Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Dhjetëra kamionë nga Serbia presin të kalojnë kufirin me Kosovën

0
Dhjetëra kamionë nga Serbia presin të kalojnë kufirin me Kosovën

Në pikën kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, janë duke pritur rreth 60 kamionë për të hyrë në Kosovë.

Kolona e mjeteve transportuese nuk është shumë e gjatë, pasi siç thanë shoferët, shumë transportues me të kuptuar lajmin se nuk u lejohet hyrja në Kosovë, janë ndalur në parkingje dhe pika të karburanteve.

Kolonat në kufi u shtuan pasi Qeveria e Kosovës bëri të ditur se, për arsye të sigurisë,  janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 15 qershor se "synimi ynë është siguria, e siguria fillon te kufijtë".

Kurti këto komente i bëri gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e cila u mbajt pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë autoritetet e institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe financave të Kosovës, pasi një ditë më parë, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit.

Gazmend Kastrati, shofer i një kompanie nga Kosova, mëngjesin e së enjtes po transportonte grurë nga Serbia për në Kosovë.

Ani pse mjeti me të cilin Kastrati por transporte grurin ka targa të Kosovës, për shkak se malli ka origjinën nga Serbia, atij i është pamundësuar hyrja në territorin e Kosovës.

“Ne jemi duke pritur nga ora 8:00, pak para orës 8:00, 10 apo 15 minuta kur ka qenë ndërrimi. Është bllokuar diçka. Vendimi është i Qeverisë së Kosovës. Se çfarë e kanë marrë atë vendim as ne s’kemi informacione tjera. Duke pritur jemi. Çfarë do të bëhet s’e di”, tha Kastrati për Radion Evropa e Lirë.

“Disa kamionë janë ndalë nëpër parkingje – kush ka pasur informacion. Ne që s’kemi pasur informacion kemi ardhur drejt e këtu. Në kufi pyetem tani por nuk kanë ndonjë vendim derisa ta marrin ku ta di unë atje nga lart”, tha ai.

Nenad Nastasieviq, shofer kamioni me targa të Serbisë, ishte në rrugë për të dërguar pllaka gipsi me origjinë nga Bullgaria për në Kosovë, por atij iu tha se nuk mund të kalojë kufirin.

“Epo probleme, probleme të mëdha. Po vonojmë me dërgesa dhe po vështirësohen pagesat. Humbasim para këtu. E shihni ku po qëndrojmë, nuk kemi kushte elementare”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Kurti tha se këto masa tona nuk janë ekonomike apo tregtare, por janë "masa të sigurisë". Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë, për të cilët Prishtina zyrtare thotë se janë rrëmbyer nga forcat policore të Serbisë, Kurti i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar për të dënuar veprimet e Serbisë, dhe tha se është “i habitur nga heshtja e tyre”.





Губернаторы России
Москва

Собянин фразой «ходят слухи словно мухи» прокомментировал уход замов в кабмин





Москва

Владимир Брилёв: «Концерт, посвященный Великой Победе, стал доброй традицией для творческого объединения «Хрустальное соZVездие».


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин фразой «ходят слухи словно мухи» прокомментировал уход замов в кабмин



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

Музыкальный спектакль и ужин от шеф-повара: в Зеленоградске отметят 100-летие Булата Окуджавы




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Турнир по пляжному волейболу «ЮМР ОПЕН» прошел в Краснодаре

В Москве в 12-й раз пройдет фитнес-фестиваль «ФитЭкспо 2024»

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге про финал Всероссийской олимпиады школьников


ATP

Андрей Рублев поднялся на шестое место в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Желдорреммаш

Экзаменационный центр «Воронеж-НК» на базе Воронежского ТРЗ Желдорреммаш сертифицирует до 200 дефектоскопистов ежегодно.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России