Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Australia ndalon simbolet naziste për t’i luftuar grupet ekstremiste

0
Australia ndalon simbolet naziste për t’i luftuar grupet ekstremiste

Australia ka bërë të ditur më 8 qershor se do ta prezantojë një vendim për t’i ndaluar simbolet naziste në vend, në tentim për t’i luftuar grupet ekstremiste të krahut të djathtë.

Paraqitjet publike të svastikës ose simboleve të SS-it do të dënohen me deri një vit burgim. Megjithatë, në këtë ligj nuk do të përfshihet edhe përshëndetja naziste.

Simbolet naziste tashmë janë të ndaluara në shumë shtete, por Australia ka bërë të ditur se tani ato nuk do të lejohen askund në vend.

Ky vendim vjen në një periudhë kur Australia po përballet me një ringjallje të aktivitetit të së djathtës ekstreme.

Në mars, një grup neo-nazistësh morën pjesë në një tubim në Melburn të organizuar nga Kellie-Jay Keen-Minshull – e cila njihet për kundërshtimin e saj ndaj të drejtave të transgjinorëve – dhe u panë teksa bënë përshëndetje naziste në shkallët e Parlamentit Viktorian.

Keen-Minshull mohoi akuzat për lidhjet me këtë grup, por ngjarja nxiti thirrjet për përpjekje më të mëdha për t’i luftuar simbolet dhe ideologjitë naziste.

“Nuk ka vend në Australi për simbolet që lartësojnë tmerret e Holokaustit”, tha Prokurori i përgjithshëm, Mark Dreyfus, teksa prezantoi legjislacionin e ri.

“Ne nuk do të lejojmë më njerëzit të përfitojnë nga ekspozimi dhe shitja e artikujve që lartësojnë nazistët”, shtoi ai.

Legjislacioni i ri do ta ndalojë tregtimin dhe shfaqjen publike të flamujve, shiritave, bluzave, shenjave dhe publikimin e simboleve në internet që promovojnë ideologjinë naziste, tha Dreyfus.

Por, do të lejohen shfaqjet publike të svastikës naziste dhe simboleve të SS-it për qëllime akademike, arsimore, artistike, letrare, gazetareske ose shkencore.

Përshëndetja naziste nuk përfshihet në këtë legjislacion, por ajo do t'i lihet në duar policive shtetërore. Victoria dhe Queensland bënë të ditur në fillim të këtij viti se e kanë ndaluar përshëndetjen naziste.

Në legjislacion përjashtohet shfaqja e svastikës në kontekste fetare, për shkak të rëndësisë së saj shpirtërore. Svastika naziste rrjedh nga një motiv i lashtë, i cili mbetet një simbol i shenjtë në hinduizëm, budizëm dhe xhainizëm.

Prania e fundit e neo-nazistëve në rrugët australiane i ktheu të mbijetuarit e Holokaustit “në ditët e tyre më të errëta”, tha Dvir Abramovich, kryetar i Komisionit Australian Kundër Shpifjes për BBC, duke shtuar se ligjet e reja ishin një hap në drejtimin e duhur.

Përpara ngjarjeve të fundit në Melburn, media lokale raportuan se neo-nazistët ishin infiltruar në protesta kundër masave shkaku i pandemisë COVID-19 për t’i përhapur mesazhet e tyre dhe për të rekrutuar anëtarë.

Në prill, shefi i sigurimit të Australisë paralajmëroi se e djathta ekstremiste e vendit po “trimërohej” për të dalë në rrugë.

“Ne kemi parë një rritje të njerëzve të tërhequr nga kjo ideologji për arsye që nuk i kuptojmë plotësisht”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Australiane të Inteligjencës së Sigurisë, Mike Burgess.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин на стройке судоверфи в Москве





Москва

Врач-стоматолог Татьяна Сумцова: незаметные заболевания, которые могут быть опасны


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о внедрении ЕМИАС в федеральных и региональных медучреждениях



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Филипп Киркоров

«Это было гениально!»: красноярец Илья Соболев спародировал Киркорова – Филипп оценил




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сотрудники Росгвардии на комплексе Байконур приняли участие в спортивном мероприятии «Наследники Победы»

Московское "Динамо" возглавило турнирную таблицу РПЛ

В городах России выступят летом юные вокалистки из Приамурья


Арина Соболенко

Швентек и Соболенко устроили триллер за престижный трофей



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Собянин рассказал о строительстве судостроительной верфи в районе Нагатинский Затон



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России