Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Forma ikonike e artit të Jerusalemit afër 'kthimit' në Armeni

0
Forma ikonike e artit të Jerusalemit afër 'kthimit' në Armeni

Pas një shekulli të evolucionit artistik në Lindjen e Mesme, arti i famshëm i qeramikës së armenianëve nga Jerusalemi, për herë të parë do të prodhohet edhe në Armeni.

Është faltorja më e vjetër në botën islamike, e ndërtuar në vendin më të shenjtë të judaizmit. Por, në vitin 1919, kur tjegullat në Kupolën e Shkëmbit filluan të dëmtohen, u dërguan armenë të krishterë për ta riparuar tempullin.​

Sunduesit britanikë të Palestinës, atë kohë kërkuan zejtarë etnikë armenë nga Kutahya, Turqia e sotme perëndimore, të cilët kishin përfunduar në Lindjen e Mesme pasi u kishin mbijetuar vrasjeve dhe dëbimeve masive, që njihen ndryshe si gjenocidi armen.

Armenët janë lavdëruar për punën e tyre dhe artin e qeramikës, por teksa financimi për restaurimin e Kupolës së Shkëmbit filloi të zbehej, dhe ankesat e krishterëve armenë që punonin në një faltore islame u shtuan, puna e tyre për restaurimin u ndal për disa vjet.

Artistët armenë u shkëputën dhe krijuan dy punëtori të veçanta të pllakave dhe pikturës së qeramikës në Jerusalem në vitin 1922. Për shkak se ata nuk u nënshtroheshin më kufijve të vendosur nga administrata osmane, emigrantët gradualisht krijuan stilin e tyre krijues, duke marrë frymëzim nga traditat persiane dhe islame.

Jeta e egër dhe peizazhi i vendit të tyre të zgjedhur shërbyen si burime kryesore frymëzimi.

Në ditët e sotme disa punishte qeramike funksionojnë brenda lagjes armene të Jerusalemit dhe veprat e veçanta të artit u dhurohen pjesëtarëve të familjeve mbretërore dhe presidentëve që vizitojnë, si dhe eksportohen në mbarë botën.

Qeramika armene nga Jerusalemi u ekspozua në Muzeun Smithsonian në Uashington, DC për disa muaj në vitin 1992. Një nga mjeshtret e formës së re të artit, Marie Balian, pikturoi shumicën e artit të ekspozuar.

Qeramika armene e Jerusalemit është gjithashtu e ekspozuar në një sërë muzesh të tjerë, duke përfshirë Muzeun"Victoria" dhe "Albert" në Britani të Madhe.​

“Ky art është bërë simbol i Jerusalemit”, tha Setrag Balian për Radion Evropa e Lirë, nga brenda fabrikës në pronësi të familjes së tij, Qeramika Baliane Armene e Jerusalemit, e themeluar nga stërgjyshi i tij një shekull më parë, dhe të cilën ai tani e menaxhon.

Fabrika Balian është një nga bizneset më të vjetra që operon vazhdimisht në Jerusalem, por familja tani eksporton pjesën më të madhe të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pllakat blu dhe të bardha të krijuara në Jerusalem janë një pamje e zakonshme përgjatë vijave ujore të pishinave të pasura kaliforniane.

Balian suksesin ia atribuon gjyshes së tij, Marie, që e ngriti qeramikën e Jerusalemit në një nivel artistik, që "mund ta dëgjosh ujin që rrjedh e ta ndiesh erën". Ai thotë, qeramika e bërë në Perandorinë Osmane nga armenët etnikë kishte përdorur motive relativisht të përsëritura dhe statike dhe skena biblike.

Familja Balian do të bëhet përpunuesja e parë armene e qeramikës armene të Jerusalemit që "do të kthehet" në Armeni. Balian nuk dha një afat kohor, por tha se familja është në fazat e hershme të planifikimit të një “fabrike, muzeu dhe kafeneje, të gjitha në një”, që do të hapet në Ashtarak, në veriperëndim të Jerevanit.

"Kthimi" i synuar i formës së artit në Armeni do të jetë një përzirje mes të huajës dhe vendases, tha për Radion Evropa e Lirë ish-gazetari armeno-izraelit, Artiom Chernamorian.

"Nuk mund të gjesh diçka si [qeramika armene e Jerusalemit] në Republikën Armene sot", tha ai.

Balian thotë se disa punëtori që imitojnë punimin e qeramikës, janë përhapur kohëve të fundit në Armeni, por pajtohet që arti do të jetë diçka e re kur të mbërrijë në Kaukaz.

"Kjo nuk është kultura 'jonë' [armene]", thotë ai. "Është më shumë armene-jerusaleme, sesa armene".

Përgatiti: Albina Kastrati





Губернаторы России
Москва

Собянин: внимание Путина к Москве дорогого стоит





Москва

Одна из целей неофашистского Азербайджана - уничтожение Христианства


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин поздравил Путина со вступлением в должность президента России



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Юрий Шевчук

"Вся лажа этим заканчивается": Шевчук со сцены в Дубае призвал зрителей к революции




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В 6-м туре женского «командника» в Сочи шахматная сборная Москвы разгромила краснодарок, а «Сима-ленд» справилась с Татарстаном

Боевые приобретения. Настоящий праздник мужественности прошел в Москве

В Москве в 12-й раз пройдет фитнес-фестиваль «ФитЭкспо 2024»


Елена Рыбакина

Первая ракетка мира расплакалась после финала турнира с участием Рыбакиной



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Бывший глава центра оценки техногенного воздействия при Росприроднадзоре Новиков арестован в Москве



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России