Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Të gjitha propozimet për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

0
Të gjitha propozimet për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që të “ushtrojë presion diplomatik” për t’i dhënë fund krizës në veri të Kosovës.

Ky është i fundit në një seri propozimesh për uljen e tensioneve, që u ngritën qysh në fund të majit.

Asokohe, kryetarët shqiptarë të komunave në veri - zonë e banuar me shumicë serbe - hynë në ndërtesat komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.

Protestat që vazhdojnë, kanë kulmuar edhe në dhunë mes demonstruesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.

*Video nga arkivi: Dhunë, gaz, tension: Zhvillimet në veri në dy minuta

Bashkimi Evropian prezantoi një plan për zgjidhjen e krizës, i cili përfshin tërheqjen e policisë speciale të Kosovës nga veriu, transferimin e kryetarëve të komunave në objekte alternative, shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri dhe sanksionimin e demonstruesve që sulmuan trupat e KFOR-it, më 29 maj.

Dushan Janjiq, nga Forumi joqeveritar për Marrëdhënie Etnike në Serbi, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se BE-ja nuk ka kapacitet apo autoritet mjaft të fortë për ta udhëhequr procesin e shtensionimit.

Mesazhi i senatorëve amerikanë

Tetë senatorë amerikanë, përfshirë demokratë dhe republikanë, kërkuan nga administrata e presidentit Biden që “t’i japë përparësi adresimit të situatës së përkeqësuar të sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë”.

Ata paralajmëruan, gjithashtu, rishqyrtimin e mbështetjes së Kongresit, nëse Kosova dhe Serbia “nuk përmbahen” dhe “nëse nuk punojnë për shtensionimin” e situatës.

Ata kërkuan nga administrata Biden që të sigurojë edhe një raport për Senatin e SHBA-së mbi situatën aktuale të sigurisë në veri të Kosovës.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e vazhdueshme të gati 600 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Ne i vlerësojmë përpjekjet diplomatike të SHBA-së për qetësimin e krizës, por këto përpjekje nuk janë reciproke sidomos nga Kosova”, thanë senatorët amerikanë.

Në përgjigje, administrata amerikane tha se ndan të njëjtat shqetësime sikurse Kongresi, lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Çfarë parasheh plani i BE-së?

Më 27 qershor, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, prezantoi në Parlamentin Evropian një plan për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Plani përfshin tërheqjen e njësive speciale të policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri, zhvendosjen e kryetarëve nga objektet komunale - që shfrytëzohen edhe nga strukturat paralele serbe - në ndërtesa alternative, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në veri dhe fillimin e procedurave gjyqësore kundër demonstruesve që sulmuan trupat e KFOR-it.

Nga Serbia kërkohet të mundësojë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet eventuale, si dhe t’u ofrojë mbështetje autoriteteve përgjegjëse në veprimet kundër sulmuesve të KFOR-it.

Propozimi i Shqipërisë

Në të njëjtën ditë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli me propozimin për organizimin e një konference ndërkombëtare të nivelit të lartë, për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Pas takimit me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në Bruksel, Rama shfaqi shpresën se kjo ide do t’i sjellë në të njëjtën tryezë udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë, ekipet e tyre, si dhe ekipet e BE-së dhe SHBA-së, dhe se atyre “nuk do t’iu lejohet të dalin pa marrëveshje”.

“Në të kundërtën do të përballeshin me të gjitha pasojat - gjë që do të ishte shumë e trishtueshme për të gjithë”, tha Rama.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se e mbështet idenë për një konferencë të tillë.

Pas takimit me Ramën, Borrell tha se situata në veri të Kosovës vazhdon të përkeqësohet dhe se Brukseli po humb durimin.

“Situata kërkon lëvizje të shpejta, shtensionim dhe kërkim urgjent të zgjidhjes”, tha Borrell.

BE i kërkon Kosovës mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

"Tensionet janë ende të larta", Lajçak raporton për vizitën në Kosovë e Serbi

Si erdhi deri këtu?

Bashkimi Evropian nuk ka kapacitet ta zgjidhë krizën në Kosovë i vetëm dhe këtë problem duhet t’ua kalojë vendeve të Quint-it - SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë - si dhe aleancës së NATO-s, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

“Në këtë rast konkret është shumë më e rëndësishme ajo që ndodh në linjën Beograd-Prishtinë-Uashington dhe NATO, sesa ajo që ndodh në Parlamentin Evropian dhe në Komisionin Evropian, sepse të dyja palët do ta dëgjojnë NATO-n”, thotë Janjiq.

Ai shton se në këto bisedime duhet të përfshihen edhe përfaqësues të drejtpërdrejtë të serbëve në Kosovë, si dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe.

Kosova dhe Serbia, qysh në vitin 2011, kanë filluar negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e BE-së, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme.

Sipas Janjiqit, shtensionimi urgjent i situatës është i domosdoshëm, por se kjo, për momentin, nënkupton “shuarje të zjarrit”, që ka nisur qysh nga kriza e targave të makinave në mes të vitit 2022.

Në atë kohë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për zëvendësimin e targave që i lëshon Serbia në veri, me targa të Kosovës.

Janjiq thotë se BE-ja nuk ka arritur ta menaxhojë situatën.

“Borrell dhe Lajçak kanë thënë vitin e kaluar se po hyhet në një fazë të menaxhimit të konfliktit, por nuk kanë ndërmarrë asnjë masë. Ata kanë vazhduar të merren me politikën e normalizimit”, thotë Janjiq.

Ai beson se përgjegjëse janë edhe vendet e Quint-it, të cilat kanë pranuar ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, më 23 prill, edhe pse ato janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Sipas Janjiqit, faktori ndërkombëtar nuk e ka theksuar sa duhet përgjegjësinë e Beogradit zyrtar për rritjen e tensioneve.

“Në vitin 2022, Beogradi ka filluar ta ngrejë nivelin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë. Barrikadat janë tashmë traditë. Nga viti 2017, Beogradi ka mbajtur një sistem të tërë të institucioneve paralele atje [në veri të Kosovës], siç është ‘Mbrojtja Civile’. Këtë nuk do ta gjeni në asnjë raport të zyrtarëve evropianë”, thotë Janjiq.

Kosova shpall “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” organizata terroriste

Ai beson se korniza për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - e cila është krijuar në takimin në Ohër në muajin mars - është rruga e duhur politikisht, por thotë se “kur një ide e mirë vjen në një kohë të keqe”, ajo mund të rrënohet.

Në Ohër, Kosova dhe Serbia janë pajtuar gojarisht për zbatimin e një marrëveshjeje që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, por hapat në këtë drejtim mungojnë ende.

Përgatiti: Valona Tela





Губернаторы России
Москва

Собянин поздравил Путина со вступлением в должность президента России





Москва

Как сэкономить на ставке. «Выберу.ру» составил рейтинг ипотек на вторичку за апрель 2024 года


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о развитии фармацевтической отрасли в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бенни Гудмен

В Доме Единства состоится джазовый концерт, посвященный Бенни Гудмену




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В 6-м туре женского «командника» в Сочи шахматная сборная Москвы разгромила краснодарок, а «Сима-ленд» справилась с Татарстаном

В Москве в 12-й раз пройдет фитнес-фестиваль «ФитЭкспо 2024»

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге про финал Всероссийской олимпиады школьников


ATP

Рублёв поднимется на шестое место в рейтинге ATP после победы на «Мастерсе» в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Медведев Дмитрий Анатольевич - фигура большого значения



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России