe të NATO-s, por edhe të vendeve perëndimore në përgjithësi.

Për një gjë të tillë, sipas tij, është i vetëdijshëm edhe Beogradi zyrtar, por edhe Prishtina zyrtare. Prandaj, kërkesat e BE-së dhe SHBA-së, thotë Janjiq, nuk do të mund të refuzohen më nga palët.

“Pra, nuk shoh që Beogradi do të mund dhe nuk do të dëshirojë ta kundërshtojë këtë forcë (NATO-n). Por, para së gjithash, për arsye politike, nuk mendoj që Kurti do të vazhdojë kundërshtimin e tij. Për mendimin tij, më shumë ka të bëjë tash me devijimin e tij politik, sepse shumica e faktorëve politikë në Kosovë, e as Kurti, nuk janë për përplasje me NATO-n. Mendoj se kjo [vizitat dhe kërkesat e Lajçakut dhe Escobarit në Kosovë dhe Serbi] janë paralajmërim i lajmeve të mira të mundshme - qetësimit të situatës”, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Për momentin, sipas tij, maksimumi i asaj që mund të arrihet, është ulja në minimum e rrezikut për konflikt të armatosur, e sidomos sulmeve ndaj KFOR-it.

Qetësimi i situatës në veri dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në komunat veriore të Kosovës, sipas tij, janë rruga që i rikthen palët në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.





Губернаторы России
Москва

Собянин: К открытию Троицкой линии территории возле новых станций благоустроят





Москва

Электрокроссовер Voyah Free получил новую версию для России. Ее представили в Москве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Ольга Бузова прошла плановый осмотр в больнице




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЦСКА уступил "Балтике" в 26-м туре чемпионата России

ЦСКА проиграл «Балтике» в гостевом матче 26-го тура РПЛ

"Зенит" потерпел второе поражение подряд в РПЛ


Елена Рыбакина

Прямая трансляция матчей Рыбакиной и Путинцевой за выход в 1/8 финала турнира в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Мода

В День Медика пройдет премия в области здоровья The Medical Stars & Beauty Awards



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России