Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

“E kam thesar në jetë” - alpinisti 77-vjeçar që u ngjit në Kilimanxharo

0
“E kam thesar në jetë” - alpinisti 77-vjeçar që u ngjit në Kilimanxharo

Tashmë otorinolaringolog i pensionuar, Jonuz Cani nga Gjilani ka vendosur të fokusohet në sportin e bjeshkatarisë, më saktësisht në alpinizëm, duke u ngjitur në maja mijëra metra të larta.

Ani pse dashurinë për këtë sport e ka tash e 60 vjet, 77-vjeçari, deri vonë, nuk ka mundur të ndajë shumë kohë për të, për shkak të jetës së tij profesionale.

“Maja më e lartë që kam ngjitur, është maja Kilimanxharo [mbi 5.000 metra]. Kjo ka ndodhur në vitin 2001… Kam shëtitur Tanzaninë dhe e kam shfrytëzuar rastin për ngjitje me guidë në Kilimanxharo. Ajo është një majë vullkanike me një krater shumë mbresëlënës, e që e kam si thesar në jetë”, thotë Cani për Radion Evropa e Lirë.

Maja e parë ku është ngjitur, thotë se është ajo e Stubllës në Kosovë, dekada më parë.

Ai thotë se edhe në ditët më të zëna, është munduar të mos e ndalë aktivitetin e ecjes.

“Vërtet unë kam qenë i zënë shumë në aspektin profesional. Një kohë prej 10-15 vjetësh kam qenë i vetmi në këtë lëmi, dhe kam pasur frekuencë shumë të madhe të pacientëve. Por, dëshira për bjeshkatari ka bërë që unë të gjej kohë dhe të mos ndalem kurrë”, thotë Cani, i cili ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Ai thotë se para 60 vjetësh, kur ka nisur të merret me këtë sport, ka qenë bjeshkatari i parë zyrtar, i regjistruar në Kosovë.

“Në atë kohë ka funksionuar një shoqatë e bjeshkatarisë, e quajtur Frushka Gora, dhe unë kam qenë pjesëtar i asaj shoqate. Me atë shoqatë kemi realizuar shumë ngjitje”, kujton Cani.

Një prej faktorëve që e ka shtyrë në këtë sport, thotë se është Gjilani, qyteti ku ka lindur, i cili gjendet në pjesën lindore të Kosovës. Natyra e tij thotë se ishte motiv për të.

“Ta them të drejtën, unë si fëmijë jam rritur në pjesët rurale, në një fshat, dhe gjatë gjithë kohës kam qenë i preokupuar me bjeshkë. Më shumë kam ndenjur në bjeshkë, sesa në shtëpi… Kemi bjeshkë të shenjta, neve natyra na ka dhuruar aq begati të madhe në këtë aspekt, saqë ne, në të vërtetë, jemi shumë neglizhentë në shfrytëzimin e të mirave të saj”, thotë Cani.

Sipas tij, interesimi për bjeshkatari është gjithnjë e më shumë në rritje.

Me formimin e klubeve të ndryshme në mbarë Kosovën, thotë ai, të rinjtë dhe të rejat janë shumë kureshtarë për këtë sport.

“Ne kemi [edhe] vizitorë nga jashtë... Bjeshkët e Nemuna që i kemi, janë fantastike, Bjeshkët e Sharrit janë fantastike dhe janë imperativ për të gjithë alpinistët që të vijnë dhe t’i vizitojnë”.

“Të gjithë nga jashtë, prioritet e kanë Majën e Lubotenit. Maja e Lubotenit është maja më atraktive e bjeshkëve tona”, thotë Cani.

Ai thotë se ngjitjet i bën kryesisht me shoqërinë e tij, por nganjëherë edhe vetë.

“Ngjitja është një sfidë mjaft e madhe dhe në momentin kur bjeshkatari mbërrin në majë, kënaqësia është e papërshkrueshme. Besoni se aty derdhen lot, aty bëhen përqafime të ngrohta... Njeriu, siç ka nevojë ditore të ushqimit, ashtu ka nevojë edhe për shujtë sportive ditore, javore... ”, thotë 77-vjeçari.

Nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se i kanë të regjistruara 22 shoqata dhe klube të bjeshkatarëve, me një numër prej 1.150 bjeshkatarësh dhe alpinistësh.

Sipas kësaj federate, grup-moshat më aktive në ngjitje janë nga 18 deri në 50 vjeç, por ka edhe bjeshkatarë aktivë deri në moshën 70-vjeçare.

Derisa kujton ngjitjen e vështirë në Materhorn të Zvicërs, Cani thotë se, së shpejti, synon të ngjitet në majën Materhorn në Bullgari.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин рассказал, как офсетные контракты развивают фармотрасль Москвы





Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о комфортных автопутешествиях


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: В Москве будет увеличен объем высокотехнологичной медицинской помощи



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Кристина Орбакайте

Даже бесплатно, лишь бы в Кремле: Mash сообщил о готовности Орбакайте спеть в Москве




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Турнир по пляжному волейболу «ЮМР ОПЕН» прошел в Краснодаре

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге про финал Всероссийской олимпиады школьников

Спорт объединяет поколения: в Москве прошёл праздник ко Дню Победы для детей с ОВЗ


ATP

После победы в Мадриде Рублев поднялся с 8-го на 6-е место в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


News Every Day

Exclusive - Kettan Singh apologises to Karan Johar after filmmaker expresses disappointment over his mimicry on Madness Machayenge; says 'My intention was never to hurt him'



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России