Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Partitë parlamentare: Rrëmbimi i tre policëve, akt agresioni nga Serbia

0
Partitë parlamentare: Rrëmbimi i tre policëve, akt agresioni nga Serbia

Partitë parlamentare të Kosovës i kanë dënuar, siç e kanë quajtur ato, aktin e rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, duke e cilësuar këtë veprim si agresion kundër Kosovës.

Sipas tyre, pas këtij akti, nuk mund të thuhet se në Kosovë është gjendje e zakonshme. 

Ngjarja, sipas autoriteteve të Kosovës, ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur dyshohet se tre policë kufitarë të Kosovës, janë rrëmbyer nga forcat serbe, gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. 

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës. 

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se ngjarjet e fundit kanë preokupuar të gjithë deputetët.

“Në veçanti, me aktin barbar të Serbisë, e cila edhe një herë e dëshmoi brutalitetin, agresivitetin, e natyrisht edhe qëllimin dhe synimin e vazhdueshëm që ta destabilizojë sigurinë në Ballkan, duke kidnapuar tre policë kufitar të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kusari – Lila.

Sipas saj saj, faktet e mbledhura nga vendi i ngjarjes tregojnë se policët kufitarë kanë qenë në territorin e Kosovës, kur, sipas saj, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe. 

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i kanë bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të raportojë në Kuvendin e Kosovës lidhur me rastin dhe hapat e ndërmarrë nga Qeveria.

“Në këtë moment, përtej qëndrimeve dhe vlerësimeve të kujtdo , prioritet duhet të jetë kthimi i policëve tanë në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre, duke garantuar shëndetin dhe sigurinë e tyre”, ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Ky është një veprim agresioni, i dënueshëm politikisht dhe ndërkombëtarisht dhe është një veprim, i cili, në asnjë rrethanë, nuk duhet të lejohet të përsëritet. Në emër të LDK-së, kërkoj nga Qeveria e Kosovës dhe nga partnerët ndërkombëtarë, që të bëjnë të pamundurën, që për një kohë sa më të shkurtër të bëhet kthimi i zyrtarëve policorë në Republikën e Kosovës dhe marrja e masave dhe veprimeve tjera të duhura”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që policët kosovarë të lirohen menjëherë.

“Ky Kuvend, në ballafaqim me Serbinë, nuk e njeh qasjen pushtet dhe opozitë. Ajo që ka ndodhur dje, ka qenë provokim i drejtpërdrejtë, dhe në të njëjtën kohë është një akt, i cili duhet të dënohet nga ky kuvend”, ka thënë Tahiri.

Mëngjesin e 15 qershorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilin kanë marrë pjesë autoritetet e institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe financave të Kosovës. 

Në një konferencë për media, kryeministri Kurti  ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë, për të cilët Prishtina pohon se janë rrëmbyer nga forcat policore të Serbisë, në brendi të territorit të Kosovës. 

Kurti i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar për të dënuar veprimet e Serbisë, duke thënë se “heshtja e tyre nuk i kontribuon shtensionimit të situatës”. 

“Ajo çfarë është e çuditshme, është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht kërkon pretekste për përshkallëzim dhe destabilizim. E kur nuk ka, atëherë është e gatshme dhe sigurisht e aftë, që t’i krijojë ato. Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës është dëshmia më e qartë dhe më e freskët për këto”, ka thënë Kurti. 

Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se i kanë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë dhe se “synimi është siguria”, e cila “fillon te kufijtë". 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar një ditë më parë se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën.

Sipas tij, Policia e Serbisë i ka arrestuar policët e Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.

Policia e Kosovës e ka cilësuar këtë akt si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о развитии фармацевтической отрасли в Москве





Москва

5 фактов, которые необходимо знать о СЭЙН и Wimmortal и их релизе «Старик и воля».


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин поздравил Путина со вступлением в должность президента России



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Андрей Губин

Андрей Губин планирует своим ходом добраться до Владивостока




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве в 12-й раз пройдет фитнес-фестиваль «ФитЭкспо 2024»

Турнир по пляжному волейболу «ЮМР ОПЕН» прошел в Краснодаре

Боевые приобретения. Настоящий праздник мужественности прошел в Москве


WTA

Свентек переиграла Соболенко и выиграла титул WTA в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Подмосковье

Патрулирование пожароопасных участков лесов провели в Подмосковье



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России