Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Serbia mohon se po keqtrajton tre policët e Kosovës

0
Serbia mohon se po keqtrajton tre policët e Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka mohuar akuzat e autoriteteve në Kosovë se Beogradi zyrtar po keqtrajton tre policët e Kosovës.

“Është absolutisht gënjeshtër se Beogradi po i trajton keq, që atyre nuk po u jepen ilaçe, që po keqtrajtohen. Kur i thotë këto Prishtina, ajo niset prej vetes, sepse po keqtrajton serbët e arrestuar, po i rrah ata dhe nuk po i lë të lirë”, tha Petkoviq.

Ai shtoi se Serbia “është shtet serioz” dhe vepron në bazë të ligjit.

“Çdo person i arrestuar ka dhomën e tij, ata marrin ilaçe, ushqim dhe pije. Ata nuk janë në hajat, por për dallim nga serbët e arrestuar, këta të tre janë sikur në Katër Stinët [Four seasons]. Mos gënjeni më. Po kërkoni lirimin e atyre që hynë në territorin e Serbisë me pushkë të gjata. Merruni me serbët që janë të arrestuar padrejtësisht, që po keqtrajtohen”, tha Petkoviq.

Ai shtoi se ishte i “tronditur” nga reagimet e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, që kërkuan lirimin e pjesëtarëve të policisë së Kosovës, që Beogradi thotë se i ka arrestuar në Serbinë qendrore.

“Askush se përmend që është e nevojshme të lirohen serbët e pafajshëm. Për çfarë hipokrizie po flasim. Ne nuk vendosim sepse procedurat ligjore kanë nisur dhe tani jemi në proces ligjor. Prokuroria dhe gjykata vendosin për këtë çështje e jo ambasadat”, tha Pektoviq.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, i tha Radios Evropa e Lirë të premten se tre policëve të Kosovës – që Prishtina thotë se janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës – u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga autoritetet e drejtësisë në Kralevë.

Ahmeti tha se në bazë të informatave që ka, policët "po mbahen në kushte çnjerëzore, pa ushqim dhe pa trajtim adekuat mjekësor".

Ai tha se i ka siguruar këto të dhëna nga një zyrtar i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, i cili, sipas Ahmetit, është në kontakt me avokaten e njërit prej policëve.

"Qysh dje, përmes Zyrës Ndërlidhëse, kemi kërkuar nga Kryqi i Kuq dhe Komiteti për Parandalimin e Torturës që të interesohen për policët tanë atje. Kjo çfarë kemi kuptuar sot, është shumë serioze dhe shqetësuese për ne", deklaroi Ahmeti, duke shtuar se shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, nuk iu pranua kërkesa për t’i vizituar policët.

Tre policë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe më 14 qershor. Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë më 16 qershor se mbetet e paqartë se ku pjesëtarët e Policisë së Kosovës ishin në kohën e arrestimit.

Ky mision tha se ka inspektuar lokacionin ku ka ndodhur ngjarja dhe ka biseduar me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet në Serbi.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve të Kosovës.

Rasti me tre policët e Kosovës ndodhi në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.





Губернаторы России
Москва

Собянин поздравил Путина со вступлением в должность президента России





Москва

В Москве в 12-й раз пройдет фитнес-фестиваль «ФитЭкспо 2024»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: внимание Путина к Москве дорогого стоит



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Кристина Орбакайте показала фото с мужем из путешествия по Италии




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Боевые приобретения. Настоящий праздник мужественности прошел в Москве

Что произошло 8 мая в истории Якутии

В Москве в 12-й раз пройдет фитнес-фестиваль «ФитЭкспо 2024»


Андрей Рублёв

Рублев о победе на "Мастерсе" в Мадриде: у меня нет слов



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Москве в 12-й раз пройдет фитнес-фестиваль «ФитЭкспо 2024»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России