Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Lirohen katër qytetarët e Kosovës të arrestuar në Merdare

0
Lirohen katër qytetarët e Kosovës të arrestuar në Merdare

Katër qytetarët e Kosovës të arrestuar më 13 qershor nga autoritetet serbe në Merdare janë liruar, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë Prokuroria e Kurshumlisë.

Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për katër shtetas kosovarë të cilët janë mbajtur në burg nga 13 qershori, teksa thanë se ata nuk janë përgjegjës për policët e Kosovës.

Labinot Maliqi, vëllai i njërit nga të arrestuarit konfirmoi për REL se vëllau i tij, dhëndri dhe dy të tjerë janë liruar.

"Unë jam tashmë me vëllain, dhëndrrin dhe dy qytetarë të tjerë. Nga Drejtoria e Policisë në Prokuple, i kanë sjell në Kurshumli dhe këtu i liruan. Nuk kam pasur kohë të bisedoj shumë, pasi sa u liruan- por arsyeja e arrestimit, ka qenë se para dy vitesh e kanë goditur një kontejner të mbeturinave", tha ai.

Sipas tij, të katërtit janë akuzuar për të njëjtën çështje.

Më 14 qershor, Prokuroria Themelore Publike e Kurshumlisë - qytet në pjesën qendrore të Serbisë - konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se më 13 qershor, Drejtoria e Policisë në Prokuple, Stacioni policor në Kurshumli, ka caktuar masën e ndalimit deri në 48 orë ndaj personave: K.M, H.F, M.E, dhe M.D. - të gjithë nga Podujeva.

Bilana Millosavleviq, ushtruese e funksionit të prokurores publike në Kurshumli, kishte thënë se “ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale: shkatërrim dhe dëmtim i pasurisë së njerëzve të tjerë, në dëm të Republikës së Serbisë” - pa ofruar më shumë detaje.

Qeveria e Kosovës të enjten bëri të ditur se janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se "synimi ynë është siguria, e siguria fillon te kufijtë".

Kurti këto komente i bëri gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e cila u mbajt pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë autoritetet e institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe financave të Kosovës, pasi një ditë më parë, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar një ditë më parë se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën. Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.

Kryeministri Kurti hodhi poshtë pretendimet e Serbisë, e cila tha se se policët e Kosovës kishin kaluar kufirin dhe ishin futur në territor të saj.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë, për të cilët Prishtina pohon se janë rrëmbyer nga forcat policore të Serbisë.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.





Губернаторы России
Москва

Собянин: офсетные контракты изменили столичную фармацевтическую отрасль





Москва

В Москве в 12-й раз пройдет фитнес-фестиваль «ФитЭкспо 2024»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин фразой «ходят слухи словно мухи» прокомментировал уход замов в кабмин



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Виктор Тепляков

Депутат ЗСК Виктор Тепляков провёл совещание по поддержке нововведений в систему питания школьников




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Канье Уэст летом выступит с концертом в России

В 6-м туре женского «командника» в Сочи шахматная сборная Москвы разгромила краснодарок, а «Сима-ленд» справилась с Татарстаном

Боевые приобретения. Настоящий праздник мужественности прошел в Москве


Арина Соболенко

Швентек и Соболенко устроили триллер за престижный трофей



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Ежемесячную денежную выплату получают более 1,6 млн пострадавших от радиации



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России